Foto të rralla nga bombardimet aleate në Tiranën e 1944-ës

May 19, 2017 15:09

Foto të rralla nga bombardimet aleate në Tiranën e 1944-ës

Nga Armand Plaka

Paul Kruger nga Afrika e Jugut, dhe kolegu i tij ndihmëspilot, Bill Younger, kishin kryer tre aksione në datat 5, 7 dhe 15 nëntor 1944, si pjesë e fushatës së bombardimeve që aleatët anglo-amerikanë, do të kryenin në ndihmë të trupave partizane shqiptare për çlirimin e Tiranës.

Këtë na e dëshmon ditari i skuadronit 19 të RAF-it, pjesë e të cilit ishte edhe Paul Kruger.

Piloti i RAF-it britanik, Paul Kruger. 1944

Një vit më parë, aleatët, dmth britanikët, në një mënyrë fare të pashpjegueshme, kishin kryer bombardime me pasoja shumë të rënda mbi popullsinë civile të Tiranës, ku aludohet se stafi i pilotëve të RAF-it madje kishte qenë i pirë dhe se nuk e kishte vrarë shumë mendjen se çfarë dhe kë godiste me bombat e predhat që hidhte mbi Tiranë.

Një ngjarje kjo që besohet se shkaktoi të paktën 500 të vrarë e për të cilën regjimi komunist shqiptar heshti gjatë gjithë kohës. Ajo pati lënë një shije të hidhur ndër banorët e Tiranës, të cilët qysh nga ai moment, po i shihnin tashmë me shumë dyshim edhe objektivat e aleatëve, pavarësisht respektit tradicional që ruanin, për SHBA sidomos. Por tashmë kjo valë e re bombardimesh dukej se ishte kalkuluar dhe koordinuar mirë me komunistët shqiptarë dhe si pasojë e marrëveshjes, mes shtabit partizan dhe oficerëve britanikë në terren, vetëm brenda një dite nëntori të vitit 1944, 28 aeroplanë “Beaufighters” të RAF-it britanik, sulmuan në Tiranë kazermat e fortifikuara dhe pozicionet e trupave të forcave gjermane, duke u shkaktuar atyre humbje të shumta.

Kjo ishte vetëm njëra tablo e bombardimeve të tyre, pasi ato ditë nëntori, ata sulmuan përqëndrime trupash e kolonash gjermane edhe në vende e rajone të tjera të kryeqytetit e rrethinave, siç ishte Kodra e Priftit dhe në fund, Mushqetaja, duke shkaktuar shumë të vrarë e të plagosur në radhët e gjermanëve.

Paul dhe bashkëpiloti i tij, më pas u qëlluan ndërsa ndodheshin me mision në Ballkan, në qiejt jugosllavë më 9 shkurt 1945 nga kundraajrorët gjermanë dhe u zunë rob, ndërsa Bill arriti sidoqoftë të arratisej.

Paul u mbajt i burgosur në Nurenberg dhe i mbijetoi më pas Luftës.

Fotot e mëposhtme dëshmojnë pikërisht pamjet nga bombardimi i hangarëve të aerodromit të Tiranës, i cili konsiderohej pikë strategjike në planet e RAF-it britanik.

Pamje nga bombardimet qe Paul Kruger dhe BIll Younger kryen mbi aerodromin e Tiranes.

Pamje nga bombardimet qe Paul Kruger dhe BIll Younger kryen mbi aerodromin e Tiranes.

Avione te Forcave Ajrore Mbretrore Britanike – RAF, qe u perdoren gjate fushates mbi Ballkan e Shqiperi ne vitet 43-44.

Skuadroni 19 i RAF-it, 1944

Paul Kruger dhe ndihmesi i tij, Bill Younger gjate kohes qe sherbenin me misione ne Ballkan.

 

May 19, 2017 15:09
Komento

8 Komente

  1. Eliot May 19, 19:55

    po te mos kishte qene amerika dhe anglia qe ja shkaterruan te gjitha avionat ;;; dhe nendestset e hitlerit ;;;; perndrsyhe lufta do e zgjaste akoma edhe 50 vjet ;;;se EUROPA ISHTE E VARFER DHE FRANCA VENDET ME TE MODERNIZUARA U ROBERUAN SHPEJT … prandaj disa pionier duhet te mesojne mire historine ;;;; SA AVIONA KA SHKATERRUA ENVERI DHE PARTIZANET … ??? me 2 aviona ;nazistet i nxirrnin ato partizane nga vrimat qe futeshin ;;; si mbas gojedhanave ;;;;; e imaginoni ;;;cfare mund te bente hitleri ;;po te kishte akoma te gjithe avionat e ;;;;;;;;;;;

    Reply to this comment
    • Arben May 19, 21:13

      CA PARTIZANE THUA TI MORE.

      USHTRIA GJERMANE KA PATUR TE STACIONUAR 1,500 TRUPA NE SHQIPERI, NE ZONEN E NAFTES KUCOVE, PORTIN E DURRESIT DHE PIKA QE RUANIN RRUGEN E KALIMIT.

      HAJDE GJEJE TI, SE NGA DOLEN 28,000 DESHMORE.

      Reply to this comment
    • Peza May 19, 22:33

      Na rrufsh bythen eliot!
      Hitlerin e shkaterroi Ushtria e Kuqe e Stalinit !

      Reply to this comment
      • ELIOT May 20, 20:26

        Ik or donkishot ik ;;;; hitleri qau si femie kur ;;; churchilli dhe rousveldi i thane se do ta fillonin sulmin nga Italia Malta ne 1942 se AFRIKEN E CLIRUAN ANGLEZET MORE KOQE …. PEZ CJAPI DHE … ALEATET E FILLUAN NGA MALTA ITALIA DHE NJE SULM TJETER PO PREGATITEJ NGA FRANCA … NE NORMANDIE … PRANDAJ RUSIA PA ALEATET JA RRUANTE HITLERIT …. THUAJ FAL ZOTIT AMERIKA NDERHYRI SE ME COBANET NGA BAKU .. DHE CHERCHENET ME GOMERE … EDHE PER 100 VJET SE LUFTONTE DOT STALINI HITLERIN …. VETEM KAMIONA TRANSPORTI AMERIKA I COI 10 MIJE DHE NUK FLAS ARMET DHE KONSERVAT QI I HODHEN NGA AVIONAT RUSEVE TE QELBET …. TI AS QE E MERR ME MEND KATUNAR NGA PEZA … STALINI HA HA HA HA HA HA VRRAU ME SHUME BOLSHEVIKE SE NAZISTET ME LUFTEN .. …LEXOJE NE ITALISH OSE FRENGJISHTE HISTORINE COBAN I ENVERIT .SE KA TALLE ENVER PEDERASI BYTHEN ME TY …….MERCI E A BIENTOT …. TETE DE BITE ..

        Reply to this comment
  2. demo May 19, 20:58

    Kto kodoshe Hinglize ne bashkpunim me komunistet ja futnin popullit borgjez te Tiranes,qe si mungonte buka mishi dhe rakia,por kerkonte triskat e Enver Hoxhes dhe terrorin e leckamaneve te kuq .E gjeti ate qe kerkonte..
    Me perjashtim te Shkodres,qe nuk e pranoi asnjehere komunizmin,populli i Tiranes,Durresit,Elbasanit,Vlores,e gjeti “me fuli” thote populli Shqipnise se mesme.E pesoi si ajo budallaqja,qe mbyti te emen ne fuci,se i pelqente dhaskalica per njerke.Jane kusure keto.Ky popull mbyti baballaret e kombit,.,Lef Nosin,Pater Anton Harapin,Edhe Ismail Qemalin do ta kishin mbytur po te ishte gjalle,..Nuk moren nje napolon,Nuk mbushen valixhet e te iknin.Duroni hajdutet Sali Berishen,Like floririn,rreckamane katundare,qe s`dine sa thesare kane neper bankat e botes.

    Reply to this comment
  3. A May 20, 10:44

    Mbi 320 ton flori, ar, ka sekuestruar dhe vjedhur banda komuniste e Enver Hoxhes mbas dates 29 nentor 1944 pasanikeve te Shqiperiser. Ku shkuan, ku perfunduan??!!
    Se prej kesaj sasie maksimumi 3 ton jane futur ne thesarin e shtetit.
    Pastaj flitet vetem per 170 kg qe mori ZOGU i I-re me vehte duke vendosur edhe firmen.
    Thesari faktikisht i kesaj periudhe u muar nga Italia fashiste, pastaj kaluan ne dore te Gjermanise naziste dhe si perfundim arriten ne dore te Anglezeve me mbarimin e Luftes se II-te boterore.
    Me ardhjen e komunizmit ne fuqi u shfrytezuan minierat e bakrit ku bakri kishte perqindje floriri, ari dhe kjo sasi dilte nga Uzina e pasurimit te bakrit e Rubikut ne Mirdite. Ku vajten lingotat e floririt para dhe pas vitit 1990. Pse u shkaterrua kjo uzine dhe bakri i paperpunuar del eksport jashte shteti, sasia e perqindjes qe del tani ne cilen fabrike pasurimi perpunohet dhe si ndahet me kupolen e politikes dhe te qeverise shqiptare. Gjithashtu ne forme zyrtare doli qe gjate 27 vjeteve thesari i shtetit vidhet, ku heren e pare u zhdukun nga nje fshatar me gomar ne zonen e Krrabes 170 kg flori ne kohen e ILIR METES florit dhe s’fundi u vodhen perseri me miliarda lek, ku nga gjykimi i tyre nuk po del asgje. Cfare po i behet ARDIAN FULLANIT ish governatorit te bankes, hic asgje. Kjo ndodh sepse ne Banken e shtetit Shqiptar jane te punesuar vetem element nga familjaret, fare fisi dhe shoqeria e ngushte e politikaneve tane kryesor maskarenj te te gjithave kraheve dhe ngjyrave.

    Reply to this comment
    • Besniku May 22, 17:26

      A, numero çfare eshte ndertuar per 40 e ca vjet, shiko dhe sa flori kishte ne banke ne 1991, e po te kesh 4 klase shkolle , I pergjigjesh vehtes, me tre veprime arithmetikore

      Reply to this comment
  4. KATHARSIS May 20, 13:51

    KY ESHTE NJE SHTET HAJDUTESH E ISLAMIKESH,DUHET TE BEHET PROTEKTORAT.

    ME MIRE TA SHKRIJNE FARE NGA HARTA E EUROPESS

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*