FOTO: Shegë, aty ku dikur kishte dhunë dhe urrejtje. Si po shndërrohet ish-kampi i internimit ku u dërgua Liri Lubonja

December 12, 2015 21:08

FOTO: Shegë, aty ku dikur kishte dhunë dhe urrejtje. Si po shndërrohet ish-kampi i internimit ku u dërgua Liri Lubonja

Më 9 janar 1973, menjëherë pas Festivalit të 11-të, Enver Hoxha mbajti një fjalim ku kritikohej festivali dhe përgjegjësia direkt i vihej mbi supe drejtorit të RTSH-së, Todi Lubonjës.

Liberalizim i muzikës dhe teksteve, veshje dhe imitacion i këngëtarëve të huaj – ishte akuza. Në fund të marsit 1973, familjes Lubonja i komunikohet shpërngulja në Lezhë.

Nuk ishte asgjë në krahasim me atë që i priste: Kalvari i vuajtjeve sapo kishte nisur.

Pleniumi i IV i Partisë që do të mbahej më 26 qershor të atij viti merret sërish me Festivalin e famshëm.

Pas plenumit, mbahet mbledhja e organizatës, ku Liri Lubonjës iu kërkua haptazi ndarja me të shoqin, Todin, “për hir të djemve”, Fatos dhe Agim Lubonjës.

Liri Lubonja

Liri Lubonja

Liria refuzoi.

Pasojat do ishin fatale. Në fillim të korrikut 1973, ajo u përjashtua nga partia ku ishte pranuar qysh më ’44-ën.

Në tetor 1973, nga Instituti i Historisë ku punonte para 1973, dërgohet punëtore në një magazinë bujqësore në Lezhë.

Por më e keqja ende nuk kishte ardhur.

Në korrikun e 74-s arrestohet për agjitacion e propagandë djali, Fatos Lubonja. Dy ditë më pas i vihen prangat edhe vetë Todi Lubonjës.

Liri Lubonja dhe djali tjetër Gimi urdhërohen të lirojnë shtëpinë në Lezhë dhe Liria caktohet të pastrojë WC-të në Shtëpinë e Beqarëve.

Nuk kishte mbaruar.

Më 22 dhjetor të vitit 1982, Dega e Brendshme e Lezhës, i deklaron vendimin më të fundit të marrë nga komisioni i dëbim-internimeve: Familja Lubonja internohej në Fishtë. E po të njëjtin fat pati dhe familja e Fadil Paçramit.

Në librin “Larg dhe mes njerëzve” Liri Lubonja rrëfen për kampin e Fishtës:

Todi dhe Liri Lubonja në Lezhë 1973

Todi dhe Liri Lubonja në Lezhë 1973

“Zana (bashkëshortja e Fatosit) me vajzat dhe familja e Fadilit (Paçramit), kishin zbritur përpara nesh dhe i kishin sistemuar disi plaçkat. Mbasi shkarkuam edhe tonat, referenti i zbatimit të vendimeve penale që merrej me të internuarit pa dënime penale, na mblodhi për të na njohur me rregulloren. Për të marrë ujë duhej të shkoje 300 metra larg. Gimi mundohej të zbardhte me gëlqere muret e nxira.

Të vetmin frut që blemë më 1984, një kilogram mollë, e pruri Linda nga Tirana dhe ne e ruajtëm për Todin. Kur mbeteshim pa dru e më pas pa sobë fare, Lida trokiste në mur, shenjë ftese që të shkoja të ngrohesha te ta… Të gjithë dikush në heshtje, një tjetër me zë të lartë, ushqenim shpresa. Donim një amnisti që të kthente në shtëpi Todin dhe Fatosin. Më tej, as që na shkonte ndërmend të shpresonim. Ëndrrat” tona thurreshin për aty në Fishtë”

Por ndërsa shpresonin në ndonjë falje, familjen Lubonja e dënuan edhe pesë vjet të tjerë në internim.

Vetëm më 7 qershor 1987, pas 13 vjet burgu në Burrel, Todi Lubonja u bashkua me familjen e tij. Më 15 gusht 1989 morën faljen e internimit.

Shegë, ku dikur kishte dhunë dhe urrejtje

Shegë, aty ku dikur kishte dhunë dhe urrejtje

“Gjatë atyre viteve kisha bërë timen fjalën e urtë: I lumtur është ai që nuk shpreson në asgjë, sepse nuk zhgënjehet asnjëherë. Kur u nisëm për Tiranë, më dukej e pabesueshme se ai ishte një udhëtim pa kthim në atë vend. Sa shumë kisha mësuar nga e keqja, e egra, çnjerëzorja, por dhe nga e mira, njerëzorja, e ndershmja!”.

