Disa foto të rralla: Arsimi përpara ’44-s

March 7, 2018 20:32

Disa foto të rralla: Arsimi përpara ’44-s

131 vjet më parë, më mars 1887, në Korçë u hap mësonjëtorja e parë e shkollës laike shqipe.

DITA ka siguruar disa foto të rralla nga koleksionisti Shpëtim Sala.

Ai posedon rreth 3 mijë foto të shkollave dhe 300 dëftesa, të gjitha këto të para viteve 1944.

Nëpërmjet imazheve ai na ndihmon të kuptojmë më shumë për sistemin arsimor që ka patur vendi përpara Çlirimit.

Të ndara në dosje të caktuara, ku më “të rëndat” janë ato të Shkodrës, Tiranës dhe Korçës, ne shohim se si janë veshur, vlerësuar dhe edukuar brezi i atyre që kanë patur mundësi të shkollohen në fillim të viteve 1900.

Ish-mësuesi i zooveterinarisë në shkolla të mesme bujqësore të rrethit të Tiranës, sot është një frekuentues i rregullt i ekspozitave, madje edhe vetë është autor i disa prej tyre.

Më poshtë po ndajmë me ju disa foto nga koleksioni i bukur i Shpëtim Salës.

Entela Resuli/Dita

23IMG_3556IMG_3573IMG_3557IMG_3563motrat Sigmatine

March 7, 2018 20:32
Komento

15 Komente

  1. Pellazgu March 7, 15:07

    Çfarë mrekullie ajo “Dëftesë Semimature” (vini re, është shkruar me “ë”) e vitit shkollor 1927-1928, që mban kokën REPUBLIKA SHQIPTARE dhe çfarë trishtimi të ngjall ajo “Deftese Vjetore” (vini re, në kohën e mbretit katundar “ë”-së i kishin fluturuar pikat sipër kokës) e vitit 1937-1938. Një krahasim që tregon më së miri sesa para ishin shqiptarët në vitin 1927, në raport me të gjitha vendet ballkanike e me gjysmën e Evropës, ku gëlonin monarkitë dhe hapat fatkeqë që bën prapa drejt monarkisë, çka përbën një regres i cili është djepi që përkundi të gjitha të këqijat që ju kanosën më pas këtij vendi, qysh nga Enver Hoxha e komunizmi shkatërrues e deri tek Saliu e Salinjtë e tjerët, që na kanë bërë peshqesh këtë gjoja demokraci në të cilën jetojmë sot e kësaj dite.

    Reply to this comment
    • antienveri March 8, 07:51

      Me 2 dhjetor 1922 si Kryeminister i vendosur per te bere SHTET ne Shqypni, Ahmet Zogu adreson kete mesazh popullit te tij :

      “Jam i bindur se qeveria e re do t’ju pergjigjet deshirave te popullit, njekohesisht deshiren e tij per te krijuar nje shtet Perendimor, plotesisht te civilizuar. Qeveria kurre nuk do te pengoje te drejtat e qytetareve dhe lirine e shtypit dhe do te perkrahe vazhdimisht intelektualet me arsim. Shqiperia eshte nje vend i vogel dhe politika e saj duhet te jete e qarte, transparente dhe e realizueshme dhe properendimore. Ne perkrahim shtetet fqinje dhe kerkojme qe keto shtete te respektojne plotesisht e njekohesisht pavaresine dhe suvranitetin e Shtetit tone.”

      Prandaj korrigjoje shenjeshtren enveriste me mllefe komunistesh per periudhen me produktive qe ka pasur Vatani 1922-1939, se historia e mirefillte e shtetit tone tregon se Shqypnia ne vitet e Ahmet Zogut ishte njesoj si te gjithe shtetet e tjera perreth me nje zhvillim ekonomik kombetar krejt normal per kohen dhe nje biznes privat qe sot do ta kishin zili shume vete me nje dallim te madh me keto 70 vjet e kusur te shtetit mafioz komunist te kanabisit dhe kokaines.

