FOTO / VIDEO: Pamje trishtuese, dëmtohet parku pranë stadiumit Dinamo në kryeqytet. Shkatërrohen shumica e stolave për çlodhje

September 9, 2020 11:28

FOTO / VIDEO: Pamje trishtuese, dëmtohet parku pranë stadiumit Dinamo në kryeqytet. Shkatërrohen shumica e stolave për çlodhje

Parku pranë Stadiumit Dinamo në kryeqytet është një mjedis çlodhës për të gjitha moshat dhe mjaft i frekuentuar.

Por nëse ditët e fundit tentoni dhe shkoni të uleni për të kaluar disa minuta mes gjelbërimit, thuajse do të jetë e pamundur, pasi stolat janë shkatërruar.

Siç shihet dhe nga pamjet e marra dje nga DITA, stolat në park janë dëmtuar brutalisht, disa janë thyer e disa janë vjedhur.

Kjo nuk është hera e parë që akte të tilla vandalizmi cënojnë mjediset publike.

Është për të ardhur keq se si të paktat hapësira për të moshuarit apo fëmijët mes trafikut dhe rrëmujës rraskapitëse në Tiranë bëhen objekt i këtyre sjelljeve .

Për më shumë shiihni videon më poshtë.

j.l./ dita

September 9, 2020 11:28
Komento

20 Komente

  1. Remo September 9, 13:26

    Kane ardhur nga anadolli,kafshe qe kurre nuk do zbuten.

    Reply to this comment
    • Beni September 9, 15:59

      Si stadiumi dhe subjektet private aty afer kane kamera sigurie Policia mund ti gjeje kollaj bastardet

      Reply to this comment
      • Drini September 10, 09:15

        Nuk eshte se i ka shkaterruar njeri me qellim, jane konsumuar dhe prishur me kalimin e kohes.
        Mos kerkoni kot vandale kur nuk ka.
        Kerkojini llogari bashkise per cilesine e leshit qe ka nderkohe qe tenderat/cmimet i ka ne stratosfere.
        Ne bashki e keni problemin, aty kerkoni !!!

        Reply to this comment
  2. Dajti September 9, 13:53

    Mire qe lali Eri kujdeset vetem per qendren e Tiranes me shtrime rrugesh,lulishte,kende lojrash,stola etj per pensionistet etj,po si nuk ju beri nje here pershtypje te vini ne Yzberisht(KMY) qe eshte vetem 3 km larg qendres se Tiranes,por qe lali Eri i ka lene 50 mije banoret dhe rreth 3 mije femijet pa u ndertuar asnje cerdhe,kopesht,lulishte,pa mbjelle asnje pemr,pa stola dhe tavolina per pensionistet,plehra e qen rrugesh kudo etj,vetem se ketu nuk vijne turistet dhe ambadadoret?
    Edhe ketu jetojne njerez,ndaj dukuni ju te gazetes njehere ne se nuk u prishen interesat me lali Erin!

    Reply to this comment
  3. xxx September 9, 14:19

    Parku ne radhe te pare eshte lene i braktisur, i pamirembajtur, bari rritur vete, rrugica pa bordura, bimet si shkurre te egra, s’ka puntore lulishteje a pastrues bashkie. Doemos me pas kalamajte a mileti do merren me dhogat e stolave. Duket ashiqare qe eshte braktisur nga pushteti vendor.

    Reply to this comment
  4. ...urdheroj . September 9, 14:38

    per cdo stol te prishur (nga rrugace sigurishte) ne parqet e qyteteve shqipetare (por edhe ne fshatra ne se ka parqe lulishte e stola) te tridhet nga nje pushtetar dhe polic i rangut te larte….ps.

    Reply to this comment
  5. Messerschmitt September 9, 15:22

    Asaj katrahure atje …cdo gje i thohet vetem park jo
    ( ….edhe po te ishin stolat ne rregull )

    Reply to this comment
  6. fabi September 9, 15:43

    Jane intelektualet e Bathores, dhurata e vicidolit per Tironen! Ata qe erdhen me legena per me morr torte atehere tek sheshi Skenderbej!

    Reply to this comment
  7. ***** September 9, 16:03

    Shpellaret !

    Reply to this comment
  8. spata September 9, 16:27

    Kjo ndodh per shkak te edukates qytetare ose sic thone Opozitaret mos bindje civile.Keshtu ka ndodhur dhe me pusetat e kanaleve te ujrave te zeza ne te gjithe qytetet e vendit. Marrja e tenderve, nga politikane,per grumbullimin e hekurishteve solli dhe kete cfaqje te turpshme.Ne qytetet e vendit pusetat e haleve mbeten te hapura. Poshte fukaralleku e babzija politike rrofte kultura e re demokratike .

    Reply to this comment
  9. Rush September 9, 16:58

    Si thone turqit? Ku shkel shqiptari nuk mbin me bar.

    Reply to this comment
    • Remo September 9, 17:40

      RUSH…Turpesisht ata fara e poshter shkelen e shkretuan dhe lane ketu rracen dhe kulturen otomane, pyet veten njehere kush je?!

