Foto të vitit 1998, operacioni për nxjerrjen e anijes “Lezha”

August 12, 2016 10:59

Foto të vitit 1998, operacioni për nxjerrjen e anijes “Lezha”

Historia e detarisë shqiptare është e hershme ndërsa historia e kapitenerisë shqiptare fillon me historinë e shtetit shqiptar. Historia e porteve përgjatë bregdetit shqiptar është e ndryshme si rrjedhojë dhe prezenca e kapitenerisë në to është e ndryshme. Porti i Durrësit ka qenë gjithmonë porti më i madh i vendit në të cilin janë kryer veprimet tregtare me anije, dhe si pasojë prezenca e kapitenerisë në të ka qenë më e madhe dhe e përhershme. Pas viteve ’90 shumë gjera ndryshuan.

Pas privatizimit erdhi shkatërrimi. Gati 30 për qind e anijeve u mbytën pas eksodit të madh të viteve ‘90. Anija “Skënderbeu” mbeti në Itali, anija “Lezha” u mbyt në Durrës, anijet e tjera më të vogla janë mbytur. Çfarë kanë mbetur pas ‘91 janë në qarkullim, ose janë shitur për skrap. Anijet kanë patur fate të ndryshme. Deri në ‘97 flota ekzistonte në pjesën më të madhe të saj. Privatizimi solli edhe këtë situatë ku gjendet sot. Por sot do të ndalemi te anija “Lezha”.

Në trazirat e marsit ’97, teksa po bëheshin orvatje për transportuar emigrantë drejt Italisë, në kalatën lindore të portit të Durrësit u mbyt anija-500 tonësh “Lezha” e ngarkuar me kripë, gjë që vështirësoi mjaft manovrimin e trageteve dhe anijeve në akuatorium.

anija lezhaaOperacioni

Në vitin 1998, gjatë disa punimeve të rikonstruksionit të portit, firma italiane “Cosmar” kontraktoi kompaninë italiane të Triestes “Diving Lucatelli” për nxjerrjen e anijes së mbytur.

Me këtë rast, për publikun shqiptar po botojmë për herë të parë tri foto të arkivit të “Diving Lucatelli”. Sipas këtij të fundit, operacioni u zhvillua me anë të kalimit të 2 kabllove të mëdha nën karenën e anijes, që iu bashkëlidhën cilindrave ngritës kamel me kapacitet 300 tonë secili. E gjithë e çara u mbyll nga zhytësit dhe anija u ngrit me sukses dhe u dorëzua në dokun e thatë të kantierit detar.

Për skrap pas 15 vjetësh

Pas 15 vjetësh, më 22 korrik 2013, personi juridik publik Autoriteti Portual Durrës (APD) sh.a njoftonte se do të shiste me ankand, më 12 gusht 2013, ato që kanë mbetur nga anija e mallrave gjenerale “Lezha”, rimorkiatori “Orikum”, po prodhim durrsak i vitit 1981, batipali. Më 23 shtator 2013 APD sh.a bëri anijanjoftimin e fituesit të tenderit të mësipërm, operatorin ekonomik “Rafaelo 2002” sh.a me seli pranë Kthesës së Kamzës në Tiranë. Në tender morën pjesë “Rafaelo 2002” sh.a me ofertën 16 809 600 lekë, “Kurum International” sh.a me ofertën 16 320 000 lekë dhe “Tirana Due” sh.p.k me ofertë atë, që kishte caktuar si fillestare APD-ja: 16 307 000 lekë.

Anija për transport mallrash gjenerale “Lezha” është regjistruar në Organizatën Ndërkombëtare të Detare (IMO) me nr. 8835396, me flamur shqiptar, prodhim shqiptar i kantierit detar të Durrësit në vitin 1981 me kapacitet 500 tonë, me gjatësi 46.13 m dhe gjerësi 8.13 m. Ka punuar kryesisht në transport detar të brendshëm.

August 12, 2016 10:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*