      Reply to this comment
      • Monkey March 7, 23:29

        Të kujton gjë Migjeni ? Lexo se për cfarë vitesh ka thurur veprat e tij pastaj mburru me “periudhen me produktive qe ka pasur Vatani 1922-1939”.
        P.S : Vëre se nuk po përmend Revolucionin e Qershorit 1924 apo me ndihmën e kujt u rikthye Ahmet Zogu në Shqipëri/Atdhe (Vatan për ty) e shumë të tjera

        Reply to this comment
        • Taku March 8, 09:47

          Te jesh antienverist nuk eshte kriter per te qene perendimor kultralusht, mund te jesh dhe nje dallkauk feudo- osman.

          Reply to this comment
      • na mbyten bolet me koke njeriu March 8, 13:37

        Intelektuali-antiEnveri ose ngethenje si te duaç ate emrin tend, je nje bole kandari i pashok! Je i semure psiqik qe je arratisur nge spitali n. 5!

        Reply to this comment
  2. Sallakja March 8, 08:18

    Ne 1592, Galileo Galilei jepte mesim ne universitetin
    e Padoves, qe kishte gati 400 vjet qe ekzistonte.
    Shqiptar ? Po. Por me karar.

    Reply to this comment
  3. IP March 7, 22:13

    Fatkeqsisht Kryeministri I vitit 1922, qe u vetshpall Mbret pak me vone nuk e mbajti fjalen, censuroi dhe mbylli gjithe gazetat perparimtare dhe liberale, vrau ne pabesi intelektuale demokrate te shquar si Luigj gurakuqi , deboi internoi dhe vari ne mes te qyteteve kundershtaret e tij demokrate, braktisi popullin e tij ne ditet me te zeza te pushtimit fashist dhe iku me gjithe arin e shqiptareve etj etj. Pasi mbajti nje fjalim ne parlament per sukseset e qeverise se tij, Fan Noli u pergjegj duke treguar perallen e asaj sherbetores dhe mbretit lakuriq , duke e mbyllur: Noli tha “Rrofte Ahmet Zogu rrofte, shakaxhiu I perparimit, brez pas brezi u kujtofte, nip sternip I Nastradinit.. Mos jetoni me endra shqiptare, ai mbret ishte vertet shakaxhiu I perparimit,

    Reply to this comment
  4. MH March 7, 22:39

    Asht e pa nevojshme me ba koment.Mbasi aresimi i Ahmet Zogut ishte ma perparimtarja e gjithe kohes.Aq sa nuk ka asnji argument bindes per te mos ia kalue arsimit te diktatorit.
    Ndaj i pavdekeshmi Fan Noli i perkushtoj naltmadhenise nji poezi mjaft domethanse:
    Rrofte Ahmet Zogu rrofte
    Shakaxhiu i perparimit
    Breze mbas brezit u kujtofte
    Si sternip i nastradinit.
    Keto kater vargje te japin me kuptue largpamesin enaltmadhnise Zog ne perparimin e vendit.Duhet te pergezojme dhe pasardhesin e tije nga vicidoli qe me shume perkushtim dhe vetmohim perparoi ne shpartallimin e vendit tue sakrifikue krime e vjedhje me gjakftohtesin qe karakterizohet nji njeri pa trunin e vogel ne tepelekun e kres qe sherben ne ekulibrin e organizmit.
    Thuhet qe nji here ne 500 vjet lind nji njeri i madh qe i sherben vatanit.Ndersa ketu kemi nji lindje perseritese brenda 70-80 vitesh qe vatani njohu lindjen e njeriut te madh viqidolistin qe nuk i len mangut asgja te parit Zog.
    I pari quhet Zog Gomarit.I dyti bire kurvet i kryqezuem me shkja.