Sot kampi i internimit në Fishtë është vetëm një grumbull rrënojash.

Muret e ftohtë që kanë mbajtur brenda aq shumë dhimbje dhe ëndrra të thyera, sot janë rrënuar.

Ende dallohet dhoma e izolimit mes ferrave. Ishte ndërtuar e tillë që të mos mundje të rrije as shtrirë as në këmbë.

Por jo të gjithë presin thjesht rrënimin e plotë të atyre godinave.

Altin Prenga, kuzhinieri i famshëm i Mrizit të Zanave ka diçka tjetër në mend.

38-vjeçari shqiptar, – të cilin Vogue e shpallte në 2013 si një ndër katër shefat e kuzhinës që po revolucionojnë gastronominë botërore dhe që na përsërit shpesh se gjëja për të cilën ka më shumë nevojë Shqipëria sot është “pakëz pozitivitet” – po e shndërron ish-kampin e Fishtës në një pikë grumbullimi dhe laborator të përpunimit të shegëve.

Dhjetëra banorë të zonës që mbjellin shegë, aty ku dikur shihnin “armiqtë e regjimit” sot shohin një shpresë për rimëkëmbje ekonomike.

Altini blen prej tyre prodhimin dhe e magazinon në disa fuçi të mëdha të renditura brenda mureve të ish-kampit të internimit.

Vizitorët e panumërt të Mrizit të Zanave do kenë patur rastin të provojnë mes gatimeve unike të Prengës edhe lëngun e shegës, të servirur në kokrra shege të gërryera dhe të përshtatura si “gota natyrale”.

Ato shegë vijnë prej aty, ku dikur sundonte humbja dhe izolimi.

Si për të na dhënë kumtin e një cikli shndërrimi të vdekjes në jetë, të dhunës në përkujdesje, të urrejtjes së verbër në dashuri për punën dhe për tokën. / Dita /

Fishtë, pamje e pjesshme e ish-kampit të internimit sot

Fishtë, pamje e pjesshme e ish-kampit të internimit sot

Rruga që të çon drejt ish-kampit të internimit

Rruga që të çon drejt ish-kampit të internimit

Altini sapo ka përshtatur godinën e parë në pikë grumbullimi për shegët e zonës

Altini po përshtat godinën e parë në pikë grumbullimi për shegët e zonës

Shegët ruhen në fuçi të mëdha në pritje të përpunimit

Fuçitë e mëdha të mbuluara në pritje të përpunimit

Pjesa tjetër e ish-kampit është ende e rrënuar

Pjesa tjetër e ish-kampit është ende e rrënuar

Dhomat e dikurshme ku jetonin familjet e internuara Lubonja e Paçrami

Ambjentet e dikurshme ku jetonin familjet e internuara Lubonja e Paçrami

Ende mund të dallohet mes ferrave ish-qelia e izolimit

Ende mund të dallohet mes ferrave ish-qelia e izolimit

Në qelinë e izolimit nuk mund të rrije as shtrirë as në këmbë...

Në qelinë e izolimit nuk mund të rrije as shtrirë as në këmbë…

Disa metra më tej, një dhomë grumbullimi për kunduj që punonjësit e Altinit e quajnë mes tyre... "Parlamenti"

Disa metra më tej, një dhomë grumbullimi për kunguj që punonjësit e Altinit e quajnë mes tyre… “Parlamenti”

 

 

December 12, 2015 21:08
Komento

17 Komente

  1. kur do hapen dosjet e sali elezbiberishes December 12, 21:19

    cfare ka bere fatos lubonja pas 1992 e justifikon dajakun nga xhaxhi.

    lind pyetja ?

