FOTO: Si u përdorën politikisht artistët për të kundërshtuar vendimin për ndërtimin e Teatrit të ri

March 8, 2018 17:29

FOTO: Si u përdorën politikisht artistët për të kundërshtuar vendimin për ndërtimin e Teatrit të ri

 

Prej disa ditësh në media një grup artistësh kanë protestuar kundër prishjes së godinës aktuale të Teatrit Kombëtar, ndonëse gjendja aktuale e saj nuk plotëson asnjë kusht minimal për dhënien e shfaqjeve, paraqet rrezikshmëri për ta dhe për publikun artdashës. Por duket se shqetësimi i vërtetë nuk ka qenë ruajtja e strukturës aktuale të kësaj godine, me pretendimin se ajo mbart në vetvete vlera historike, se sa loja politike.

Kjo u duk mëse qartë sot kur këta artistë në emër të Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Teatrit zhvilluan një konferencë për mediat duke përsëritur qëndrimin e tyre kundër projektit të ndërtimit të teatrit të ri modern. Por në vend që salla të ishte e mbushur me artistë, siç i ka hije një salle të Teatrit Kombëtar, ajo ishte e mbushur me politikanë duke të sjellë në mend sallën e parlamentit, që koinçidoi edhe me ditën e enjte.

E teksa Kastriot Çipi, ish-drejtor i Teatrit Kombëtar të Komedisë në kohën e qeverisë Berisha, hidhte akuza në drejtim të qeverisë dhe të Bashkisë, në radhën e parë ishin ulur deputetët Luçiano Boçi nga PD, Nora Malaj deputete e LSI dhe Kejdi Mehmetaj nga LSI.

Gjithashtu, në sallë ishte e pranishme dhe Rajmonda Bulku ish-deputete e PD dhe Lavdrim Lita, ish-këshilltar i ministrit teknik të propozuar nga PD pas marrëveshjes së 18 majit vjet.

Nuk mund të mungonte edhe aktorja Anila Bisha, e cila po ashtu në kohën e Bashës ka mbajtur detyrën e zëdhënëses së Bashkisë së Tiranës dhe është nusja e ish-deputetit të PD në vitet 2005-2009, Besnik Bisha.

Një tjetër emër që binte në sy në ata pak persona që ishin të pranishëm në këtë konferencë, ishte dhe Suela Konjari, që ka qenë Drejtoreshë e Teatrit të Metropolit, një institucion nën varësinë e Bashkisë së Tiranës, në kohën kur ky institucion drejtohej nga Lulzim Basha.

Politizimi i këtyre pak artistëve del qartë edhe nga kjo foto ku ish-drejtori i Teatrit Kombëtar të Komedisë Kastriot Çipi dhe Suela Konjari kanë dalë në protestën e PD me flamurin blu në duar.

Dy radhët e tjera ishin të mbushura nga gazetarët e kulturës dhe operatorët e televizioneve që ishin ftuar për të ndjekur deklaratën. Me sa duket, shprehja “Na u katandis kokoshi një thelë” vlen më së miri për debatin e nxitur për të kundërshtuar prishjen e godinës aktuale të teatrit, që aktualisht të ofron veç pamjen e suvasë së rënë dhe të lagështirës.

e.k/dita

March 8, 2018 17:29
Komento

9 Komente

  1. intelektuali March 8, 18:19

    PO TE JETE KESHTU O GAZETA DITA PD KA TE DREJTE!

    Po ne cilin vend te Botes Media i del ne mbrojtje betonizimit idiot dhe mafioz te qyteteve?

    Po pse ne karrocen e ndryshkur te Edi Rammed ke hypur o gazeta DITA?

    Po na tregoni nje pjese te bukur qe i ka mbetur Tirones o zoti Thano qe te ngjise ky shkrim editorial pa kurfare pozite qytetare. Po te ishit ne ndonje shtet tjeter evropian spot gazeta juaj do te ishte bere REZIL nga shoqeria civile.

