Foto të rralla të 1913: Kur oficerët caristë shkelnin për herë të parë Shqipërinë

February 16, 2018 11:51

Foto të rralla të 1913: Kur oficerët caristë shkelnin për herë të parë Shqipërinë

 

Nga Armand Plaka

Prezencën e tyre në Shqipëri shumëkush e lidh apriori me vitet ’50 të shekullit të shkuar, e disa me fundin e Luftës së Dytë Botërore, ndërsa në shtabin e partizanëve shqiptarë, duhej të ishte instaluar edhe një oficer ndërlidhës sovjetik si i dërguar special i Moskës në kuadër të Aleancës Antifashiste.

Në një perceptim më të gjerë, prezenca e tyre më e hershme lidhet me rolin e bjellogardistëve (kundërshtarët e bolshevikëve në Rusinë postcariste) në shërbim të ish-Mbretit Zog në vitin 1924.

Ndërkaq, historiografia zyrtare e njeh prezencën e tyre qysh në maj 1913, ndërsa ata erdhën si pjesë e forcave ndërkombëtare të dislokuara në Shkodër. Si anëtarë të Komisionit Ndërkombëtar të Kufijve, KNK, oficerët caristë, do të shkelnin kësisoj për herë të parë në tokën shqiptare.

Siluetat e tyre shihen qartë në njërën nga fotot që shoqëron këtë tekst, në ditët e para të instalimit të detashmenteve të huaja në Shkodër, ku ndryshe nga austro-hungarezët, anglezët, italianët dhe gjermanët, ata nuk do të kishin të drejtë të “performonin” me parada ushtarake përballë vendasve kuriozë e në dukje edhe entuziastë, të lodhur tashmë aq shumë nga vuajtjet që u sollën malazezët me topat e armët e tyre në përpjekje për të përmbushur ëndrrën e tyre shekullore. Ata do të mjaftoheshin kësisoj vetëm me prezencën fizike të një grushti oficerësh madhorë, stafi civil e diplomatësh.

Pa e ditur, ata do ta ndjenin ndoshta për herë të fundit puhizën e lehtë të brigjeve të Adriatikut, pasi vetëm një vit më vonë do të shpërthente “Lufta e Madhe”, e cila do të rezultonte me shumë pasoja për fatin e Rusisë dhe vetë njerëzimit.

Ndërsa Lufta po shënonte një katastrofë për ushtrinë cariste, Revolucioni Bolshevik i tetorit 1917, do të bënte që shumë syresh të braktisnin vendin, ose të gjenin vdekjen në luftë të hapur me komunistët.

Një tentativë e qeverisë së Nolit në vjeshtën e 1924, do të ngjallte sërish shpresën e Moskës zyrtare për të vënë këmbë në Shqipëri, por ajo do të përfundonte me ardhjen e kundërshtarëve të tyre politikë si triumfatorë në fundvitin 1924 e fillimvitin 1925, duke i dhënë një dorë të konsiderueshme përpjekjeve të rivalit më intim të Nolit, për t’u rikthyer në pushtet në bashkëpunim të ngushtë me jugosllavët.

Do të duheshin edhe disa dekada që rusët të shkelnin sërish në Shqipëri, tashmë me një rol, pushtet e prezencë shumë më domethënëse, e cila do të kulmonte me vizitën e ish-shefit të atëhershëm të Kremlinit, Nikita Sergejeviç Hrushov në Tiranë, në vitin 1959.

Ky do të ishte paradoksalisht edhe kulmi i marrëdhënieve shqiptaro-ruse (dmth sovjetike), pasi ajo që pasoi, ishte një degradim shumë i shpejtë e radikal i marrëdhënieve të tyre ndërshtetërore (përveçse partiake).

Pas viteve nëntëdhjetë, marrëdhëniet mes dy vendeve njohën një ringritje, megjithëse dinamika e tyre ka pësuar shpesh ulje-ngritje.

Nën dritën e zhvillimeve të dy dekadave të fundit, e sidomos të viteve të fundit, hija e Moskës në Shqipëri është bërë sërish temë diskutimi, e artikulimi rreth politikave të saj kundrejt Shqipërisë e shqiptarëve, njeh shpesh edhe tone të ashpra.

February 16, 2018 11:51
Komento

6 Komente

  1. "papa don't preach" February 16, 15:06

    Po keto foto mund te jene edhe ne Vietnam, fjala vjen, e kudo gjetke ne dynja!!!???
    Vlen qe te shenohen edhe vendi, viti, emra njerezish, momenti shkrepjes, etj., qe foto, fakti, te marre vlera shtetrore historike.

    Reply to this comment
  2. intelektuali February 17, 10:17

    Kur shikon Tironen e bukur te 1913 dhe e krahason me zhgaravine qe po le pas Edi Terminatori te vjen per te qare me denese:

    SI KA MUNDESI QE SHQYPTARET KANE HYPUR NE MAJE TE PUSHTETIT NJE TERMINATOR SI EDI RAMA?