    pse botohen keto shkrime te thena qindra here

    kur do hapet muzeumi i krimeve te salimonstres..siamezit te fatos ulkonjes

    Eshte bere pothuaj e ligjeshme qe komuniteti nderkombetar pasacerisht dipllomatet amerikene qe merren me Shqiperine barazojne GABIMET E PS ME KRIMET E BERISHJAVE.
    Kjo u vu re dhe ne masakren e 21 janarit 2011 ku famekeqi Arvizu si njeriu me i pushtetshem ne shqiperi BARAZOI VRASESIN BERISHE ME DHUNEN E PROTESTUESVE.
    Kjo ‘DIRTY JOB’ po vazhdon dhe sot me ato qe inskenuan komedine e
    dekriminalizimit ku duket qarte se u goditen disa kriminele ordinere te PS per te mbuluar krimet e monstrave..
    Nqs se ambasada amerikane sot nuk perfshin ne listat e saj PUBLIKISHT..e theksoj PUBLIKISHT kriminelet Berishet (babe e bir) Bashen,Mediun,Imamin,Balliun,atehere faji nuk duhet kerkuar te Berisha por te Donald Lu dhe PODESTAT , WISNERAT,GRANOFFET q e dukeshen kane lidhje me krimete berishes si gerdeci ,rruga e kombit,albetroli,bankers,etjetj..ku dhe ky biznesmeni izraelito-gjeorgjian eshte nje mafjoz qe pasi ka kopsitur mire bizneset e tij vjen per te trubulluar ujrat ne favor te klanit te berishajve.

    Por le te bejme autopsine e Berishes qe eshte nje mender politikan serbofil I ngordhur por nuk ka kush ta fusi kete xhenaze ne arkivol dhe ta varrose.
    Qe ne fillim Berisha ishte nje kllonim I sherbimeve secrete jugosllave dhe amerikane kur ato ishin ne muajt e mjaltit ne vitet 80’ kur do hidhin gjasme komunizmin qe te pakten per shqiperine ishte nje fatkeqsi se po perseritej nje ahmet zog I ri por kete radhe jo i ndihmuar nga ruset e bardhe por lobi serb-grek ne shtepine e bardhe. Jane shume fakte qe Berisha merr guxim dhe shurron mbi jetimet e 21 janarit.
    Ai artificjalisht u krijua si nje “kryqtar” ne luften per dekomunistifikimine shqiperise sipas doctrines famekeqe rajerson-biberaj qe vazhdon dhe sot ku fakeqesisht eshte rekrutuar dhe Edi Rama qe te shtepia e gjetheve dekospiroi vehten plotesisht si nje kapo ne fushaten kanibaleske kunder figures enver hoxhes qe ka nje cerek shekulli qe ka kaluar cdo kufi njerzor.Le te kujtojme Kinen komuniste dhe marrdheniet e amerikes me te apo vendosja e marrdhenieve dipllomatike me Kuben e Kastros.
    Ne kete kuader Berisha “fuqizua” kur I bene gati 2 prillin 1991 per te prishur me terrorizem votimet e 31 marsit 1991.Pas saj prishja qeverise stabilitetit ne 4 dhjetor 1991 vetem se ylli bufi nuk plotsoi ultimatumin e saliserbit per arrestimin e nexhmijes me gjysem ore vonese…Kur I ndegjon keto histori histerike sot pa tjeter te shkon mendja te dyshja rajeson biberaj qe ishin tutoret e Sali serbit.Marrja pjese ne votimet e rajersonit ne votimet e 1992 ishte fundi I republikes se shqiperise dhe vendosja e nje republike ambasadoriale qe vazhdon dhe sot dhe ky eshte shkaku kryesor qe I perkedheluri I disa republikaneve bolemedhenj ne amerika,saleh berisha hedh shurren perpejete sot.
    Edhe ne rastine 14 shtatorit 1998: Berisha merret ne mbrojtje direkt nga ambasada amerikane dhe arrin deri atje sa ne shkembim te nje paqe “poshtruese” si izraeli me palestinezet bejne presion mbi dushen Majko-Meta qe berisha te mos arrestohej..bile as te deshmonte ne dyert e drejtesise shqiptare por dha “intervisten” brenda mureve te ambasades amerikane qe eshte nje poshtrim I drejtesise shqiptare

    pse nuk arrestohet berisha por merreni akoma me fantazmen e enverit dhe sheget e liri lubonjes..

    Reply to this comment
    • opozitar i sfilitur December 12, 21:27

      o komentues
      ku e paske lexuar qindra here ti qe po grumbullohen shege atje??
      shifi bre fotot, aty hala nuk eshte vu tavani
      Cudi e madhe sa negativ jeni
      une do doja ti jepja nje pergezim te madh ketij djalit qe ka mendu aty, me e kthy ate germadhe ne dicka qe i sherben komunitetit per mos me e lane me e honger ferrat dhe gjarperinjte si cdo gje tek ne.
      SIC E THASHE EDHE NE NJE SHKRIM QE KISHIT BO PER ATE ARTISTIN E QERAMIKES ME EMRIN VASIL PUNAAAAA DHE VETEM PUNA, DO NA NXJERRE NE DRITE NE SHQIPTAREVE TE NDERSHEM
      Sa per hajnat dhe kriminelat, Zoti e befte drejtesine, se njerzit kurre nuk e bajne.
      Sic e tregon dhe historia e dhimbshme e ketij shkrimi