    PO SHIKONI BARBARIZMIN URBANISTIK TE SHKOLLA PARTIZANI QE TE PARAFYTYRONI SE CFARE PO E PRET TIRANEN O QORRA TE GAZETES DITA

    Kryeqyteti yne po mbetet pa kurfare historie nga lakmia e Mafies komuniste me pushtet dhe ju o gazeta DITA po beheni pjese e ketij shkaterrimi pa precedent si nje ndeshkim nga Zoti per popujt we nuk dine te redpektojne te kaluaren e tyre.

    PO PSE ME GENJESHTARIN LALI ERIJENI JU O GAZETA DITA?

    Reply to this comment
    • sandri March 8, 19:40

      Ndërroje emërtimin,intelektual me kurs dhe llogjik plepash e diploma Kristali.

      Reply to this comment
      • owl March 9, 02:21

        Zoti “intelektual” nuk te shkon mendja qe kjo bjondja ne foto me parulle ne dore duhet te FUK veten e saj.

        Reply to this comment
      • Drejtesia do te behet, doni apo nuke doni ju o mije kenetash e mizakali. March 9, 11:59

        O sandri, te mbrosh indentitetin e Tiranes,apo te qytetit tend,nuke eshte pa dije,por patrotizem ne mbrojte te vlerave njerezore te trasheguar ne vite.Intelektuali eshte vertet INTELLTUAL,kurse ti mbete mije kenetash dhe mizekali per politikat bastarde te Tiranes zyrtare ne dite e vite deri me sot.Prisni Reforma ne Drejtesi,Vettingu dhe ligji i dekriminalizimit i kerkuar me force nga SOVRANI,USA dhe BE do ti zbardhe petet laknorit.

        Reply to this comment
  2. ardi mullixhiu March 8, 19:33

    Hajde intelektual plepi hajde. Zatem punët në Shqipëri ecin fjollë se kemi intelektual me intelekt mizash. Si mundet të ulni inteligjencën tuaj para një kalamani të LSI, që vjen e zgjedhur si fasadë e të rinjëve që do drejtojnë të ardhmen. Z. Derhemi, po qesh i gjith qyteti me ty o bej, kërkon ta prishësh koncertin e sopranove me llahinkat e PD e LSI.

    Reply to this comment
  3. njerezit te zbulojne March 8, 20:41

    Keta jane intelektualet e Sali Berishes qe e prune vendin deri ketu. Shikoni, shikoni se çfare behet me Lulezim Bashen. S’ka bythe te rrije, koke e kembe tek ruset. Dasfidanja artiste dhe politikane me Noren qe fle gjume ne salle. Dasfidanja se mbaroi filmi “Sali Berisha dhe babaqafori”.

    Reply to this comment
  4. Gent March 9, 03:27

    Po mire intellectuali qe duket qe ka hallin e PD, po ju te tjetert ke hall kini? Te Rilindjes?! Mire beni se tek e fundit te gjith njesoj i paguani dhe dritat dhe ujin dhe pemet e Velise. Dhe ju bashke me intellectualin ne nje vend ju fut komandanti. Dhe mire jua ben se ashtu ju takon. Dhe bar do hame dhe rugen e rilindjes nuk e harojme

    Reply to this comment
  5. lexuesi March 9, 08:16

    Keta jane “intelektualet” rrumpalle,
    me berishizmin e shkruar ne balle,
    keta jane modernistet me qerpiçe,
    te mbeshtjelle me vellon pi-di-is-te,
    keta jane shkaterrimtaret e shfrenuar,
    me çorganizimin e tyre te organizuar,
    keta jane intelekualet mjerane saliste,
    me injorancen e tyre profane, te piste

    Reply to this comment
  6. Taku March 9, 09:51

    Kapini per bythesh r nxirini jashte keta zgjebsat parazite te pd.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*