FOTO: Ti mund t’i vësh emrin një Ujëvare… Nuk është vetëm sport, njihuni me artin e Blerinës dhe Zamos

May 31, 2016 14:42

FOTO: Ti mund t’i vësh emrin një Ujëvare… Nuk është vetëm sport, njihuni me artin e Blerinës dhe Zamos

Thonë që arti është forma më e veçantë e individualizmit: dalim nga vetja dhe i drejtohemi tjetrit.

Rafting në Osum nuk është vetëm sport, është arti i Blerina Agos dhe Zamo Spatharës.

Ndoshta nuk i bën ata të dy “me shumë lekë” po i bën të gjithë ata që e kanë provuar të ndihen mirë.

U zgjon dëshirën të jenë më të mirë. Mbi të gjitha, ta shohin Shqipërinë ndryshe.

Në fakt, befasia për atë që e provon për herë të parë është e papërshkrueshme.

Duhet të rikthehesh që të mund ta shijosh pa t’u mbajtur fryma.

Kush ka parë në TV ujëvara mahnitëse, le të mësojë se 8 të tilla gjenden në Osum vetëm përgjatë 10 kilometrave që zgjat rafting nga pika e nisjes në pikën e mbërritjes.

Meqë jemi të ujëvarat mos humbni shansin e pabesueshëm për t’i vendosur emrin njërës prej tyre.

Natyra përgjatë atyre 10 kilometrave ujë dhe shkëmb është aq e virgjër sa ujëvarat janë ende “pa emër”.

“E para ishte Blerina” – thonë shpesh ata qe e kanë provuar tashmë këtë ofertë unike të turizmit shqiptar. Dhe në fakt me të drejtën e zbuluesve,  Blerina dhe Zamo i kanë pagëzuar tashmë disa prej ujëvarave.

Ujëvara e Artë, Ujëvara e të Dashuruarve, Ujëvara Shampanjë, Vello e Nuses…

Këto janë disa nga emrat e vendosura tashmë.

Por nuk kanë mbaruar.

Një prej ujëvarave u pagëzua dy javë më parë nga ministrja e kulturës Mirela Kumbaro.

Ujëvara Balerinë – e quajti ajo njërën prej ujëvarave më të bukura të kanionit që shfaqet e madhërishme mbi kokat e vizitorëve në barkë, në kilomentrin e shtatë të udhëtimit.

Në foto janë pamjet e disave prej tyre:

678911121516kanion 1105

E para ishte Blerina...

E para ishte Blerina…

May 31, 2016 14:42
Komento

3 Komente

  1. liridon May 31, 15:23

    Qfare mrekullie!!!

    Reply to this comment
  2. Sarande May 31, 16:42

    Mbrekullit,ne vendin e te mbrekullueshmve

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*