      Reply to this comment
  2. kur do hapen dosjet e sali elezbiberishes December 12, 22:58

    opozitar i sfiltur

    e pergezoj kete djalosh nga thellesia e shpirtit….kurse per keta lubonjat kam nje antipati te jashtzakoneshme ne dy sistemet

    ata ne fund te fundit ishin viktitima te mjera te atij sistemi dhe nuk ishin disidenta. qe nuk po zgjatem….

    ideja ime eshte

    KUR DO MBILLEN SHEGET NE KARABURUN

    KUR DO MBILLEN PJESHKAT NE GERDEC….

    Shtrigu Sali Berisha duhet te shkoje ne gjyqin e Hages per krime kunder njerzimit.
    SALIMONSTRA duhet gjykuar dhe per faktin se per here te pare ne historine e kombit shqiptar u perpoq te kryeje invazionin e North Albania kunder South Albania.
    Ky Sadam Hyseini i Tropojes urdheroi hedhjen e lendeve kimike luftarake ne trekendeshin Vlore Sarande-Gjirokaster per te cilat jane dokumentet e sakta dhe piloted si deshmitare jane gjalle
    Sipas Izet Haxhise perseri ka fakte renqenthese se Shtrigu Sali Berisha personalisht ka urdheruar sulm terrorist mbi kontigjentin gjerman (ka filmime nga mediat gjermane qe i ka pare publiku)
    Sipas Izet Haxhise perseri ka fakte renqenthese se Shtrigu Sali Berisha personalisht ka urdheruar sulm terrorist mbi ambasaden amerikane per tja lene “kopilin” gjeneralit grek Arben Imami qe cmendurisht e beri minister mbrojtje ( po keto te Natos qorra jane ?)

    Në tragjedinë e Otrantos, humbën jetën,
    258….Zeqine Fejzaj, 61 vjeçe,
    259….Blerina Fejzaj, 8 vjeçe,
    260….Zonja Fjezaj, 36 vjeçe,
    261….Mihal Fejzaj, 60 vjeç,
    262….Fatos Fejzaj, 39 vjeç,
    263….Roland Fezaj, 14 vjeç,
    264…Oltion Fejzaj 13 vjeç,
    265…Mimoza Xhavara, 32 vjeçe,
    266…Kamela Xhavara, 9 vjeçe,
    267….Majlinda Xhavara, 4 vjeçe,
    268….Desantila Xhavara, 24 vjeçe,
    269….Firdesa Xhavara 1 vjeçe,
    270….Gerard Xhavara, 4 vjeç,
    271….Majlinda Roshi, 38 vjeçe,
    272….Qemal Roshi, 38 vjeç,
    273….Roland Roshi, 2 vjeç,
    274….Pushime Meminaj, 60 vjeçe,
    275….Donika Idrizi, 40 vjeçe,
    276….Elona Idrizi, 14 vjeçe,
    277….Semiranda Idrizi, 11 vjeçe,
    278….Romeo Andrea, 28 vjeç,
    279….Silvana Andrea, 18 vjeçe,
    280…Kristina Andrea, 2 vjeçe,
    281…Bardhyl Lame, 37 vjeç,
    282…Tushe Lame 38 vjeçe,
    283…Artuela Lame, 35 vjeçe,
    284…Kasiani Bestrova, 6 vjeçe,
    285…Viktore Bestrova, 9 vjeçe,
    286…Konstandin Bestrova, 2 vjeç,
    287…Anife Begotare, 41 vjeçe,
    288…Rezart Begotare, 12 vjeç,
    289…Erald Begotare, 13 vjeç,
    290…Zeman Avdia, 37 vjeç,
    291…Nertila Avdia, 11 vjeçe,
    280…Olsi Avdia, 6 vjeç,
    281…Irma Greko, 21 vjeçe,
    282…Kristi Greko, 3 muajsh,
    283…Bardhosh Deliaj, 46 vjeç,
    284…Burbuqe Deliaj, 45 vjeçe,
    285…Melpo Sejdiaj, 46 vjeçe,
    286…Hanëme Birçe, 41 vjeçe,
    287…Besmir Birçe, 9 vjeç,
    288…Lavdosh Kaja, 22 vjeç,
    289…Robert Bajrami, 19 vjeç,
    290…Miklovan Troqe, 17 vjeç,
    291…Anastas Mërkuri, 30 vjeç,
    292…Lindita Demiri, 12 vjeçe,
    293…Bektash Tahiri, 47 vjec,
    294…Andi Aliaj 17 vjec,
    295…Teferi Saliu 48 vjec,
    296…Lirim Bulla 17 vjec,
    297…Zini Muça 27 vjec,
    298…Ermal Xxhaka18 vjec,
    299…Fatmir Geraj 28 vjec,
    300…Kastriot Sharraj, 36 vjec,
    301…përparim Mamanaj, 13 vjec,
    302…Zylyma Sulejmani 22 vjece,
    303…Krenar Sulejmani 27 vjec,
    304…Alban Sulejmani 4 vjec,
    305…Mirand Kaçuku, 28 vjec,
    306…Kizeta Sulo 21 vjece,
    307…Klodian Sulo 2 vjec,
    308…Fiqiei Sulaj 30 vjec,
    309…Ervin Sula 15 vjec,
    310…Latif Berberi 53 vjec,
    311…..Maze Seferaj 31 vjec,
    312…..Brunilda Seferaj 25 vjece,
    313…..David Seferaj një muajsh,
    314…..Vjollca Kaçupi 22 vjece,
    315…..Albana Botrova 22 vjeçe,
    316…..Merita Ferko 32 vjece,
    317…..Ilir Kicja 34 vjec,
    318…..Maringlen Bardha 16 vjec,
    319…..Fatbardha Sejdia 21 vjeçe.
    320…..Bledar Ferko 10 vjec,
    321…..Fredi Ferko 8 vjec,
    322…..Viktori Kaçupaj 25 vjece,
    323…..Robert Llanaj 30 vjeç,
    324…..Kastriot Hasanbashaj 27 vjec
    325….., Klorida Hasanbashaj 24 vjeçe,
    326…..Xhuljana Hasanbashaj 3 vjeçe,
    VIJON..
    32…..Nga sa me siper na lind e drejta te pyesim dipllomacine euroatllantike :
    Perse kjo politike ekstremisht antishqiptare qe po ndjekin ne Shqiperi me Frankeshtein Monster Berishoviq?
    Ku e gjeten te drejten morale dhe ligjore nderkombetaret (gjasme miq leshi) qe te shpallin amnistine per kriminelin Berishe per 1997,1998,2008 dhe 2011 dhe jo vetem kaq por kane gatuar nje corbe pambarimisht te shemtuar me ceshtjen Doshi qe me e vogla pasoje do jete nje lufte civile e pa shpallur zyrtarisht deri ne depression dhe cmenduri kombetare.
    Perbuzje dhe neveri per aleatet tane qe edhe pse i kemi respektuar ,nderuar dhe besuar pa kushte po sillen si Haleate me sherbimete e tyre –PROPOGANDE-DIPLLOMACI-SHERBIME SEKRETE dhe tragji-komedia me Doshin dhe Frrokun i ve atyre vulen e turpit se po e bejne qe te shpetoje Berisha nga prangat gjithe kete ndyresi me keto ndyresira..
    Kulmi i kulmit te kulmeve eshte se ndersa shqiptaret po vriteshin ne toke dhe mbyteshin ne det familja Djallit Berishe me qe dhe me mace .udhetone siper me avjon special dhe te gjithe te paisur me pashaporte dipllomatike ku Bice Dasara ishte dipllomate qe 2 muajshe kurse “shoqet e saja i hengren peshkaqenet ne Adriatik dhe nuk e kane asnje varr…

    pra ne GS te semes shkofte fatosi me lilin sa te jete perbindeshi berishe jashte hekurave

    Reply to this comment
  3. Dashnori nga Peqini December 13, 09:14

    Ne kushte te sterilizume i mbake sheget or mik !