    Reply to this comment
  5. udha e shkronjave March 8, 00:27

    Nuk e di pse emetojne ndyresi keto artikuj ??
    .
    Nga 3000 foto vetem ne peridhen e para “Mretit” i paska te gjitha…
    .
    Me ben pershtypje ajo qe thote nje komentues me siper qe deftesa e Republikes 1927 eshte 1000 here me e mire se e palo mretit qe me shume duket si kupon tatimor.

    Nje verejtje per Resulin dhe Minushen:

    Po pas 1939 pasi fluturoi zogukurves a kishte arsim ?

    Per shembull pse nuk jepen perseri deftesat e shkollave shqipe ne Kosove-maqedoni dhe cameri ne kohen e fashizmit..(flasim per arsimin jo regjimin)

    .
    Pse nuk jepen deftesa dhe foto per arsimin pas 1944..
    .
    Pse nuk jepen me kete rast fotografite e Ninit-Negovanit qe jane harruar qe kur erdhi koloneli Janulltos..
    .
    Pse nuk jepen mbi vlersime dhe foto per 20 mesues te vrare prapa shpines ne 1946-1956 si kacake nga ata terroriste qe u dekoruan nga Nishan MORTJE Berisha nen zgerdhimje xhambasadoresh.
    .
    .pse nuk jepen dhe deftesa apo foto te arsimit te kohes Enverit qe dhe armiq te tij te betuar pranojne qe arsimi i asaj kohe ishte gjeja me madherishme e atij sistemi..

    e fundit:

    fotoja e parafundit eshte e mbas clirimit..pse nuk jepet vendi dhe viti ( Tirane-1947)

    Ju lutem moderatore

    mos shperdoroni mendimin e mire te fansave qe e vene gazeten tuaj nr 1 ne mediumet shqiptare
    .
    Nuk ka pse i merrni Shpëtim Salës vetem Zogun e tij dhe lini jashte pjese te tera te kombit dhe historise tij

    .

    Reply to this comment
  6. sefer March 8, 04:17

    Realiteti eshte se ne Kohen e Zogut shqiperia kishte nje popullsi prej 900.000 banore dhe prej tyre 800.000 nuk dinin shkrim e kendim, nuk kishin vajtur ne shkolle. Vetem 100.000 dinin shkrim e kendim. Gjimnaze ishin 4 apo 5 ne qytetet kryesore. Universitet e Institute te arsimit te larte nuk kishte, Maqedonia kishte Universitet. Nga shkollat te asaj kohe shumica u ndertua nga Italianet edhe punetoret qe i ndertuan ishin Italian.

    Reply to this comment
  7. demo March 8, 09:18

    Ajo foto me enverin nuk ka te beje me arsimin.Eshte nje Ziafet i rinise korcare,ne raste te tilla enveri nuk mungonte kurre.Me pare afishohej si “enveri me rinine revolucionare te Korces”.Nuk eshte as njera as tjetra.

    Reply to this comment
  8. MH March 8, 11:46

    udha e shkronjave
    Me ngacmove shpirtin me komentin qe nuk i luhet as pike as presje.
    Do te deklaroi nji te vertet qe nuk e shkul as perendia ne qofte se bahet me te padrejten,kundra te drejtes Tande dhe timen qe te mbeshtes pa medyshje.
    Popujt bazohen ne statistikat mbi ecurin e perparimit te nji vendi(shtetit) duke bazue ne daten muajin vitit e krijimit te universitetit te shtetit te tyre.Keshtuqe universiteti Shqiptare u perurue ne vitin 1957 ne kohen 13 vjet mbas vitit te clirimit 1944.Nji universitet nga i cili kane dal te diplomuar qe nuk jane as pak nen nivelin e universiteteve te te gjithe shteteve te botes.Shtoj.Ka patur dhe ka student te diplomuar nga ai universitet qe kane mahnit kuadro te diplomuar te universiteteve Angleze,Franceze,Gjermane,Japoneze dhe Amerikane.
    Demokracia me ne krye nji rrote mushkut nga vicidoli krijoj universitete si kepurdhat mbas shiut ku shitesh e blihesh diploma edhe per njethundraket nese pronari i njethurakut kerkonte diplome per te.
    Deputei i Vaut te Dejes ne Shkoder i “nderuemi” balerini Nard Ndoka kur futi diplomen e universitetit ne xhep,deklaroi:
    Ta dishem se kaq lehte merret shkolla e nalt do kisha marre dhe maturen.
    Mbi cfare pershkrova.Jap mendimin absolut qe nuk mundet ta kundershtoi as njeri qofte dhe Perendia.Enver Hoxha krijoj Shqiperin Moderne.Dhe pike.