    Per momentin jam ne San Francisco te Californise dhe i gezohem pamjes se mrekullueshme te nje qyteti dhjetra milionesh me shtrirje ne disa kodra i mbuluar me gjelberim, me lule kudo, me vila fantastike dhe me nje infrastrukture te mrekullueshme dhe kur shikoj pamjen e bukur te Tirones sone ne 1913 dua t’i them Kryeministrit tone Terminator qe di te punoje vetem me tritol ne dore:

    SHKO DHE SHIKO SAN FRANCISCON NE SHBA O EDI RAMA SE JE BERE PER TIRANEN ME I KEQ SE TERMETI QE SHKATERROI KETE QYTET TE MAHNITSHEM DO VITE ME PARE.!

    Reply to this comment
    • bashkimi February 18, 13:49

      Per INTELEKTUALIN!
      Nuk di ndoshta ke te drejte, ngaqe ka kohe qe nuk e ke kam pare >Tiranen, Por mund te them se prishja e qyteteve ka filluar me SALI BERISHEN. Kur Edi Rama ishte kryetar bashkie ne Tirane, iu futi fadromat te gjitha ndertesave te paligjshme. Nuk e di ç’moshe ke, dhe ndoshta nuk e mban mend. Atehere ne dy brigjet e Lanes kishte kjoska te neveritshme dhe qebabtore qe te qelbnin me ere. Ishin ndertuar ne kohen kur kryetar ishte Albert Brojka. Mbasi Edi i prishi kioskat, atehere nisen edhe qytetet e tjera t’i prishin: Durresi, Vlora, Korça, Shkodra (me vone nga tjerat). Te vetmit qe kundershtuan per prishjen e kioskave, ishte Partia Demokratike: “po iu hiqet buka e gojes njerezve”, Kjo sepse shume prej tyre kishin restorante buze Lanes.
      Sot, nuk e di. Mbas Edi Rama ka shume faj per ndertimet qe po behen sot, por qe shkaterrimi i ambjenteve qytetare ka nisur me Sali Berishen, per kete nuk kam asnje dyshim. E kam jetuar ate kohe!

      Reply to this comment
  3. enverdjali February 20, 13:27

    Ça Tirone shef ti mor QYQ INTELEKTUALI !!!??? jane foto te gjitha ne shkoder mor QYQ. hahahahaha.

    Reply to this comment
    • Askushi February 21, 10:39

      Mos ja ver re intelektos. Pervecse i ka ngelur kalendari ne kohen e monizmit tani nuk shikon dhe me nga syte. ahahaha

      Reply to this comment
  4. ELIOT February 24, 11:58

    SHOKU ARMAND PLAKA …..A E DINI JU SE NE 1913 RUSET BASHKE ME SLLAVET PO BENIN PLANIN E LUFTES ..PER TE MARRE KROACINE BOSNJEN DHE KOSOVEN NGA SERBIA …. KETO RUSE QE KANE ARDHUR NE SHQIPERI KANE QENE SPIUNA TE CARIT …QE BASHKE ME MINISTRIN E MBROJTJES SERBE BENE PLANE SI TE PROVOKONIN LUFTEN E MADHE … 5 STUDENTA SERBE NE NJE KAFE NE BEOGRAD ME NJE TIP SPECIAL TE QEVERISE .. BENIN PLANIN SI TE BENIN ATENTATIN E PRINCIT AUSTRO HUGAREZ FERDINAND ……DHE KESHTU U BE ..E VIZITUAN BOSNJEN DISA DITE PARA SE TE ARRINTE PRINCI DHE … CAKTUAN VENDET E ATENTATIT …. NE 5 VENDE TE NDRYSHME …DHE JA ARRITEN QELLIMIT SE E VRANE PRINCIN… .SE BOSNJA ISHTE AUSTRO HUNGAREZE DHE KROACIA …. NDERSA KOSOVA SHQIPTARE ….. DHE RUSET I THANE MAFIAS SERBE ..KE VETEM NJE RRUGE QE JU TE MERRNI BOSNJEN KROACINE DHE KOSOVEN…. BENI ATENTATIN DHE DO TJU SHPALLIN LUFTE .. AUSTRO HUNGAREZET … PASTAJ HYRI GJERMANIA SE RUSET MBROJTEN SLLAVET …. QE ISHIN PREGATITUR QE NGA 2 VJET .PARA ATANTATIT …DHE FRANCA ANGLIA QE JU BASHKAUN CARIT … … ..DHE ……PASTAJ E PAME KUSH PERFITOI NGA LUFTA … SERBIA ….. POR CARI SE KISHTE PARASHIKUAR QE GJERMANET DO TI CONIN KALIN E TROJES ..LENININ ..QE ISHTE SHPORRUR NGA RUSIA NGA CARI SI ANTI REGJIM ..BOLSHEVIK ME IDE TE MALLKUARA ..PRA KETO RUSE ISHIN ME TE VERTETTE SPIUNA QE VININ TE SHIKONI PLANET E TYRE PER PUCIN… DHE TANI SI MENDONI JU AMBASADE RUSE CFARE BEN NE SHQIPERI ….???? KUR NGA ANA TJETER I SHET ARME SERBIT …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*