FOTO: Turistja angleze bën tatuazh në trup afreskun e Vlorës

July 31, 2018 14:55

FOTO: Turistja angleze bën tatuazh në trup afreskun e Vlorës

Turistja angleze dhe dashamirësja e shpendëve Znj. Sheila Phyall është frymëzuar nga afresku më i madh i Ballkanit, i njohur si “Sjellësi i Pranverës” që gjendet në qytetin e Vlorës dhe e ka riprodhuar atë si tatuazh në trupin e saj.

Afresku “Sjellësi i Pranverës” është realizuar nga PPNEA dhe BSPB në kuadër të projektit “Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave” në vitin 2016 dhe ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për ruajtjen e kalit të qyqes në vendin tonë – raporton Dita.

Afresku, përmban dy elementë kryesorë: kalin e qyqes dhe qyqen dhe është realizuar në formë të tillë që të shprehë një legjendë të hershme të popullit tonë që i ka dhënë edhe emrin këtij lloji.

Në prag pranvere të dy këta lloje kthehen nga shtegtimi në të njëjtën kohë dhe mendohej se qyqja, një shpend më i vogël, kishte nevojë për shpinën e një shpendi të madh dhe të fuqishëm si kali i qyqes për t’a sjellë nga territoret e shtegtimit.

Sheila Phyall është shprehur se këtë xhest e ka kryer ndikuar nga frymëzimi që i ka shkaktuar afresku i Vlorës dhe në shënjë mbështetje të fortë të veprimtarisë që po kryet për ruajtjen e këtij lloji si dhe për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut të gjerë jo vetëm për ruajtjen e kalit të qyqes por biodiversitetit në përgjithësi.

b.m. / dita

 

July 31, 2018 14:55
Komento

3 Komente

  1. koment July 31, 15:37

    legjende interesante sjelle ne jete nga afresku i madh sh. i bukur

    Reply to this comment
  2. Arben July 31, 22:25

    ka patjeter lidhje me faktin qe eshte zona e deputetllekut

    te lidrit botror

    Reply to this comment
  3. shqip August 1, 09:09

    Vetem te huajt mund te na bejne qe te kuptojme se cfare emrash domethenes shpendesh kemi ne, dhe e vetmja menyre eshte qe te bejne dicka qe na godet fort vemengjen e fjetur. ata po na njohin, ne s’po e njohim veten.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*