FOTO: Ushtarët grekë duke vallëzuar përballë helmetave të italianëve të sapovrarë në Shqipëri. Publikohen pamje të rralla nga lufta italo-greke

December 26, 2020 23:00

FOTO: Ushtarët grekë duke vallëzuar përballë helmetave të italianëve të sapovrarë në Shqipëri. Publikohen pamje të rralla nga lufta italo-greke

 

Nga Armand Plaka

Botuar në DITA

 

Lufta italo-greke, veç të tjerash studiohet edhe për faktin se skenë e zhvillimeve të saj u bënë pikërisht vendbanimet e një vendi të tretë, i cili u fut në këtë luftë me pahir, çka i dha shkas shtetit fqinj të formësonte e të justifikonte veprime të mëvonshme politike, juridike, diplomatike e ushtarake, që lidheshin drejtpërdrejt më këtë akt.

Nuk dua të zgjatem shumë në lidhje me informacione të zgjeruara e data historike që përshkruajnë etapat dhe betajat e kësaj lufte, çka tashmë dihen gjerësisht, por vetëm të paraqisja kltu në DITA disa foto historike, me shumë gjasa të pabotuara më parë, që ilustrojnë momentin e avancimit të trupave greke në Shqipëri, thirrjet që i drejtoheshin popullsisë shqiptare, si dhe perceptimin e objektivave greke në lidhje me Shqipërinë në kapërcyellin e viteve 1940-1941.

Në një thirrje publike që gjendej e ngulur në muret e ndërtesave në jug të Shqipërisë, shkruar në një shqipe shumë të pastër (në dialektin toskë) marrë nga arkiva e Institutit LUCE në Romë, vetëm pak kohë pasi kishte nisur konflikti, më konkretisht shkruhej:

Vjeshtë 1940- Faksimile e thirrjes greke ndaj popullsisë shqiptare për t’iu bashkuar frontit anti-italian. Marrë nga Arkiva e Institutit LUCE.

Shqiptarë,
Italjanët duan të ju nxisin të përdhunoni tokën greke dhë të ju nxisin të luftoni kundër ushtarit hero grek. Ribelohuni të gjithë dhe bashkoni armët t’uaja me armët t’ona dhe kemi për të hedhurë lark Shqipnije fazhizmën e Mussolinit.

Shqipnija ka qenë kurdo krenare e lirisë së saja dhe Greqija kurdo e ka respektuar dhe sot rreziku është i përbashkët përse Mussolini dhe Hitler duan të bëjnë popujt e Ballkanit shërbëtorët e interesave të tyre.
I vetmi popull që ka dëshmuar në çdo çast miqësinë e tij për popujt ballkanë është populli i madh anglez që lufton pa reshturë për të shpëtuar qytetnimin.

E gjithë Greqija është e mbledhurë pas Mbretit të saj dhe italjanët sigur do të munden nga heroizma jonë dhe ju shqiptarë do të nimoni ne për të i a arrijtur fitores që ka për të lejuar dhe juvet të jini të lirë sikundër keni qenë për njëzet vjetë.

Poshtë Fazhizma!
Poshtë Nacjonalsocjalizma!

Dihet se avancimi i grekëve në pranverë të vitit 1941 në territorin shqiptar, ishte shumë i shpejtë dhe i zgjeruar, para se në lojë të hynin gjermanët që do të pushtonin shumë shpejt Jugosllavinë dhe Greqinë, duke rifutur në lojë Italinë.

Në këtë kuadër, po sjell edhe disa foto të tankeve greke (shihen qartë edhe mbishkrimet në greqisht) në zonën e Pogradecit, si dhe disa foto të tjera nga Korça (ku shihen ushtarakët grekë ndërsa mbajnë një fjalim me tone trimufuese para Bashkisë së qytetit), por edhe robër lufte nga të dyja palët ndërluftuese në territoret shqiptare.

Sipas historianes britanike, Miranda Vickers: “Opinioni publik shqiptar në fillim e festoi triumfin e Greqisë ndaj Italisë, por qëndrimi i tij ndryshoi kur Athina nisi të tregojë hapur synimet e veta për të aneksuar Jugun e Shqipërisë”.

1940-1941: Robër grekë të luftës, të detyruar të përshëndesin liderin e fashistëve, në muret e Kalasë së Gjirokastrës. Marrë nga arkivat italiane

1940-1941: Robër grekë të luftës, të shoqëruar nga një prift orthodoks duke kaluar nëpër qytetin e Gjirokastrës. Marrë nga arkivat italiane

1940: Robër italianë të luftës, shoqëruar nga ushtarët grekë pas betejës së Këlcyrës në territoret e pushtuara shqiptare. Marrë nga arkivat greke

Dimër 1940-’41: Formacione ushtarake greke në territorin shqiptar pas fitoreve ndaj italianëve, duke paralajmëruar marshimin deri në Tiranë. Foto është marrë nga arkivat greke. Botohet për herë të parë

Bashkisë së Korçës duke festuar triumfin ndaj italianëve. Foto është marrë nga arkivat greke. Botohet për herë të parë: Armand PLAKA © të gjitha të drejtat të rezervuara

Dimër 1940-‘41: Ushtarë grekë duke vallëzuar rreth një turme helmetash italianësh të vrarë në territorin shqiptar. Marrë nga arkivat greke

Pranverë 1941: Tanke greke të dëmtuara e të kapura më pas nga italianët pas tërheqjes së grekëve në zonën e Pogradecit. Marrë nga arkivat e shtetit italian

Shkatërrimet që la pas lufta. Pas tërheqjes së grekëve, italianët rikthehen sërish në territoret shqiptare në kufi me Greqinë. Duken qartë se shënimet dhe emërtimet e dyqaneve duhej të ishin në italisht. Marrë nga arkivat italiane

 

——

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

December 26, 2020 23:00
Komento

55 Komente

  1. Arben July 28, 11:32

    LUFTA MBAROI DHE SHQIPETARET IKEN NGA VASALITETI ITALIAN PER TE RENE NEN VASALITETIN SLLAV.

    TE TJERAT GJYKOJINI VETE.

    Reply to this comment
    • mirel August 11, 23:26

      Per cilet shqiptare e ke fjalen Arben, per ata qe shkuan ne Jugosllavi?
      Se forca te armatosura jugosllave nuk ka patur ne regjimin e Enver Hoxhes. Zogu po qe i pruri bashke me malazezet e Esat Pashes.
      Mos po ankohesh qe iket nga pushtimi serb?

      Reply to this comment
      • Arben December 27, 09:35

        Nuk kishte nevojë për forca të armatosura fare. Enver Serbin e kthehu allbanine në një burg të madh për allbanezet, nuk ishte nevoja për gjë tjetër. Allbania do ishte si shtet, përcaktuar me 1913, po nën vasalitetin skllavërisë sllav. Të tjerat fjalë boshe

        Reply to this comment
        • Nardi December 27, 12:26

          Arben. Enveri nuk ka qene asnjehere serb. Sepse as serbet nuk e deshen. Gjate luftes politika jugosllave ishte te mos popullarizohej PKSH dhe as Enveri. Por eshte propoganduar Koci Xoxe.
          Ne mbledhjen e Beratit ne Nentor 1944, Jugosllavet e eleminuan Enverin. Por ai u tregua i forte dhe arriti te dale ne krye.
          Duke qene se Enveri asnjehere nuk i ka dashte serbet, vetem 3 vjet pas luftes ai u prish me ta dhe i shporri nga Shqiperia.
          Lexoje mire historine, Beni.

          Reply to this comment
          • Remo December 28, 03:28

            [email protected]
            Lere “Arbenin” ai nuk e ka hallin tek sllavet apo komunizmi, ai qan Bab Dovletin Turk (1913)
            Ai nuk ka gjak Shqipetari edhe pse shkruan Shqip! Une cuditem se si i ka lene mbrapa qenie te tilla Enveri!
            Ai nuk e njef as diten e Pavaresise!
            Eshte prodhim jashte serie e karte e djegur me kohe!
            Eshte nga ata mjekercjapet trecereksha!

      • msuse merita December 28, 09:45

        mirelo, kishe dy jugosllave ti ketu qe i luanin fene E.H. -se e skishte nevoje per ushtare. lexo pak me shume heres tjeter

        Reply to this comment
        • mirel December 29, 16:50

          mutsuese merita, me dy ushtare ballistet bejne namin, po te duan e clirojne Shqiperine, Greqine dhe Jugosllavine bashke, cope debile

          Reply to this comment
    • Besniku December 28, 17:43

      Ti Arben shiko ndryshimin e madh ndermjet ne shqiptareve dhe grekeve.
      Asnjehere shqiptari nuk ben ate qe ben greku , qe kercen rreth armiqve te vdekur..
      Po ti nuk je shqiptar se po te jesh do ta dish mire kete

      Reply to this comment
  2. demo July 28, 13:31

    Me ke turbulluar ujin-i thoshte ujku qingjit,-prandaj do te ha!
    Fill pasi forcat kryengritese shqiptare shpartalluan ushtrine turke ne betejat e Kacanikut dhe Cerrnaleves,Greqia,Serbia dhe Mali i zi i shpallen lufte Turqise,por pushtuan Shqiperine.
    Nga territori i Shqipoerise se pushtuar qe ne 1939,Italia fasjhiste sulmoi territorin e shtetit Grek.Fill pas kesaj Greqia shoviniste i shpalli lufte Shqiperise dhe pushtoi jugun e Shqiperise.
    Nga territori i Bullgarise Gjermania naziste sulmoi Greqine,por Greqia shovinisto-monarkiste u be me hitlerjane se Gjermania,hoqi breket,nxorri prostitutat per te zbutur djaloshet gjermane.Bullgarise nuk i vendosi ndonjehere ligjin e luftes,pamvaresisht se Shqiperia dhe Bullgaria ishin ne te njejtin pozicion.

    Reply to this comment
  3. demo July 28, 17:58

    lshoje te shkreten se u mbushen 12 ore.

    Reply to this comment
  4. ducja July 28, 22:07

    demo nga devolli je me te vertete I madh. E njeh historine si rralle ndonje tjeter

    Reply to this comment
  5. SS August 11, 19:41

    Historikisht ven bordello kemi qene ,pushtuesit sa kan c’fyre epshet ,jane larguar ,me mbishkrim ”kethehemi se shpejti ” Vetem Enverin do ta kujtoj ,dhe do te mburet historia ”Tani ka zot Shqiperia ”

    Reply to this comment
  6. Alban Hamzai August 11, 22:05

    Demo! Urrejtja qe ke nuk te le te pranosh realitetit .Ushtria greke shpartalloi fashistet italiane dhe kjo ishte fitorja e pare e koalicionit antifashist .Dhe per te pushtuar Greqine fashisto-nazisteve ju eshte dashur mbi 200 dite luftimesh (nga sulmi Italian deri ne pushtimin e Athines nga gjermanet ).Dhe heronjte greke te vijes se fortifikuar Metaksa ishin te paret qe shpartalluan gjermanet dhe ata u dorezuan vetem pasi u thye fronti jugosllav dhe gjermanet hyne ne Greqi nga Epiri.Dhe per trimerine e treguar ushtaraket greke ,per here te pare dhe te fundit ne Luften 2 Boterore ,u lane te lire nga gjermanet si respect per trimerine e tyre sa Churchilli tha shprehjen e fameshme :Deri tani thonim se greket luftojne si heronj,tani do te themi se heronjte luftojne si greket” . Ishte fitorja greke qe ndryshoi rrjedhen e Luftes 2 Boterore ,pasi vonoi gjermanet te sulmojne BRSS .Per kete lexo deklaratat e Stalinit,Zhukovit,Roosveltit,De Golit ,Churchillit,etjetj. Por po te shkruaj vetem nje pjese nga fjalimi I Hitlerit (ekziston I regjistruar)ne Rajhshtagun gjerman ne maj 1941 : “…Drejtesia e historise me detyron te shpreh se ,nga te gjithe kundershtaret tane me te cilet u perballem,vetem Ushtari Grek LUFTOI ME HEROIZEM TE LARTE DHE VETMOHIM …”.Mbase z.Demo mund ti kesh lexuar ose degjuar keto fakte historike dhe urrejtja te detyron te shkruash budallalleqe ,por ata qe do lexojne budallalleqet qe ke shkruar do te kujtojne se kaq di e kaq shkruan.Prandaj heshtja eshte me e pershateshme .

    Reply to this comment
    • AXIOS ! August 12, 11:42

      Ja edhe beqiri i Janullkes……

      Reply to this comment
    • agon August 12, 12:07

      O Hamza se e paske gjetur dhe emrin te sakte per veten sepse si ai po sillesh per ke grek e ke fjalen per ata qe skane asnje ndryshim nga shqiptaret po sa shpejt bini preh e percarjes o budallenj ne ballkan popullsia dermuese eshte ajo me preardhje ilire qe do te thote qe te ashtuquajturit Glaukanjan (emrin Grek ja u kane vene romaket popullsive ilire te ballkanit arsyeja, kur ata zbriten per here te pare ne ballkan zbriten ne nje vendbanim ilir qe quhej Glauk para Korfuzit, latinet nuk i thone dot dy zanore ose bashketingellore bashke keshtu qe Glauk u be grek) tani kaq budallenj paskemi qen ne pasardhesit e ilireve qe per pak kapadaillek te vrasim njeri tjetrin e te shkaterojme vetveten …. keshtu qe ata heroj qe thua ti jane te te njejtes popullsi ilire, gjermanet jane nje komb i madh po kur vjen puna per historine kane qen dhe jane ngaterruesit me te medhenj me qellim ose pa qellim se di ai Otoja na i ka fajet donte te krijonte nje “komb te ri” duke manipuluar historine budallai, e ngaterroi gjithe ballkanin edhe sot 200 vjet pas vdekjes se tij ballkani eshte akoma ne lufte … edhe pse eshte vendi me i begate ne bote … po te mos ishin perzier ata si me Oton ashtu dhe me careshen me preardhje gjermane ndoshta sot sdo kishim kete coptim te ballkanit ….

      Reply to this comment
    • xxx August 12, 22:13

      Alban Hamzai mburrja te detyron qe te thuash budallalleqe?Persa i perket fushates ushtarake italiane ,greket ja dolen ti thyejne italianet mburravecer.Por edhe per kete ishte vendimtare mbeshtetja logjistike dhe taktike e britanikeve.Ndersa persa i perket sulmit dhe pushtimit gjerman gjerat ndryshuan ne menyre dramatike per greket.Operacionit “Marita” i mjaftoi koha 06 prill-30 prill 1941.Gjermania sulmoi me armaten e 12.Sulmi nisi nga bullgaria me 6 prill duke goditur vijen mbrojtese Metaxas e cila mbrohej nga 540,000 trupa te ushtrise greke.Ndersa goditja tjeter u be nepermjet jugosllavise ,maqedonia e sotme, drejte kosturit dhe e e vetmja rezistence e forte u be pikerishte ketu ku gjermanet munden ti thyejne vetem ne 11 prill.Kjo linje mbrohej nga ushtrita aleate ose sic quheshin Forca W,dhe ketu treguan heroizem forcat neozelandeze .Forcat aleate kishin ne perberje 60 000 trupa,britanik,neozelandez dhe polak.Ndersa forcat greke le vijes mbrojtese metaxas u thyen ne daten 7 prill,pra nje dite pas sulmit,Dhe vetem 10 dite mbas sulmit gjeneralet grek filluan te dorezoheshin pa kushte .Te gjitha te tjerat me vone jane statistika te luftes ,ku rezultati i i operacionit “Marita” ,gjermania 1533 te vrare dhe 3362 te plagosur ,ndersa greket dhe aleatet 15 700 te vrare ,te plagosur dhe te zhdukur,dhe 220 000 rober lufte. Dhe sa per dijeni pushtimi i greqise nuk ndikonte ne balancen e luftes se dyte boterore.Ketu fillon dhe mbaron njekohesisht lavdia greke qe sinqerisht meriton respekt per kete pjese lufte ,ndersa me vone te vetmet trimeri qe kane bere eshte ajo duke u rene ne qafe shqiptareve.

      Reply to this comment
  7. **** August 11, 23:30

    Hajde Hamza hajde.. ky paska cituar pikerisht vargjet e arta per Greqine

    Reply to this comment
  8. demo August 12, 00:30

    Luftetaret me trima te Greqise,jane Kretasit.
    Gjermanet e pushtuan Kreten per 8 ore vetem me desante ajrore.
    Greket kan bere heroizma me grate dhe femijet e Camerise,se burrat kishin shkuar ne Konispol t`i zinin prite gjermanit.

    Reply to this comment
    • Shpellari December 27, 01:29

      Kam qene ne Krete dhe e kam degjuar nga vete kretanet e mire. Ne fillim gjermanet derguan vetem nje regjiment desantesh dhe greket me anglezet i eleminuan por kur erdhen heren e dyte e mbuluan vendin me parashuta. Anglezet u larguan pwr ne Egjipt akoma pa zbarkuar gjermanet. Pastaj thoshin greket erdhen ketu ne fshat dhe na thane se nese me vrisni nje ushtar do te vrasim 10 greke. Aq qe lufta. Po me bukura greket thoshin se me mire qe erdhen gjermanet se na hapen syte. Ne fshatin tone thoshin ishte vetem nje rruge e ngushte saqe kur kembeheshin dy vete duhet te ktheheshin ne brinje. Gjermanet me buldozere i hodhen poshte gardhet e ndertuan rruge per makinat. Kishte edhe nga ata si Hasani qe i binin gjoksit se sa shume kishin luftuar kunder gjermanit por ata qe i njihnin talleshin. Ka pasur edhe atje Kinemaja Greqia e Re

      Reply to this comment
  9. Guri i Kamjes August 12, 11:28

    Fotoja nr. 1 qe eshte e njejta me foton nr. 2 duket si e manipuluar. Kete dyshim e shton edhe fakti se flitet per oficere greke duke festuar triumfin ndaj italianeve me 22 nentor 1940 ne ballkonin e bashkise, Korçe. Ballkoni ne fjale nuk eshte kurrsesi i bashkise. Ai ngjet me nje godine fshati. Bashkia e qytetit ka qene madheshtore. Eshte pikerisht godina ku sot perdoret po si bashki.

    Reply to this comment
  10. Guri Naimit D.(Dh Xh) August 14, 17:45

    Sa kemi per te treguar;per krimet e pushtuesve greke?!