      Reply to this comment
  10. Bredhi September 9, 17:30

    Vandalizem,qe tregon se sa injorance ka ne kete metropolin tone te paqyteteruar. Dhe ana tjeter e medaljes …
    Sepse kete sjellje ,kete qendrim e ndihmon edhe vete Bashkia ,se nuk eshte cudi qe ka nga ata qe rasti i vjen te ulen aty dhe si per te shprehur inatin se perse ekziston ky diferencim,kur ne lagjen e tyre nuk kane as edhe nje stol,ndez ate revolte qe nuk e ka mundesi t’a shpreh si duhet e ku duhet dhe edhe pse e gabuar ,zbtazet ne ato stola te “pafuqishem” per t’u mbrojtur.,
    Gjithsesi une mbeshtes ate qe thote @Dajti dhe @xxx, kjo tregon “fytyren fasade” te Bashkise,ku i jep prioritet trukimit te “fytyres” edhe pse floket i mban te “pakrehura” (se lulet e mbjella jane shkurre,medemek jane autoktone e duhen lene te marrin kot si ne qender,ne rrugen e ambasadave apo kudo,pa pik estetike,zgjidhje e arkitekteve ne sherbim te PPP-ve ,se nuk i mirmbajne dot ),por dhe “veshjen e trupit”,me lloj lloj veshje gabi “firmato”,ku mes pallateve lemsh e mbi 10 kateshe ,rruget gjarperojne zhurmshem e nen pluhur,ku muzika tallava e bareve te shkruajtur anglisht e italisht,me emra te njohur amerikane e europian,mbledhin banoret e Lagjeve turma turma ,se nuk kane ku te shkojne edhe ne keto dite te nxehta vere edhe pse nen pandemine e covid-19-es.
    Nje sjellje e njerezve ,eshte vet fytyra e shtetit te tyre.
    Nese shteti i braktis njerzit e nuk i mbron edhe ne gjerat me thelbesore,me jetsore,atehre sjellja e njerezve do te jete gjithmone frenetike e ne kaos dhe nuk do t’i binden “rregullave” qe krijojne diferenca e ndarje midis shtresave edhe me figure.

    Reply to this comment
  11. Diana September 9, 17:31

    Shkaterruesit jane disa gangstere qe pretendojne se jane pronare te tokes.

    Reply to this comment
    • xxx September 9, 18:33

      lulishtja eshte e braktisur! shiko edhe pertej lulishtes bordurave te rruges prane saj, jane e njejta gjendje, e lene ne meshire te fatit. Nje prone pa kujdestar s’eshte cudi maskarenjte ta rrethojne si toke te veten.

      Reply to this comment
  12. 555 September 9, 18:40

    Mos u shqetesoni kot me prishjen e 5 stolave,se lali Eri ka lene si GETO Yzberishtin,Astirin,kombinatin,freskun etj!
    Edhe parkun Rinia qe ishte i vetmi ku luanin femijet,lali Eri i futi nje tender dhe fushen e beri me kodra sa per te bere rrush e kumbulla disa milione leke!
    Pse nuk shqetesoheni per shkurret dhe ferrat ne ish sheshin Skenderbej,qe lali Eri i quan lule por qe kushtuan disa milione te marra ne Dajt,mijra metra tubo plastike per vaditjen e tyre,por qe rezultuan TURPI I ZOTIT ,korrupsion i gjalle,por merreni me 5 stola te prishur!
    Po per 50 mije banoret e Yzberishtit dhe Astirit ,qe nuk kane asnje stol,PSE NUK SHKRUANI?????!!!!

    Reply to this comment
  13. mali September 9, 19:39

    ka mundesi gazeta Dita qe keto probleme qe ngrene qytetaret te shkojne atje ku duhet?Gazetat ne bote kane pushtet qe dridhet edhe mbreti e presidenti i vendit me problemet qe shfaq me shkronja te medha ne kryeartikull.Keshtu e dashur gazete rit edhe besueshmerine ne popull.Nxireni ne shesh fytyren e vertete te te votuarit te lagjes,sepse per ate eshte votuar.Ne se keto komente mbeten ti dhe une jane boshe.Besoj se ne faqen tjeter te afert te shoh keto komente reale sic jane.

    Reply to this comment
  14. Jimi September 9, 20:35

    Detyre e qeverise dhe bashkis eshte qe ti kompletoj ambjentet shlodhese. Mirembajtja eshte detyre qytetare, qofshin keta femije, apo te rritur. Nese ne komunitet mungon deshira per ti mirembajtur ato, atehere bashkia te krijoj nje pyll ku kafshet mund te livadhisin e mund te shqyejn njeri tjetrin.

    Reply to this comment
  15. Gzim Kulufi September 10, 08:46

    Ka mundesi te kene shkuar naten Berisha, Rama dhe Meta, e ti kene prishur. Se tjeter nuk ka kush ti beje! Populli eshte i ndershem, pa hajdute, huligane e dhunues!

    Reply to this comment
  16. Bato September 11, 08:58

    Nuk ka Stadium dinamo. Selman stermasi po, prej 30 vjetesh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim