FOTO: Tragjedia që nuk fashitet as pas 106 vitesh

March 9, 2018 15:01

FOTO: Tragjedia që nuk fashitet as pas 106 vitesh

Kjo në foto është varka e fundit e shpëtimit e Titanikut.

U zbulua më 13 maj të vitit 1912 nga anija RMS Oceanic, një muaj pas mbytjes së Titanikut, rreth 200 milje larg vendit të përplasjes.

Ajo kishte brenda tre trupa të dekompozuar: dy zjarrfikës të anijes gjigande dhe të një pasagjeri të klasit të parë, të quajtur Thomson Beattie, 37 vjeç, i cili mbante ende veshur xhaketën e darkës.

Fotot shoqërohen me një shënim të bërë me shkrim dore, ku përshkruhet gjendja e trupave të dekompozuar.

RMS Titanik ishte një anije britanike për pasagjerë e cila u fundos në pjesën veriore të Oqeanit Atlantik më 15 prill 1912, për shkak të përplasjes me një ajsberg, gjatë lundrimit të saj të parë nga Southamptoni, MB për në New York, SHBA.

Fundosja e Titanikut shkaktoi vdekjen e më shumë se 1,500 personave, nga 2,224 pasagjerë gjithsej.

Megjithëse cilësohej si e pambytshme për shkak të teknologjisë së lartë të ndërtimit, Titaniku nuk kishte varka shpëtimi të mjaftueshme për gjithë pasagjerët.

Në bord ndodheshin edhe disa nga njerëzit më të kamur në botë të asaj kohe.

b.m. / dita

3351721100000578-3547420-image-m-3_1461060535640

3351609800000578-3547420-image-a-12_1461060881973

3352F2DD00000578-3547420-image-m-11_1461060869218

3351645C00000578-3547420-image-m-10_1461060579872

March 9, 2018 15:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*