    Armand Plaka faleminderit, qe na sjell ato vite te dhimbeshme pushtimi, me emrin”Lufta Italo Greke 1940-41″, po une do ju kujtoja ate sulmin GREK te 1913-14 ne juge te shqiperise, sa shpallur PV, e atdheut tone. Masakrat e tyre, kryefjale ato, nga Dangellia ne malet e Korces e Skraparit pa harruar Gjirokaster -Tepelene,. Me dhembe dhe sot une 83 vjecar,kujtoj renien e gjyshit Kapedan Jano P.Xhoga Zavalani.rene ne pritie me arme,krah Papa Stath Melani, Nendor 1913,atje tek “Ura e Dashit”mbi Lumin.Lengarice,mes Dangelli- shqerise..Keq me vjen,si kam bere as varrin Monument . Faleminderit Qarkut Gjirokaster ,nderuar me titull “MIRENJOHIE”ne 100 vjetorin e reniesme 2013-te..
    Foto te ketyre krimeve do doja,i nderuar Armando Plaka.Faleminderit sa beni.
    Kujtesa e dhimbieve duhet ruajtur.
    Guri naimit D.

    Reply to this comment
  11. Piro December 27, 00:18

    Alban Hamzai,
    Lexo historine dhe do te shohesh se 7 divizionet gjermane qe pushtuan Greqine brenda tre ditesh nuk gjeten asnje rezistence. Gjermanet “marshuan” e jo luftuan ne Greqi.
    Kreten e moren vetem me 350 parashutiste me ne krye Max Schmeling-un, kampionin gjerman te peshes se rende ne boks qe kishte mundur ne 1938 kampionin e meparshem, zezakun Joe Louis-in.

    Reply to this comment
    • Nje shqiptar December 27, 15:19

      Piro, beteja e Krets eshte nje faqe e lavdishme ne historine e GREQISE. Edhe sote banoret e Kretes e tregojne me krenari mbrotjen e vendit nga pushtimi nazist. Kreta ishte copa e fundit e Greqise qe u pushtua nga gjermanet dhe kete e beri me humbje te medha.
      Kreta eleminoi pothuajse tere parashutistet gjermane te sulmit te pare. Eshte fakt historik qe greket, banore,te Kretes, me nje pushke se bashku me trupat britanike, vrane me qindra parashutistesh gjermane. Pas humbjeve te medha ne Krete , gjermanet nuk perdoren asnjehere gjate luftes se dyte boterore, sulmet me parashutiste.

      Reply to this comment
  12. maks December 27, 08:19

    Ky armand plakas si shume i entuziazmuar nga keto fotot.Tash qe edhe deti i falet grekut ja vlen me kasi fotografi te perkujtojsh lavdin gerke.Per nostalgjiket e gerqis Good work?

    Reply to this comment
  13. demo December 27, 08:45

    O Plakalli sulova!
    Kur fshatari meson alfabetin,,i thote te jatit analfabet:-Baba !Une cpika shkrimin!
    Keto foto jane botuar me pare.
    Jane botuar edhe ne kete gazete,,edhe ne gazeten Tema.
    Redaksia le te shohe Arkivin.
    A.Plaka ka zbuluar rroten.

    Reply to this comment
  14. Igor December 27, 08:52

    Or injoranta Greqija luftoj me Italine per interesat e veta dhe jo se donte ta ndihmonte Shqiperine qe te clirohet nga fashisti Italjan,dhe ju or injorante i dhat lejen per varezat,i dhat lejen per kishen ortodokse,gjuhes Greke etj,etj dhe sot komentoni pa lidhje,Shqiperija esht toke Shqipetare dhe jo Greke por ju budallenje ja falet detin ,ja falet Shqiperine e jugut etj askush nuk u cua ne kenbe te organizoj nji demostrate per keto ndodhje.

    Reply to this comment
  15. historia perseritet December 27, 09:04

    Ja pra, fiks vallja qe e vune te kercente Ditmir Bushatin atje ne Krete kur qullosi marrveshjen e fshehte te faljes se 12 miljeve detare Greqise, nderkohe qe ketu ne Shqiperi Rama e mediat pas bythes tij vazhdonin potpurine e shitjes 6 milje det nga Saliu

    Reply to this comment
  16. Paul Tedeschini December 27, 09:39

    SHIKOJENI FOTOGRAFINE:

    “Dimër 1940-‘41: Ushtarë grekë duke vallëzuar rreth një turme helmetash italianësh të vrarë në territorin shqiptar. Marrë nga arkivat greke.”

    INTERESANT, grekt vallzojne njisoj si JUGU i jone.

    Reply to this comment
  17. Erdogan December 27, 11:23

    Greket,Epirotet,te ashtuquajturit Arvanitas luftuan per clirimin e Vorio Epirit te Kastriotit nga Fashistet armiqte e Pirros se Epirit qe kane edhe sot te pushtuar per te cilen luftuan Magna Grecian.
    Bile Hamzate,Sulejmanet,Qemalet qe ishin dhe jane bijte e 39 Vezireve Dhjetra Pashallareve Qindra Bejlereve,Mijera Hoxhallareve,Dervisheve etj kane patur Ndergjegje Osmane.
    Ndryshe nuk kishte aresye te shkonte dhe te luftonte per Sulltanin Deputeti i Parlamentit turk Ismail bej Vlora Frashellinjte,Hasanet etj.
    Po kur thone njethundraket Arnaute qe jane “Epirote” dhe “vellezer” me te ashtuquajturit Arvanitas qe kane per Hero Jeorgios Kastriotis!
    Ju jini kanceri i ketij Kombi te Lashte dhe nuk e kuptoni.

    Reply to this comment
  18. Remo December 27, 12:51

    O Paul shkerdhata!
    Jugu di te vallezoje e di te luftojne!
    Shqiperia u gjend ne ato kondita nga aventurieret Marka Gjoni, Sh.Verlaci,M.Kruja, e shume si keta burra te pa dinjitet. Greqia ka bere luften me heroike kunder Italise dhe ky eshte fakt! I degjeneroi por avancimi ne token Shqipetare solli edhe fatkeqesi per vendin tone. Kapricot e Musolinit qe donte te tregonte forcen ne Ballkan detyruan Gjermanet te nderhynin per te shpetuar nderin e “boshtit” …..
    Edhe ne Afrike shkuan po ne ndihme te tyre qe luftonin akoma me armet e L1B, duke braktisur operazionin “luani i detit” per invasionin e Anglise! Nderhyrja kunder Greqise nga Gjrmanet ne dy krahe ka qene brutale dhe e pa rezistueshme e me shume se kaq ata siguruan edhe linjen hekurudhore qe conte nga Europa qendrore ne Pire e masandaj si pike furnizimi per me larg, ne Afrike! Po ashtu edhe si pozite gjeografike per te kontrolluar mesdheun qe brekeulurit Italiane nuk ishin ne grade qe ta benin!
    Tani o shkerdhata Paul, nga Jugu nisi edhe lufta guerrile Shqipetare me njesitet e para partizane qe me vone u konkretizuan ne nje ushtri te vertete e mori pak nga pak nen kontroll territorin e vendit per te vazhduar me vone ne ndjekje te Gjermaneve, Prek Caleve, Muharrem Bsjraktareve,Marka Gjoneve etj, deri ne brendesi te Jugosllavise!
    Te kthehemi ku ishin: cfare picken e sat’eme te mundon ty ketu?!

    Reply to this comment
    • V-L December 27, 16:58

      Remo, lexo pak XXX, i ke aty te gjitha informatat per heronjte greke qe trima u bene me grate e femijet shqiptare.

      Reply to this comment
    • o Gomar December 29, 17:29

      Remu… shqipfolsi.
      Nuk i di historite sakte, prandaj je i manget ne te menduar.
      Guerrilet sllavo-komuniste shqipfolse perdoren tradhtare kundrashqipotare shqipfoles si ty qe i sherbyen serbeve e grekeve. Nese do ishin shqiptare sllavo-komunistet e tuaj atehere do kishin shkuar te lironin Çamerine, or m..t.

      Reply to this comment
      • Remo December 30, 13:03

        Mire o Kerric gomari!
        Ti qe e di perfekt historine, na thuaj se perse ata qe u nisen te benin namin ne Greqi, pra kemishezinjte dhe Shqipfolesit alla turka si Verlace e Mustaf kruja u kthyen me bisht nen shale nga “Campagnia Greccia”!!!!

        Futen ne telashe dhe Shqiperine e lere me te aneksonin Camerine! Ato jane kohe te shkuara e ndoshta i kane ngelur historianeve te meren me to por kur kerkoni te masturboni trurin, mos u lodhni te beni paralele te luftes partizane me ato enderra qe shikoni me sy hapur! Ajo eshte nje etape e lavdishme per ata qe e bene te tille, derdhen gjakun dhe cliruan atdheun!!
        Ata ja arriten, doni apo nuk doni, kokeulur e keni pranuar, por asgje nuk keni kurre per te kuptuar!
        E ne fund te fundit, kujt i plasi trapi!!

        Reply to this comment
  19. Nje shqiptar December 27, 14:46

    Asnje shqiptar, qe bente pjese ne dy batalionet shqiptare, nuk qelloi nje fishek kunder ushtrise greke, Ata u larguan te paret dhe menjehere nga fronti dhe jo nga frika por nga qe nuk ishin te motivuar te luftonin ndaj fqinjeve.nen urdherat e pushtuesit fashist. Greket luftuan me heroizem per mbrojtjen e vendit te tyre, ju lumte, por njekohesisht u sollen shume keq ndaj robereve italiane te cilet i pushkatuan dhe i dogjen.ne pirgje. Ne Tepelene banoret na tregonin me dhimbje e tmerr pushkatimet dhe djegien e robereve italiane nga greket. Kjo valle greke rreth hermetave italiane ngjan me vallet e njerezve primitive .

    Reply to this comment
  20. Paul Tedeschini December 27, 16:06

    O Remo shkerdhata!
    Mos del nga komenti im per anen folkloristike e te valleve popullore.
    Shifet kjart se grekt dhe jugu i jone, apo si te duash ti, jugu i jone dhe greket VALLZOJNE NJISOJ.

    Historine ta lè ty. Ha,ha,ha.

    Reply to this comment
  21. demo December 27, 18:29

    Si luftuan,,si nuk luftuan ne truallin shqiptar kunder Grekerve,si dezertuan me turp nen nen shembullin e majorit disfatist Spiro Moisiu,trupat shqiptARE qe u mobilizuan nga italianet,nuk e shpetuan dot ETIKETEN.
    Greket i quajne agresore shqiptaret edhe pas fix 80 vitesh..
    ARMIQTE E SHQIPERISE JANE GREKET DHE SERBET.
    Nuk na kane pushtuar territore,krahina,troje dhe Vendlindje,,as Italia,as Gjermania,as Amerika dhe as Kina.
    Vertet lufta Italo-Greke ishte lufte e Musolinit,por Armiqte greke ishin armiqte e shqiptareve.
    Edhe sot detin nuk po ta grabit Italia,pooor pikerisht Ay,
    fqinji i mire grek,qe ju merr sherbetore ne shtepi dhe ju paqllon gjinekat.
    As ka pasur as ka as do te kete miqesi me Greket.
    Jo automatiket e uzinave te enver hoxhes,por edhe guret e malit ju dyhen shqiptareve per tu mbrojtur nga grabitqaret greke.Kurre nuk do te kete paqe me grekerit.

    Reply to this comment
    • Kris 1 December 27, 19:30

      E filluan mw kenge e valle por lane kockat ne malet e gjirokastres,tepelenes,korces dhe pogradecit.Ca i hengri Musolini e mijra dimri.Perfunduan si lypes qe u mbajten me buke nfa shqiptaret.
      Tashti Xhacka eshte bere si gjenerale e usgtrise se vdekur greke.As te vdekur nuk i pranojne ne atdhe

      Reply to this comment
  22. LEXUES SHQIPTAR December 28, 00:15

    Ushtaret greke te vitit 1940 qe:
    -Qe u futen pa asnje leje brenda Sovranitetit Shqiptar;
    -Qe ngriten edhe flamuj te vorioepirit ne Qytetet Shqiptare;
    -Qe prej vitesh per te krijuar Varreza sa me te medha ushtaresh greke
    “te vrare” jane shkelur dhe jane perdhosur poshtersisht duke rrembyer
    skelete dhe kocka ne shume varreza dhe varre tona te vjetra shqiptare;
    Sot pas 80 vjetesh, duhet te ishin kthyer me kohe pikerisht andej nga
    erdhen dhe te prehen te qete ne P*DH te manas se tyre, [stin Elladha].