    Reply to this comment
  4. gani usa December 13, 14:01

    Lubonja dhe te tjeret rane viktime e sistemit qe rriten dhe ushqyen vete.
    Ndaj nuk ndjej asnje keqardhje per ta.
    Heronjte e vertete, ata qe e kundershtuan regjimin me vetedije numeroheshin me gishtat e dores

    Reply to this comment
  5. Mark uk December 13, 14:02

    he mo enveristat e Dites
    ketu ku behet fjale per ata qe kane vuajtur nga Enveri nuk komentoni…
    Po u hodh ndonje shkrim qe mburr Enverin behet nami me komente

    Reply to this comment
  6. mira hasani December 13, 14:04

    sh bukur
    me pelqen shume ideja
    kam qene disa here tek mrizi i Zanave dhe doja ta falenderoja Altinin per sherbimin e mrekullueshem dhe promovimin e produkteve vendase
    suksese

    Reply to this comment
  7. beqiri December 13, 14:07

    lubonjat kane bere burg e jane telendisur e kur vjen puna Fatos Lubonja mbron nje si Tv Klan.
    Kjo ehste pike e zeze

    Reply to this comment
    • odric December 13, 14:09

      Shume e drejte. Deri dje qe ishte Sali serbi ne pushtet, Fatosi nuk e ngrite asnje problem,bile edhe kur vriste Saliu,pa pike turpi ja hidhje fajin Edi Rames ,

      Reply to this comment
  8. besa December 13, 14:11

    hahahaaaaaa 🙂
    me pelqeu shume kjo ironia e dicitures tek fotoja e fundit.
    jane te squt katundaret
    hahahaaaa 🙂 🙂

    Reply to this comment
  9. kokpalari 21 janarit December 13, 14:12

    Ajo kohe kishte problemet e veta sigurisht
    por nuk e njihte korrupsionin papunesine fukarallekun
    Ne nuk i dinim as si emra ne ate periudhe
    Sot kemi shkerdhatokracin drogen proctitucion vjedhjen vrasjen tritolin dhe PASIGURINE PER TE ARDHMEN

    Reply to this comment
  10. . December 13, 14:15

    Lubonja,ky llapaqe i rrezikshem kudrumon ere te qelbur me te gjitha qeverit ne kete vend,asnje qeveri nuk i pelqen,a thua se ky vjen nga planeti i injorances.Ska punesim thot ky,por nuk thot se nd/jet e istitucionet i shkaterroi SB dhe A.Hajdari nen pranin e Ajersonit Amerikan,ku vet ata e prun SB ne pushtet dhe akoma nuk po e largojne.Lubonjes i hengri prapanica pa u denua,kur e dinte se diktaturat te denojne per nje fjale goje.Tashme qe PS po i jep parat e burgut per thashethme,shpif te ZERI AMERIKES,sikur nuk e dim se kush eshte ai dhe PD-ja qe po mbron.

    Reply to this comment
  11. hasan December 13, 14:21

    lubonja, ngjela, maks velo etj jane pinjolle te Bllokut, kane ngrene nga komunizmi dhe kane duartrokitur fatkeqesine e te tjereve para se ta hanin dhe vete.
    kjo te trishton dhe nuk te le te ndjedh dhimbje normale so qenie njerezore per vuajtjet e Lirise.
    Gjithsesi kjo ehste Shqiperia

    Reply to this comment
    • hamdi December 13, 14:21

      Hasan
      Maks Velo, eshte nje intelektual i madh, qe e thote troc, ate qe mendon.
      Maks Velo ndryshon shume nga ish te burgosurit politike, si Lubonja apo Ngjela, ndryshon shume gjithashtu edhe nga ata ish te burgosur politike qe u bene spiune te sigurimit dhe sot i jane ngjitur partive si militante, vecanerisht asaj te saliut.
      Maks Velo, ne fakt duket si i cmendur, se perpara ka shqiptare qe i sjell partia si bythlepiresa neper mitingje.

      Reply to this comment
  12. emigrant December 13, 14:25

    Respekte per kete grua qe ka pranuar vuajtjen dhe nuk e ka braktisur shokun e jetes ne ditet e tij me te veshtira.
    Nje grua e tille mund te rrise vetem femije te mbare.
    Kjo histori ma rrit respektin per zotin Fatos Lubonja

    Reply to this comment
  13. i ri December 13, 14:31

    Po shumë mirë që rihapet sërish kjo temë nga dita.Tani si do ta bëjmë që të gjejmë fajtorin e tja përdredhim kokën.?Pra duket qellim diabolik,është thënë e stërthënë kjo gjë.Meqenëse aty që kanë mbushur me shegë,le të vejë Lubonja ti mbledhë prodhimet,ose të bëjë privatizimin e objektit.Mos harroni ,tani po diskutohet problemi i një populli të tërë,e përditshmja stabiliteti, e sidomos siguria e jetës dhe e pronës.Flasim për një qime ,kur po bje lesh nga qielli,,,!

    Reply to this comment
  14. Ish i burgosur ne Fishte December 13, 19:17

    Sa te jete saliu gjalle Leskovik e tatepjete sic ka qene do te jete………….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*