    Reply to this comment
  9. demo March 8, 11:56

    Ndryshimi midis arsimit ne kohen e Zogut me arsimin enverist nuk eshte tek sasia,por tek cilesia.Nesuesit e shkollave te Zogut jane me arsim te plote,mesuesit e shkollave te mesme jane te gjithe me arsim te larte te kryer ne Universitetet me te njohur te Europes dhe merrnin paga dinjitoze 12 napolona flori ne muaj.Vertet nuk beheshin me shume se 10 shkolla te mesme ne gjithe vendin,por kishte cilesi.Enveri me Lyceun e Korces ishte si qorri me nje sy nder komunistet teneqexhij..Mehmeti me Tekniken e Fullcit drejtoi ekonomine 30 vjet si kryeminister.Kurse te diturit e vertete,ata me te dy syte, qe kishin diplome Europiane,enveri i dergoi ne Keneten e Maliqit dhe ne Universitetin e Burrelit.Arsimi komunist ishte me kurset 5 mujore te Ndrec Nue Gjokes,me kurse analfabetizmi, mesues me arsim te gjymtuar nje cope unike 5 vjecar,me kalushmeri 100%,me shkolla te mesme ne cdo fshat.100% e popullsise me diploma.Une zot,ti zot,po dhente kush i kullot?I gjithe ky sistem arsimimi 100% pa firo,nuk nxorri nje Cabej!

    Reply to this comment
  10. katarakti March 8, 16:03

    Mendoni sa kemi peraparuar sot. Kemi me dhjetra dhe qindra universitete, ose me mire te themi fabrika diplomash, me “ekselencat” tona. Me 2500 euro behesh me diplome te larte. Dhe nuk te hyn gjemb ne kembe. Shperfytirimi qe iu be shkolles gjate ketyre 27 vjeteve te fundit deshmon gjithe shkaterrimin qe pesoi Shqiperia gjate kesaj periudhe shkerdhatokracie. Kam mendimin se Zogu krijoi nje lloj fidanishteje te arsimit ne Shqiperi, por ne kohen e Enver Hoxhes arsimi arriti majat e tij si ne sasi ashtu edhe ne cilesi. Arritjet e Shqiperise ne shume fusha, ne bujqesi, energjetike, industri, kulture etj – deshmon per nivelin e larte qe pati shkolla ne kohen e Enver Hoxhes. Qe per nga niveli dhe serioziteti i saj krahasohej me me te mirat e shkollave perendimore. Por pastaj erdhi i zbrituri nga Viçidoli qe i vuri zjarrin te gjithave.

    Reply to this comment
  11. Fatmiri March 8, 17:19

    Pershendetje MH dhe Udha e Shkronjave ! Nuk po i drejtohem autores se shkrimit , sepse ky shkrimi i saj s’me thot asgje , bashke me fotot pa sqarimet posht tyre qe nuk dime ku jane marre dhe te kujt viti jane, me perjashtim te asaj te Shpatit te Elbasanit.Edhe njehere kjo , verteton se komentusit shpesh here thone me shume se gazetaret “rrogtare”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*