    Reply to this comment
  23. Remo December 28, 03:04

    O Demo per ku e ke nisur ate koment me ato tone aq bombastike!
    Majori Spiro Moisiu beri gjene e duhur qe nuk u be Lolo i Italianeve si Verlacet, Markagjonet,Mustafate brekeulur, me deshire e me zell si kurre nuk kishte ndodhur ne asnje vend tjeter, biles as me Etiopianet ne Afrike, te dorezonin flamur e mevetesine kombetare pushtuesit! Vetem Birat e Kurvave qe nuk jane Shqipetare por mbetje te otomaneve e kane bere! Ata qe kishin mohuar Gjergj Kastriotin dikur! Po’ keta muter me tituj “bej” qe moren gradat mbas Pavaresise edhe pse te tjere e kishin bere te mundur, nuk e lane te merrte nje here jete ai shtet por vazhdonin taktikat e dikurshme sic kishin bere me Babe Dovletin Turk, me ate mentalitet e me ato konjuktura Libohovat, Verlacet,Toptanet, Zogollet ashtu do te zvarriteshin…plehra ata dhe soji i ndyre qe kishin!
    Armiq o Demo jane te gjithe ata qe kane ardhur si pushtues, nga te paret Turqit qe ty veshtire se ti ze goja,e me radhe Greke,Serbe,Italiane e Gjermane, e me Muter akoma ata Shqip-foles qe jane bere leve e tyre, ne cdo vend te botes historia i ka hedhur ne kosh, tek ne i bejne Heronj! Vend cudirash! Nga ketu duket se cfare karakteri kemi e cfare Shteti dinjitoz kemi…
    Greket bene lufte heroike ne mbrojtje te atdheut te tyre dhe kete se mohon dot askush, jo si Zogolli qe ja mbathi per ne Greqi e pastaj tek vellai i tij mameluk ne Egjipt! Turpi i turpit i takon te parit atij si kreu i Shtetit dhe gjithe aparatit te mbrojtjes per tradhetine qe bene, po ashtu edhe qeverise pro fashiste qe e futi Shqiperine ne nje konflikt ku akoma sot ata na quajne vend agresor. Kur Italianet ngelen maleve me breke neper kembe, juve(ata) pro fashistet cfare bete per te mbrojtur popullsine civile mbasi lufta mori kthese tjeter? Po kete a e kishit bere llogari?! Kush i doli per zot vendit nga aventuarat tuaja(te atyre qe pergezon ti). Prisnit Gjermanet, harrova!

    I vetmi vend ne Europe qe akoma nuk perballemi dot me te verteten, mohoni qendresen e atyre qe paten guxim e gjak te merrnin armet, te benin ate qe munden te benin ne kushte te pa barabarta!

    More ti si djallin mund te shkruash brockulla te tilla pa pike sensi dhe me nje dashakeqesi shfrenuese, Pse?
    Keto jane shkrime si gazeta 55 e Fahri Balliut nje here e nje kohe

    Shtepive te te pareve te mi u eshte vene flaka dy here nga ata fashistet “clirimtare si i pershkruan ti” dhe llumi ballist me ta, po xhaxhane tim vetem 19 vjec, kapur, torturuar deri ne ekstrem e me pas derguar burgun e Barit ne Itali vetem se bente pjese me rezistencen! Perse, a nuk duhej ta bente? I afermi tjeter i vrare nga banditet e Prek Calit me 1945 kur batalioni i pare i brigades 1-re shkonte per te vene autoritetin dhe rregullin ne malesite e Kelmendit, ishte nje nga ata 36 Partizane te vrare te asaj dite 15 Janari e jo nje “terrorist i kuq” sic i quajne sot por nje Idealist qe kish dy plage ne trup nga lufta! Ky eshte turpi i dekorimit te Bajraktarit te Vermoshit Prek Cali si “martir i demokracise” nga Qeni Sali Berisha! Ky krimineli i bere vella gjaku me cetnikun Serb Pavle Durisic! Nje bastard vrases i pabese, ky ishte patrioti juaj…!
    Ate qe bene te paret tane me gjak e mund, punuan e ndertuan, e u shperblyen me pensione kafeje, shkerdhatokracia me Sali,Rame, Mete, Bashe e co& e degraduan e shkaterruan nje shtet, dekoruan e bene heronj bijte e kurvave qe u ngjajne se si keta kane vepruar kunder interesit Kombetar.me nje fjale kerma kerkon kermen!

    Tani more Demo, atje ne Greqi jetojne mbi 800.000 Shqipetare,a njef ti ndonje sherbetor qe i “paqellohet gjineka” e ka mohuar veteveten? Nese ke vete ndonje eksperience personale, atehere ajo eshte pune per ty!

    Reply to this comment
  24. demo December 28, 09:40

    Ti o Remo qenke nga fis i atyre qe sulmuan Vermoshin bashke me malazezet? Preke Cali vrau serbe malazes dhe ju grekafonet,per te mbrojtur Malesine shqiptare.
    Se ata qe sulmuan Kosoven,Malsine,per t`ja kthyer serbo-malazezve nuk quhen shqiptare.
    Bejleret si Libohovat,Toptanet,Zogollet,Vlorajt,,qe permend ti,jane ata qe bene Shqiperine.Pa ATA sot nuk do te kishte,as Shqiperi,as Kosove.
    Se cfare ishte Turqia per shqiptaret e kam thene ne qindra komente dhe nuk do perseris..
    Bashkesunduese me Turqine ka qene Kisha greke,qe me ndihmen e sundimtareve turq sajoi popull grek me popull shqiptar,lejoi vetem mesimin e greqishtes ne shkolla dhe ne kishe.lejoi misionaret e Patrikanes te bejne propagande grekofile ne popullin shqiptar dhe grekezoi Arvanitasit si edhe nje pjese te mire te krahinave shqiptare.Ishte Turqia qe ne bashkpunim me fuqite e medha sajoi shtetin grek pas kryengritjes shqiptare te 1821.
    Ju me turqit mund te griheni me deklarata luftarake,por korbi korbit nuk ja nxjerr syte.
    Per te kafshuar JU kafshoni Shqiperine.

    Reply to this comment
    • Remo December 29, 11:16

      O Demo!
      Atje shkoi shteti i kohes te vendoste autoritetin e ligjin, rane ne prite ne pabesi nga nje bajraktar i seres me te poshter! Per kete Preka me shoke shkuan ne te semes te gjithe si bira kurvash!
      Ai nuk ishte grekafon, ishte nje Shqipetar Atdhetar qe luftoi ne cdo ane te vendit,eshte Hero do apo nuk do ti o shkerdhate!
      Historine e mbas 90′ e bete juve, si talebane e cuat vendin ne piken zero, ne gremine. Ti je nje nga keta, pamvaresisht se do te marresh
      flamurin e shpetimtarit, e tani na jep leksione!
      Nderoni Zogoll,Mitat,Preke Cale, Xhafer Devat, se si ata vepruat dhe ja ku jemi sot!

      Shqiperine nuk e bene bejlerbejte ata moren vetem gradat, ate e bene Rilindasit ata kishin ideale e jo “bejte” qe ishin betuar per besnikeri te perjetshme Dovletit. Me ata bashke vepronte edhe kisha greke se te njejtat qellime kishin dhe do te kene sic e thua edhe vete se: korbi-korbit nuk ja nxjerr syte! Bravo ketu. Ne fund kafshojne Shqiperine, e sakte dhe kjo! Si nje filo Turk qe je, ne cdo koment sa here te shfaqet Erdoga, komentet e tua derdhen lume per “lavdine” e Turqise se dikurshme. Pse kthehesh ne origjine? Me Greket nuk te ndihmojne dot ata se jane korbi i dikurshem, dhe bie ne kundershtim me vete shkrimet e tua, apo jo! Ja pra qe Enveri i dinte mire ato pune prandaj mbante nje ushtri te forte dhe nuk i lepihej askujt, kete ushtri qe Sali ordinerò dhe pasardhesit e kuisligeve e cuan per skrap! Kur s’je i zoti te dhjesin te tjeret, e kur je i dhier, rri e mos fol!

      Nuk e kisha ditur une se e djathta ekstreme paskej patur kaq shume simpatizante ne trojet Shqipetare! Po atekohe patet dhe dy divizione SS Scanderbeg, si nuk bete ndonje te pabere?!
      Te pakten Garda e Hekurt Rumune shkoi deri larg ne Rusi dhe luftuan! Po ne Shqiperi more Demir cfare bene “Nacionalistet”, ndonje masaker ne civile si ato te Deves e Mitrovices, pastaj mish e raki si ne kohen e “Qyl Dovletit”….pike e zeze, vazhdoni te masturboni trurin se keta te lartepermendurit do tu benin Shqiperine e madhe!!!!! Perendi ku je!
      Jo per ndonje gje po ata ishin te pa afte dhe kot beheshin udb-she e vegla te CIA-s, kot zvarriteshin kufirit e conin ne duar te Sigurimit ndonje zogist te pa shprese. Thene drejte, shperdoronin kot dollare te taksapaguesve Amerikane! Histori ‘suksesi” te servirura me vone nga Dashnor Kaloci per mjerane si puna juaj.

      Reply to this comment
  25. Krist December 28, 19:57

    Nje mision ushtarak anglez,me oficere te zgjedhur,shtatlarte dhe mendjemedhenj,sic njihen anglezet,ne portin e Selanikut,po shkonte nga porti,per ne qendren e tyre.Rruges,shikojne tre oficere grek,qe natyrisht shtatshkurter,bisedonin lirshem mes tyre.Nje oficer anglez,i thote shokeve,shikoni more se c’oficere,paskan greket,dy pellembe permbi toke!Greku ( i mesit mes dy te tjereve) E DEGJON DHE KUPTON MIRE ANGLISHTEN,dhe reagon menjehere,duke i dale perpara anglezit llafazan:Per sa i the shokeve,te ftoj ne duel.Anblezi pergjigjet,…Oh,do ishte kenaqesia ime te te tregoja se kush eshte oficer..Shkojne ne duel,greku i thote:Me qe je ne shtepine tone,qello i pari,se ne i nderojme” miqte”.Anglezi,mbeti i habitur dhe duke pare nga shoket e et,qelloi,por plumbi fluturoi ne ajer.Rralla e grekut,qe i thote anglezit :Ngri doren lart dhe nxirr lart vetem gishtin e vogel te dores.Anglezi iu bind,dhe greku qelloi nje here,duke: ja keputur gishtin.Futi pistoleten ne brez,dhe i tha:Tregoju shokeve te tu, ne vendin tend,se si jane oficeret grek!Llafet e tjera,perfshire edhe Demon,jane fukarallek.

    Reply to this comment
  26. 2 December 28, 22:36

    Me vjen keq per Plaka-n qe gjen keto foto dhe I paraqet te rralla.
    .
    Jemi ne kohen e super-internetit dhe mjafton te kerkosh ne anglisht,greqisht apo dhe shqip : Lufta italo-greke 1940 photo dhe ke mundesi te shohesh mijra te tilla.
    .
    Besoj se dhe lexues-komentuesit e tjere ndjehen te zhgenjyer nga keto “foto te rralla” qe kane nje sfond propogante pro heleniste.
    .
    Kam lexuar shume libra dhe dokumentare kur isha ne Greqi dhe kjo fotoja me helmetat e italianeve te vrare nuk eshte gje para luftes civile 1944-1951 qe ishte tmerri I tmerreve pra lufta civile greke εμφύλιος πόλεμος (1946–1949) .
    .
    Ajo proklamata greke per Angline u kthye ne leter higjenike nga Curculli sepse anglezet u brohoriten ne tetor 1944 dhe ne dhjetor 1944 ata u sollen si kolonizatore
    qe pas pushtimit te Greqise prej Anglise qe filloi me supermasaktren e 3-4 dhjetorit 1944 ne Greqi u vrane u sakatosen dhe u syrgjynosen mbi 2 miljone greke dhe mbetem jetime mbi 100 mije femije.
    *
    Aris Velouchiotis nr 2 I ushtrise greke te majte (Άρης Βελουχιώτης) I Greqise te cilin kundershtaret pasi e vrane I prene koken dhe ja varen ne shtylle telefoni per nje jave…Parlamentare angleze qe e moren vesh kete kanibalizem bene ankese nga ushtarakeve te tyre qe thane se “respektojne zakonet” e Grekeve……
    3.
    NIKO BELOJANIN (Νίκος Μπελογιάννης) u egzekutua ne menyre macabre bashke me 15 shoket e tij
    *
    Burgjet e ishujve ku vecon ai I Makronisise ja kane kaluar dhe atyre te Hitlerit pasi nje kundershtim I vogel I burgosuri hidhej ne det dhe justifikohej se u vet vra nga depresioni…dhe ky barbarize u theksua edhe gjate juntes se koloneleve.
    *
    Per te kuptuar se sa thelle ka vuajtur populli grek nga juntat monarko-fashiste (tip berisha) aq sa bemat e Enverit duken lule para tyre ndiqni keto rrjeshta dhe videon me poshte:

    Ψυχή Βαθιά ~ First Use of Napalm Bombs in Greek Civil War
    https://www.youtube.com/watch%3Fv%3DK4pDGTmzB8Y.
    nje sugjerim per Plaka-n
    .
    Pse kurre nuk ke nxjerre ne milet fotot me shume se te tmerreshme te Luftes Civile Greke 1945-1950 qe dhe me hasmit nuk do deshiroja ti ndodhe..aq sa nuk ka akoma evidence sa njerez kane vdekur nga urija se hidheshin en det per peshqit e detit..pa llogaritar ata qe u vrane ne mallet me bore qe I hengren ujqerit
    .

    Reply to this comment
  27. Asnji nuk ben Pyetjen,se ku ishte Ushtria Shqipcare,ata qe duhet te mbronin Kufijt tane ? December 29, 12:00

    Ku ne pidh te rrospive fshiheshin Patriotet alla Turka,
    qe per te kapur Pushtetin ne Shqiperi

    kan qen gati ne cdo kohe ti Dhurojne te Huajve teritore
    Shqiptare ,vetem e vetem me kap Pushtet !

    Si mer ngelet tu bo llogarite e te Huajve qe shkerdhejn
    Shqiperine
    dhe nuk plasni syt ke rrace Muti Patriotik Shqipcare ,
    qe ne asnji epoke te Historise ktij vendi nuk i ka interesuar kurre Teritori i vendit, kufijt ,

    duke perdorur Atdheun si mall tregu e Patriotizmin si alibi !

    O tru mut muzllumi i paatdhe ,te ka mallkuar Zoti
    qysh kur tradhetove fe,gjak e Atdhe .

    Reply to this comment
  28. demo December 29, 12:45

    Ne o Remo patem dy divizione Skenderbeg,qe nuk lane kembe shkjau te hyje ne Kosove.
    Ata shpartalluan divizionet serbo-malazeze te Cetnikut serb drazha Mihajllovic,,Shpartalluan Brigadat partizane te Alexander Mihajllovic dhe Brigadat proletare Maqedonase.
    Ulen armet kur Erdhen “vllaznit shqiptare” me flamurin kuq e zi.
    Skota juaj ka pushtuar Shqiperine per llogari te serbit e te grekut

    Reply to this comment
  29. lato December 29, 13:20

    Armand Plaka ti nuk njeh Mollasin e Gostimen,jo te njohesh Korcen ne 1940.
    Me vjen keq qe keto foto te marra nga Interneti jane publikuar edhe vite me pare ne organet e shtypit dhe ne faqet kompjuterike,perfshi gazeten Dita.
    Vula Copyright nuk vlen. Keto foto nuk jane marre nga Arkivat greke dhe italiane si pretendon autori dhe nuk botohen per here te pare.
    Plaka te mesoje te hedhe hapat ne gazetari i ndershem sesa dallkauk fshataresk dhe hileqar.

    Reply to this comment
  30. Krist December 29, 19:29

    What’s the fack!.E shoh qe shqipen nuk e njeh,perderisa edhe pseudon e shkruan ne gjuhe te huaj.Greku,nuk ja “futi”,gishtin e vogel anglezit,por ja KEPUTI fare.Pra e la edhe pa nje gisht,nje mundesi me pak,per te ta futur ty,ate qe paske kaq qejf.Analfabeti,natyrisht nuk dallohet per intelegjence,por afrohet me shume me nje idiot,nese flet pa menduar.Sa gjynah….

    Reply to this comment
    • What's the fuck ! December 29, 20:54

      @ kristaqis
      Paske kercyer ketu poshte e me poshte si morr grek, sepse replika ishte ne vend tjeter.
      Barsaleta greke me gishtrinj anglez neper goje dhe me presh ne byth neper Athine e Selanik t’i mbash per vete.
      Kacidhjar grek!!

      Reply to this comment
    • 2 gusht 1949 ..Stop Grekqira ! December 29, 21:58

      facKrist !

      Ne pergjithesi filogreket e ketij forumi jane njerez te “lexuar” por ti me ate Ham hamzain me shume i beni dem te ashtuquajturve greke.Kjo historia qe tregon me gishtin e mesit eshte per femije te moshave nen 7 vjec
      .
      Pak histori:

      Popull me budalla trim se greket ne L2B nuk gjendet ne planetin e tokes

      Argumenti:
      .
      Qe ne pushtimin e Shqiperise ne prill 1939 Perandoria britanike ngriti dy qendra spiunazhi te fuqishme dhe prapavije lufte ne Athine dhe Beograd.
      Flasim vetem per Greqin sot:
      .
      Britaniket kishin Ballkanin zone te tyre te influences dhe nese toleruan pushtimin e Shqiperise ne asnje menyre nuk do linin qe te pushtohej Greqia qe ka pozicjonin me te mire gjeostrategjik ne Europe.
      .
      Ne kete kuader britaniket ne nje fare menyre e veshen Greqine me florinj ku kam parasysh qe te veshjet armatimet ushqimet e deri te avjonet e tanket isin falas
      .
      Pra popujt e Ballkanit dhe sidomos Greqia ishin yzmeqare te britanikeve qe dhe i genjyen me kocken e Vorio-epirit
      .
      Do me denonte zoti nese nuk do pranoja heroizmin e grekeve ne vitet e para te luftes 1940-1941 por dhe super idiotizmin e italianeve qe ne nendor dhjetor ne malet e thepisuara te Grekut si Gramozi dhe sidomos ne -20 grade temperature te turreshin si te cmendur …

      Viti 1944 sidomos tetori i atij viti ku Stalini i fali Greqine Churchillit si te ishte koloni eshte shkaku kryesor qe populli budalla por trim grek nga 1944 ( varkiza) deri ne 1949 ( gramoz) u perdhos dhe u pothuajse u vet-asgjesua se u bene te majtet (shumica absolute )mercenare te stalinit dhe titos qe luftuan kunder te djathtes qe ishin mercenare te anglezit dhe me vone te amerikanit.
      .
      Ne kete prizem per filogreket e forumit te Dites kam nje sugjerim: ju lutem mos shisni pordhe me trimerine idiote greke gjate L2B se me ate qe i bete vetes pas kesaj lufte e keni pshurrosur dhe ate pak merite qe ju takonte

      Efkariminderit !
      .

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim