Foto të rralla: Presidenti Bush në 11 shtator 2001

September 11, 2018 11:43

Foto të rralla: Presidenti Bush në 11 shtator 2001

 

Dita e sotme shënon 17-vjetorin e sulmit terrorist të 11 shtatorit në SHBA, nga i cili ngelën rreth 3 mijë persona të vdekur dhe mbi 6 mijë të plagosur.

Dita që do të mbahet mend gjatë nisi pas përplasjes së një avioni me katin 93-99 të Kullës Veriore në 8:46 të mëngjesit, në World Trade Center.

Pak minuta më vonë, në orën 9:03, një tjetër avion pasagjerësh u përplas me katin 75-85 të Kullës Jugore të Ëorld Trade Center.

Të gjithë pasagjerët në të dy avionët, ngelën të vdekur në vend pas përplasjes.

Brenda një ore nga sulmet në Kullat Binjake, një avion i tretë u përplas në Pentagon, në Uashington.

11 shtatori njihet si dita më e tmerrshme dhe sulmi më vdekjeprurës që ka parë ndonjëherë Amerika.

Në kohën e sulmit të parë në Kullën e Veriut, atëherë Presidenti George W. Bush po merrte pjesë në një aktivitet me të rinj.

Diskutimi i tij me studentët e rinj përfundoi shpejt, ndërsa ai shkoi në një klasë bosh për të marrë përditësime mbi situatën.

Mediat amerikane kanë sjellë disa foto të rralla të presidentit George W. Bush ditën e sulmit terrorist.

a.s/dita

September 11, 2018 11:43
Komento

4 Komente

  1. Shefqet Cela September 11, 12:16

    Bushi ishte ai që i hoqi një gur themeli Amerikës, me zjarrin, që ndezi në lindjen e Mesme.
    Tani kemi TRAMPIN që po përballet,kuturu, lundër gjithkujt; ekonomikisht, politikisht, ushtarakisht……..
    “Aleatët e tijë realë janë rregjimet mesjetare siArabija Saudite e dollarisur.
    Zoti na ruajt çdimër vjen prapa.
    (me Gusht bashkë ikën dhe vapa).

    Reply to this comment
  2. aktualiteti September 11, 12:34

    11 Shtatori 2001 ishte shpallja e hapur e luftes qe Islami i beri qyteterimit perendimor. Vertetoi hapur e qarte se lufta e qyteterimeve eshte reale. Se bashkekzistenca mes qyteterimeve eshte utopi e destinuar te shpertheje. Se Islami dhe qyteterimi perendimor jane krejt te pa pajtueshem ne gjithshka. Sa me teper ne perendim luajne rolin e miopit qe bejne moralistin e bashkekzistences mes qyteterimeve, po aq shume shtohet rastet qe vertetojne krejt te kunderten. Nga 11 Shtatori i 2001 ne keto 17 vjet ka patur shume akte tjera vrastare ku Islami ka gjakosur ne zemer te qyteterimit perendimor si per ti hequr nga koka ca idioteve miope mendimin e nje bashkekzistence fetare apo ca me keq, te nje Islami gjoja moderator. Islami eshte nje, armik i qyteterimit perendimor e i qytetareve te tij qe i quan ” te pa fe”, tjeter shembull ky se Islami dhe Perendimi jane te pa pajtueshem ne gjithcka.

    Reply to this comment
  3. intelektuali September 11, 14:51

    Po ketij dallkauku sikur i doli nje film dokumentar pme prova mjaft autentike qe Atentatin e 11 shtatorit mbi dy Kullat Binjake e kishte sajuar vete, per te hapur Zjarrin ne Lindjen e Mesme, vetem po ta shikoje si nuk reagoi fare kur i thane se dy Kullat dhe Pentagoni jane sulmuar nga terroriste me areoplane civile, ose pyetja akoma me e rende qe ka mbetur pa pergjigje:

    PSE NUK U LAJMERUA FBI-JA NGA SHERBIMI I CIA-S PER SULMIN TERRORIST?

    Kur te gjithe terroristet muslime njiheshin dhe survejoheshin nga agjentet e CIA-s prej kohe, bile nje agjent i kishte dhene vilen e tij me qera ne San Diego ku kishin shkuar per kursin e pilotazhit perpara se te mernin peng Boeinge-t per t’i perplasur te Kullat Binjake ne New York dhe mbi ndertesen e Pentagonit, akt terrorist i papare deri atehere qe tronditi Boten Demokratike nga themelet.

    Reply to this comment
  4. Bjeri legenit September 11, 17:40

    Mashtrim i plote, ne 11 shtator 2001 ne goditjen e kullave Binjake, Presidenti Bush ishte ne fluturin me avionin Presidencial.
    Me t’u marre vesh sulmi terrorist, kordinatat e avionit Force One u mbajten sekret dhe Bush qendroj ne ajer mbi 5 ore, pasi u qartesua cdo gje , avioni beri zbritjen ne nje aeroport ushtarak ku deri ne ate kohe Presidenti nuk ishte bere i gjalle per Publikun Amerikan.
    Sot mund te shisni dokra e “fake mews” sa te doni.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*