Fotot shokuese nga morgu, reagon IML: Trupat sistemohen në tavolina dhe në barela, kur janë shumë, vendosen me respektin më të madh në dysheme

November 22, 2020 09:35

Fotot shokuese nga morgu, reagon IML: Trupat sistemohen në tavolina dhe në barela, kur janë shumë, vendosen me respektin më të madh në dysheme

Pas fotove që qarkulluan në rrjetet sociale gjatë orëve të fundit, ka reaguar Instituti i Mjekësisë Ligjore. Në deklaratën për media, IML shpreh keqardhjen për publikimin e këtyre fotove dhe pranon se shpesh e ka të pamundur të sistemojë kufomat.

Në fotot e publikuara në rrjetet sociale duken trupa të personave që kanë ndërruar jetë të vendosur në dysheme.

Sipas IML-së, kjo ndodh për shkak të numrit të lartë të fataliteteve.

Në emër të institucionit dhe të stafit tonë, shprehim indinjatën për inskenimin e bërë me fotografitë që janë nxjerrë në media nga mjediset e morgut! Periudha që po jetojmë në punën tonë, ashtu si për të gjitha institucionet e ngjashme në spitalet e mbarë botës ka qenë tejet e mbingarkuar. Padyshim që morgu nuk bën asnjë përjashtim në pamundësinë për t’i sistemuar denjësisht të gjitha kufomat në mjediset frigoriferike në dispozicion, kur ka më shumë fatalitete”.

Në deklaratë, IML pranon se trupat e pajetë vendosen edhe në dysheme, “me respektin më të madh”, por ajo që paraqitet në foto është një inskenim keqdashës.

Kur jemi në pamundësi, ato sistemohen në tavolina, më pas në barela dhe kur ndodh që të jenë më shumë, vendosen me respektin më të madh në dysheme bashkë me sendet  vetjake të paketuara, pasi kryhen proceset përkatëse në pritje që t’u dorëzohen familjarëve. Por kurrsesi nuk është rrëmuja e paraqitur në fotot keqdashëse të shpërndara në media. Sendet personale që shoqërojnë trupat, janë veshjet e të ndjerëve, të cilat përbëjnë kujtime të çmuara për familjarët. Edhe logjika më elementare të thotë se ky është thjesht dhe vetëm një inskenim!”, thuhet në deklaratë.

Sipas IML, fotot kanë për qëllim të nxitin panik dhe të bëjnë pis punën e mjekëve.

Është e dhimbshme deri në neveri, që autori i fotove është kujdesur të kryejë një shërbim të porositur për të nxitur panik dhe nxirë bluzat e bardha të institucionit. Ne kemi njoftuar institucionet eprore për këtë operacion keqdashës dhe kriminal në raport me publikun dhe shpresojmë që fajtori të identifikohet e të vihet para drejtësisë”,- përfundon deklarata

Një nga fotot e shpërndara në rrjetet sociale

Një autor i njohur memesh në rrjete sociale, i quajtur Genci Sejko ka publikuar fillimisht në profilin e tij në FB fotot në të cilat shihen kufoma të shtrira në tokë.

Fotot janë përhapur me shpejtësi dhe reagimet kanë qenë të ndryshme.

Drejtori i morgut i kontaktuar nga media thotë se nuk është në dijeni të kësaj gjendje, por do të shkojë ta verifikojë sa më parë.

“Unë nuk e kam parë akoma por do vete ta sqaroj se më mori edhe dikush tjetër. Nuk e di çfarë të them. Do t’i shikoj ato të gjitha dhe të krijoj një bindje se ne vetëm 2 tavolina kemi aty, edhe 5 frigoriferë që mund të jenë, të tjerat janë të zëna. Atje po vete të shikoj gjendjen”, tha Bledi Xhemali.

Fotot mund të shihen duke klikuar KËTU (kujdes, pamje të rënda)

n.s. / dita

 

November 22, 2020 09:35
Komento

41 Komente

  1. Berati November 20, 22:26

    Megjithate Luli genjen.

    Reply to this comment
    • Gërdyli November 21, 11:08

      Sa shkoi ora xhaxho?

      Reply to this comment
      • Jasht bishtukët November 21, 12:08

        Po sa PS o teta. Kko gjë që dihet, herë tjetër mos pyet kot.

        Reply to this comment
        • Raimond vlonjati November 22, 02:33

          Keto pamjet ne Morg, nuk kane ndonje gje, sepse ne keto raste specifike,
          sic eshte Pandemia, ndodhin ne te gjithe botem

          Ne vendet Perendimore eshte me keq se aty tek ne ,

          Ndaj kjo gje nuk eshte per te diskutuar , dhe nuk tregon azgje,
          vecse situaten Pandemike ne te cilen jetojme ne dhe gjithe bota

          Reply to this comment
          • ..,.. November 23, 09:15

            Jo vetem kaq o rajmond vlonjati po ta pyesim spiropalin do thote qe me keto pamje behen edhe filma

  2. Drenova November 20, 22:32

    Te gjitha keto vdekje jane pasoja te diktatures komuniste,me kriminalen ne bote!
    Virusin e covid 19 e kane futur SIGURIMI I SHTETIT dhe kinezet,qe te diskreditojne demokracine e njome shqiptare!
    Por ne ne grope futemi vete dhe nuk dorezohemi te gjalle!
    Ne se je i vdekur nuk luan rol se ku te shtrijne : -Ne tavoline ose ne toke!

    Reply to this comment
    • Operacioni Zjarri November 20, 22:50

      Mos harro se patjeter duhet te kete dore edhe Enveri.

      Reply to this comment
    • Hallexhiu November 21, 00:17

      Bledar Mystehak Xhemal 55 dhe Ardit Sinamati dhe banda e tyre te dy pushta te PD fale pelivanlleqeve u bene rilindas ketu do e çonin morgun.Keta jane mostra qe kane shitur gjakun e njerezve.

      Reply to this comment
    • Antar i Vjeter i PPSH me ne krye shokun Enver Bastard Hoxha November 21, 03:35

      Sakt Drenova, ne te gjithe qe e kemi ruajtur teseren e Partise se Punes se Shqiperise keshtu mendojme. Truloqe te te gjitha vendeve bashkohuni, t’ia bejme nenen kapitalizmit gjakpires grabitqar. Takohemi tek selvia me nga nje kar-afil te kuq ne dore qe ta njohim njeri tjetrin.

      Reply to this comment
      • Bert Qumqakizi... November 21, 13:53

        Shokë e shoqe, fshatarë e katundarë, lopçarë e druvarë!

        Partia jonë heroike, e mbetur sot fare-fare fillikat, pa kokë, pa tru, pa shtyllë kurizore, me pantallonat gjithë arna por ama të hekurosura, e ka mbajtur dhe e mban gjithmonë portën hapur për sejcilin prej jush pa përjashtim.

        Partia e mban hapur portën vetëm për ju, se ju dhe vetëm ju jeni shpresa e saj e vetme. Ju dhe vetëm ju jeni pasuria e saj, ushqimi i saj, e ardhmja e ndritur e saj. Ju dhe vetëm ju jeni burimi i pashtershëm per partinë. Ju dhe vetëm ju verboheni nga dashuria për partinë deri sa rrotkarizoheni.

        Shokë, e di që e teprova tek tuk me ca reklama ala pëpëshëiste, por ma bëni hallall shokë, se e kam pak nga emocionet dhe pak nga nostalgjia. Janë emocione reale këto shokë, dhe jo so ato të shokut Salih në 2013-ën kur pasi eczdrypën me detyrim nga kali nxorri shaminë e qurreve nga xhepi per të fshirë gjoja lotët e krokodilit.

        Partia që thonë ju druvarë drenovarë është betuar sot para flamurit “rozë si flaka” se së shpejti do hapi një për një të gjitha dosjet e diktaturës, në mënyrë që t’i jepet fund njëherë e mirë shpifjeve dhe gënjeshtrave të pacipa e ordinere të kundërshtarëve të regjimit tonë të mrekullushëm.

        Regjimi inë shokë ishte shumë elastik, shumë njerëzor. Ai ishte regjim shumë i but…Mos e besonders po deshe po bash si m… ishte. Kush pretendon sd regjimi inë ishte i dhunshëm dhe gjakësor, ai gabohet rëndë po, po shokë, gabohet rëndë.

        Regjimet e tridhjetë vjeçarit të fundit shokë janë si nata me ditën me regjimin tonë paqësor, prandaj ashtu siç e tha dhe parafolësi, karafilat në dorë shtrënguar dhe ke selvia makar dhe ke selia. Ke kjo e fundit bile më mirë se atje na pret krahëhapur dhe ndonjë brekushexhi çorapekuq

        Reply to this comment
  3. Franci November 20, 22:57

    A e dini kush eshte Genc Sejko.Eshte nje cun i keq e i pabese, nje berishian i semure qe mbeshtet politikanet kriminele.Ne rrjetet sociale shume njerez i kerkojne publikisht te denoje fajtoret e vrasjes se 4 protestuesve ne bulevard apo per 26 viktimat e Gerdecit e ai nuk kthen pergjigje.

    Reply to this comment
  4. Dr Fisher November 20, 23:31

    Pèr asnjè arsye njerzore nuk botohen tè tilla foto. Pastaj mos harroni se èshtè si njè kohè lufte. Sali berisha i ka nxjerrè nga varri tè vdekurit e ju dramatizoheni nga ata qè covid i vrau?! Mos u shqetèsoni agjensia funerale do tè dijè si tè sillet. Duajeni njèritjetrin sa tè jeni gjallè se ata nuk ju ndjejnè, nuk dinè asgjè..

    Reply to this comment
  5. Zaho November 20, 23:37

    Hapni edhe arkivolet tani e bejuni foto …shkerdhata !!!

    Reply to this comment
  6. Filoeuropiani November 21, 00:04

    Duhet hetuar dhe nese jane te rreme Gent Sejko duhet futur ne burg.

    Reply to this comment
  7. Juli November 21, 06:13

    Mirë e ka ai i gjati, ruhuni ,vini maska,….
    Se ja cfarë ndodh.
    Por turp për ata që bëjnë politikë me kufomat

    Reply to this comment
  8. Xhejms November 21, 07:12

    Pse publikohen keto foto?! Nuk duhen publiluar foto te tilla. Ky eshte nje tmerr.

    Reply to this comment
    • Predator November 21, 09:49

      Tmerrin te.mos e bejne ata qe kane prodhuar nje realitet te tille, jo ata qe e publikojne e na hapin syte se c behet.

      Apo si struci ju.

      Fusim koken ne rere te moa shohim gje, pa bytha le te rrije jashte

      Reply to this comment
  9. Doni me per Belul Ramen? November 21, 09:58

    Doni fakte pra per ‘Shendetesine falas’ , ja faktet. Ja pra foto sa 1000 dengla te Manastirleshes dhe Ramkurves, shikojini o popull, plasini syte o qorra rilindjote!

    Reply to this comment
  10. Trol November 21, 10:04

    Bashes i duhen histori “babalesh” per te shpetuar koken nga historia e kasetes se zhdukur dhe bashkepunimii me Dik Martin. Thua te jete kaq i zgjuar , apo si i rekrutuar i merr udhezimet andej nga gelltiti corben e prishur dhe investohet ne dem te Kombit .

    Reply to this comment
  11. kasemi November 21, 11:15

    Keto qe botojne keto foto vetem njerez nuk mund te quhen. Te sqarohet mire problemi dhe te zhduken ato maskarenj qe bejne keto foto, se me shpejt. Emrat e tyre te behen publike qe te urrejne te gjithe qytetaret. Qelbesira.

    Reply to this comment
  12. eDRAMA November 21, 12:20

    Nuk e mbuloni dot bythen e zbuluar dhe plancin ne koke te qeverise Rames duke sulmu ato foto qe tregojne realitetin. Eshte surrati i qeverise ne ato foto, ai i verteti pa retushim mediatik dhe romuze te Ramuthit si gjeli maj plehut.

    Reply to this comment
    • Kris 1 November 21, 13:30

      Shteri esht katandisur keq kur nuk ka pare per te blere qese plastike per kufimat e jo me per frigorifere.
      Une esoj Erbyth TV qe na jetp cdo mengjez lajme te gezuara
      Deputeret moren dietat.Kryeministri beri kosh diten se naten i ben se i ben;u restuarua vila e Encerit per Enveret e rinj dhe qesh i lumtur nfa shakate e skendereut me Mamicen e bukur

      Reply to this comment
      • eDRAMA November 21, 18:12

        Ashtu vertet, me dhimbje duhet pranuar. Dhe ne kete kohe kolere, pak humor me Spiropalica e Mamica, tamam humor i zi.

        Reply to this comment
  13. Kater snajper dhe une ne dritare do hapnim zjarr November 21, 13:55

    Nje kufome me duket si mumja sali,tjetri si arian cani dhe jul deda.
    Edhe sikur te jene ne Shqiperi,nuk eshte ndonje cudi per kete vend kriminelesh qe vrasin ne gerfec dhe ne mes te bulevardit dhe cdo gje u duket normale dhe kercenojne per vrasje te tjera…
    I harruat pamjet nga usa e zhvilluar qe te tmerronin apo ate varrezen e perbashket ne new york…

    Reply to this comment
  14. Gzim Kulufi November 21, 15:57

    Ua thashe qe dje, apo pardje, se ne morg ka shume te vdekur, pra ne kete rast fjalet e Lulit nuk ishin genjeshtra, por, e para -edhe kete ua thashe- duhen bere analiza bakteriologjike dhe jo vetem ato te mushkrive, dhe e dyta -thashe- kjo gjendje nuk duhet kthyer ne debat politik. Ne te ardhmen Lulua dhe Edua le te grinden sa te duan, por tani gjendja kerkon impenjim real e konkret. Zenie dhe sharje ne keto momente bejne vetem idiotet!

    Reply to this comment
  15. mirel November 21, 15:59

    Spitalet kane vetem dy tavolina morgu dhe kazane teper moderne e evropiane per sterilizmin.
    He mo, PiSat e Ramut kurves, ku shkojne leket e buxhetit, per bojera dhe per PPP?
    Po Unazen dhe Astirin qe nuk po gjejne fundin e vjedhjes, si i behet? Qindra miliona te zhdukura per rruge qe nuk mbarojne kurre dhe prape i kalojne neper private per menaxhim, me leket tona.
    E rropen buxhetin e shtetit dhe nuk kane dy tavolina morgu.
    Dhe njerezit nuk shokohen sesi vidhen dhe lihen te gjallet te ngordhin, por tmerrohen nga te vdekurit ne dysheme.
    Kane vdekur, o milet budalla. Nuk kane as ftohte, e as u dhembin eshtrat me.
    Shikoni te rroni si njerez sa jeni gjalle, se po ju katandis Ramuti si skllever pa te drejta.

    Reply to this comment
  16. Erdogan November 21, 17:28

    Keto foto duhet te botohen se tregojne qe Njerezit nuk jane si kafshe.
    Cdo te thote kjo,2 Tavolina dhe 5 Frigorifere kemi?
    Po te jene Nenat tuaja apo Baballaret keshtu do i “nderonit” per ne banesen e fundit?

    Reply to this comment
  17. Gzim Kulufi November 21, 17:46

    Paska humbur komenti im gjate rruges? E mire, te pakten doli ai para 1-2 ditesh per kete problem!

    Reply to this comment
  18. Lili November 21, 20:53

    Kemi qeverine qe kundeset per gjithecka kemi spitale si n’evrope, prandaj qeveria nuk u kujtu , edhe pse patem nje termet per me na vu mendet ne tru se duhen disa gjera, Nuk u kujtu se duhet jo vetem per spitalet evropiane po edhe per morgen me u kujdes!!
    5 te vdekuri mundemi me mbajt ne nje kryeqytet!!! Cka thot lali Eri qe do gjithe Shqiperine ne Tirane?! Kujeset shume mbas femijet ai me pedofilet e tij, nuk mendon per morgen qe i duhet kryeqytetit!

    Reply to this comment
  19. Studentiw November 21, 21:54

    Ne rimorkjo u futen ne amerike ne spitalete New yorkut dhe su ndje njeri dihen kapacitetet

    Reply to this comment
  20. Doda November 21, 23:59

    Pu pu pu pu nje bataljon komente qe nuk e rruajne qe te vdekurit jane pertoke po shqetesohen kush i fotografoi. Edhe kerkoni lexues, po ju i shkruani dhe lexoni vete mo te gjitha

    Reply to this comment
    • Qyterar i zakonshem November 23, 09:50

      Po pse more “Dode” te vdekurit andej nga fshati juaj nuk i varrosni ne toke ? Te VDEKURIT ne toke do te vendosen se keshtu e ka caktuar Zoti. To ti kthehen dheut nga i cili jane bere . Dhe kane te drejte disa komentues qe thone “njeriun tend respektoje sa eshte gjalle , mbuloja krahet, kujdesu qe te mos ftohet, jepi nje çaj te nxete pa kur te vdesi ne daç hidhi batanije kraheve ne daç jo sepse nuk e gjen gje nga e ftota. Hajt tung.

      Reply to this comment
  21. edi November 22, 09:26

    Drejtori i morgut nuk dinte gje se çfar ndodhte ne morg ! Per çfar paguhet nje drejtor morgu me vetem 5 frigorifera e 2 tavolina dhe nuk di gje.

    Reply to this comment
  22. MeteH November 22, 13:56

    Duket qarte ne ato foto se IML me sa “respekt te madh” i mbakan kufomat poshte barreles me rrota!
    Te pakten ti kishin thene Kryeministrit kete menyre “respekti’ per kufomat qe mos kercente perpjete duke mohuar sic e ka zakon sefte traplliqet e qeverisjes tij.

    Reply to this comment
  23. 1 zyrtarisht i vdekur 18.000€ 1 i prekur me cv.19 ..3.000€ November 22, 17:58

    Vetëm mos na Shani Rripjeëljen Spiropallën Rracakarinkollin Saliun Meten Monën Lylin pa çja q! rrobt kufomave dhe ne tortuar do ti lëmë vetem AMAN mos na shani PARTITE POLITIKEN aman…pa kufomave ne P….sëmës
    Të rroje Partia
    Të rroje Populli bq shqiptar!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim