FOTO: “GJËJA” E EDI RAMËS

November 7, 2015 22:22

FOTO: “GJËJA” E EDI RAMËS

Vilë? Shtëpi? Kompleks? E vështirë të gjesh një emër për të.

“Gjëja” e Edi Ramës është përfolur nga rivalët e tij politikë, si super-luksoze në shifra që variojnë nga 400 mijë në 5 milion euro.

Në fakt, në vështrim të parë nuk duket aspak luksoze. Fjala më e saktë ndoshta është “ndryshe”.

Nëse krahasimi do bëhet me atë që jemi mësuar deri tani të quajmë shtëpi banimi, apo vilë, kjo banesë është krejt e pazakontë.

Kur në fillim të 2013-s një televizion informativ dha pamjet e para të themeleve, e quajti “shtëpi ekologjike” dhe njoftoi se ishte projektuar nga një arkitekt italian.

Por bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama në një intervistë dhënë në 30 dhjetor 2014, tha se ideja e një banese të tillë unike ishte e Edi Ramës.

“…Unë jam marrë shumë me shtëpinë. Edi ka qenë i zënë. D.m.th. kontributi im ka përshkuar fillin e kreativitetit të Edit, vështirësia ime ka qenë e disafishtë… Banesa është një banesë e ngrohtë dhe ndjehem mirë, edhe pse me materiale shumë të varfra… Kështu ndahemi në shtëpinë tonë. Me materiale të lira. Shtëpisë ia japin vlerën banorët dhe jo materialet, – tha Linda Rama.

Kur shtëpia kishte marrë disi formë nisën kritikat e para.

U përfolën kostot dhe shijet e kreut piktor të qeverisë.  Gjatë u morën me faktin që kjo shtëpi nuk ka dritare anësore por tavan xhami, prej ku merr dritën dhe ajrin. “Tavanët janë një fjalë e fundit e teknikës së ndërtimit, për t’i lejuar kryeministrit që të komunikojë lirshëm me qiellin” – ironizonte me këtë rast një portal afër opozitës, nga i cili thonë që Rama atraktohet shumë.

Është përfolur gjatë çështja e blerjes së tokës me çmim të ulët.

Pronar i tokës ku është ngritur shtëpia ka qenë Isuf Isufi, një banor vjetër i zonës.

Isufi e ka shitur këtë prone më shumë se 12 vjet të shkuara. Fillimisht dy dynym e më pas dy të tjera, e jo më shumë se 4 mijë lekë të vjetra metri katror.

“Ia kam shitur Dhurata Relit. Është bashkëfshatarja jonë dhe unë e kam shitur sepse isha në gjendje të rëndë ekonomike. Asokohe kaq ishte çmimi i tokës këtu sepse askush nuk interesohej për këtë fshat. Di që Dhurata e bleu tokën për vajzën dhe mbesën, por shumë më vonë e kemi marrë vesh që mbesa ishte Linda, gruaja e Edi Ramës”, – është shprehur Isufi, rreth të 60-tave.

Në deklaratën e pasurisë së Linda Ramës thuhet se në vitin 2005 ajo ka blerë dy sipërfaqe toke në fshatin Surrel, (2528 m2 dhe 1955 m2) me një vlerë totale 10.8 milionë lekë.

Kurse në deklaratën e fundit të pasurisë çifti Rama ka shkruar se ka marrë 80 mijë euro kredi për godinën në fjalë.

Fotot e reja të saj janë realizuar nga fotoreporteri Klevis Janko i gazetës DITA këtë të enjte, 5 nëntor 2015.

Shtëpia duket e pambaruar, por në oborrin e pasëm shihen tesha të varura ndërsa në hyrjen e sipërme shihet kabina e gardistit dhe një person afër, çka do të thotë që shtëpia banohet dhe ruhet.

Çifti Rama njoftoi hyrjen në këtë shtëpi që në festimin e Vitit të Ri, 2014.

A ka marë kjo shtëpi e çuditshme formën e vet përfundimtare? Ndoshta jo. Ndoshta prej kritikave dhe vëmendjes së shtuar, Rama ka mbyllur pjesën e brendshme dhe ka lënë përgjysëm veshjen e jashtme të saj.

Xhami në vend të çatisë është eksperimentuar edhe më parë nga Rama.

Një prej biznesmenëve të Tiranës që ishte qiradhënësi i shtëpisë ku banoi për disa vjet ish-ambasadori i BE në Tiranë, Ettore Sequi, u thoshte shpesh miqve që atë banesë dupleks e kishte ideuar Edi Rama.

Banesa nuk kishte tavan, por një kube xhami, drejt së cilës, ngrihej një pemë reale, e lartë, që rritej brenda shtëpisë.

DITA botoi dje edhe pamjet e kompleksit të vilave të Farkës, në afërsi të qendrës tregtare TEG duke veçuar vilën ku jeton Shkelzen Berisha dhe e reja Armina.

Djali 36-vjeçar i ish-kryeministrit, përgjegjës për vdekje dhe gjymtime fëmijësh në Gërdec, ka bërë dje një status në rrjete sociale për fotot e botuara.

Secili ka lirinë të reagojë por Shkëlzeni e përdhunoi Lirinë e tij me stilin e të atit: fyeu një grua në moshë që nuk ka asnjë lidhje me gazetën Dita.

Për ta çliruar Zenin nga inçesti me mashtrimin do dokumentojmë edhe hyrje daljet e tij nga kompleksi në fjalë. / Dita /

Pamje e tanishme: Foto e bërë të enjten, 5 nëntor 2015

Pamje e tanishme: Foto e bërë të enjten, 5 nëntor 2015

Pamje e tanishme: Foto e bërë të enjten, 5 nëntor 2015

Pamje e tanishme: Foto e bërë të enjten, 5 nëntor 2015

Pamje e tanishme: Foto e bërë të enjten, 5 nëntor 2015

Pamje e tanishme: Foto e bërë të enjten, 5 nëntor 2015

Pamje e tanishme: Foto e bërë të enjten, 5 nëntor 2015

Pamje e tanishme: Foto e bërë të enjten, 5 nëntor 2015

Foto e Shtator 2014, ndërsa punimet vijonin

Foto e Shtator 2014, ndërsa punimet vijonin

Foto e Shtator 2014, ndërsa punimet vijonin

Foto e Shtator 2014, ndërsa punimet vijonin

Foto e Shtator 2014, ndërsa punimet vijonin

Foto e Shtator 2014, ndërsa punimet vijonin

Foto e 2013 kur godina "ndryshe" kishte nisur të merrte formë

Foto e 2013 kur godina “ndryshe” kishte nisur të merrte formë

Foto e 2013 kur godina "ndryshe" kishte nisur të merrte formë

Foto e 2013 kur godina “ndryshe” kishte nisur të merrte formë

Foto e 2013 kur godina "ndryshe" kishte nisur të merrte formë

Foto e 2013 kur godina “ndryshe” kishte nisur të merrte formë

 

 

November 7, 2015 22:22
Komento

49 Komente

  1. Shahisti November 7, 22:33

    Mendja osht gjo e modhe, mendja bon kala’, mendja bon hata’.

    Reply to this comment
  2. Prologu i një vjedhjeje tjetër “në emër të kombit” November 7, 22:46

    Po c’flisni per vilen o popull me qeveri super te korruptuar?!!!

    Sherbimet sekrete te nje vendi i kane dhene nje kopje origjinale Edi Rames se kontrates dhe dokumentave te pronesise se Shkelzen Berishes te “STREAM OIL” dhe kontraten fiktive qe ka bere per kalimin e aktivitetit tek ‘TRANSATLANTIC PETROLEUM”.

    Edi Rama jo qe huk beri asgje, por edhe ja aporvoi transferimin e aktivitetit, pasi pa aprovimin e Ministrise se Energjitikes nuk mund te kalonta aktiviteti nga “STREAM OIL” tek ‘TRANSATLANTIC PETROLEUM”.

    Keta jane te gjithe ne nje tave, por me vjen keq per 1 milione shqiptare qe kishin shpresa tek ky teveqel dhe sidomos per viktimat e 21 janarit.

    R I L I N D J E e B E R I S H E S

    Qindra milione euro ne vit te naftes shqiptare ndahen me marrveshje midis Berishes, Metes, Kokedhimes dhe Rames (Rames i kane lene me pak, se eshte teveqel dhe merr c’i jep Besua i Tajvanit).

    Ne 15 vite jane pak 200 milione euro te vjedhura dhe nga EDI RAMA.

    Reply to this comment
  3. N.VJOSA November 7, 23:02

    Shtepi ndertojne kudo qytetare te thjeshte dhe shume te bukura…
    Por asnjerit nuk mund ti hysh ne guston e tij….
    Secili shtepine e vete e nderton per vehte dhe jo per te tjeret…
    Mua me duket krejt normale, pak ekstavagante, por ne se eshte i kenaqur i Zoti dhe e Zonja, dhe eshte funksionale, pse duhet te futemi ne te tjeret ne guston e tyre…
    Nga keto qe shkruhen , nuk po shoh ndonje afere korrupsioni.
    Por Edi Rama, po shkruaj keshtu popullorçe, as te mos ta rruaj fare, se çfare thote Sali Shpifsi dhe Shqupi i mashtrusve te tij.
    Sa per ate Keshtjellen e Shkerdhenit, vertet, nga pamja e jashtme, se nga brenda nuk gjykojme dot, AJO DUKET NJE KESHTJELLE,
    E BERE ME PARE KORRUPSIONI,
    SEPSE VLERA E SAJ DUKET HAPUR, QE ESHTE SHTEPI MILIONERESH….
    Mentor Kikia e kish pershkruar shume bukur, sidomos rreshtat e fundit te shkrimit….

    Reply to this comment
  4. santana November 7, 23:08

    Psikoza e bunkereve nuk i ka dale akoma shqipetareve…veper arti!

    Reply to this comment
  5. one 15 November 7, 23:14

    ndoshta kryeministrit i duket art.
    Mua me duket shtepi psikopati

    Reply to this comment
  6. vizion November 7, 23:15

    bunker art 3, pas venkomandes se shtabit te pergjithshem e domosdoshme,shtepia gjethi turp i sigurimit te agjitacionit e propogandes dheprojekti bunker i edit

    Reply to this comment
  7. Kris 1 November 7, 23:25

    Duhet te japim ndonje lek qe ta perfundoje.Sa me mire te jete Rama aq me mire eshte Saliu.
    Duke ndihmuar Ramen ndihmojme dhe xha Saliun.

    Reply to this comment
  8. kanan tafili November 7, 23:27

    Hahaha shtepi 4D ti je per planetin mars or lum miku.

    Reply to this comment
  9. prologu November 7, 23:58

    Keto pamje jane te depos se ujit,e jo te keshtjelles se Surelit !

    Reply to this comment
  10. LSI Strain November 8, 02:06

    Nje monstruezitet i vertete. Nje veper e shemtuar perbindeshe qe te sjell neveri jo vetem per faktin se ka shemtuar natyren dhe eshte hedhur beton ne fushen me lule e ne zone fshati ku ndertime te tilla ne Evrope ndalohen me ligj, por per mesazhin qe transmeton: frike, komunizem, shkaterrim natyre,arrogance,pasuri e lot per ata qe i vjen keq ku eshte katandisur Shqiperia e bukur e natyrale. Ai kujton se bunkeri do ta mbroje nje dite por jo kur te trokase ora e drejtesise.

    Reply to this comment
  11. demo November 8, 02:27

    Mjere ata femije qe do rriten ne kete bunker te cpifur!

    Reply to this comment
  12. liri November 8, 04:05

    SI SJU MBYLL GOJA MOR LLAPA QENA / CDO NJERI JETON SIC I DO QEFI / QEFI ESHTE QERATA / AI ESHTE I KENAQUR TE JETOI KU I PELQEN /PO DUKET QE MALOKERIA E KA PLLAKOS SI FERE KETE VEND / NA MBYTI INJORANCA /SHIKONI IDIOTA KUSH BEN QEF ME DJERESEN GJAKUN ME TAKSAT TONA / KUDO KU LUHEJ PARIA DILTE EMRI I SHKERDHATAVE / SHTRIGANI PLAK VISHET ME ROBA FIRMATO /KALON FUND JAVAT TE SUPER VILA E LALESIT/ E SA E SA TE TJERA I PACIN ARAM E MOS I GEZOFSHIN /

    Reply to this comment
    • LSI CancerStrain November 8, 11:19

      Te jane errur syte dhe mendja. Ai nuk eshte ti qe ne te behemi xheloz e te mos ngreme zerin per ate qe eshte jeta juaj private, po keshtu dhe une do te ndjehesha si ti..Ai eshte kreu i shtetit qe ka te drejte te gezoje shtepi dhe ajo te jete edhe luksoze, por ne kete rast nese nuk do te shikosh ajo ndertese eshte nje bunker apo nje seri bunkeresh ndertuar ne zone fsahti dhe natyre. Jo vetem nga ana estetike por dhe ligjore ajo bie ndesh normave te ndertimit. Mbi te gjitha ajo eshte ndertuar me shuma maramendese lekesh qe vetem nje person qe ka fituar 20% per cdo leje pallati apo, me vjedhje a biznese e bashkpunim te paligjshem ka siguruar kaq shume pare.Populli ne varferi smund ta kaperdije kete shuplake ndaj inteligjences se shqiptarit nga veriu apo jugu, socialist apo demokrat. Me gjej je vend Evropian ku lejohet te mbulohet fusha e kodra me beton per shtepi.Aty ku jetoj une dhe si shume te tjere ne perendim e konsidreojme kete nje krim ndaj natyres, perbuzje te ligjeve e arrogance e nje njeriu prepotent dhe te papergjegjshem.Ti ndoshta ke edhe dyshim qe ai nuk e heq ndo pak te bardhen.

      Reply to this comment
  13. "Histori kurre e shkrueme" November 8, 05:02

    Zot…
    na lajmero me perpara se ky Njeriu,
    qe do banoj brenda kesaj betonate,
    te vendos dicka kur t’i duhet te lere pushtetin…
    Ai tjetri, perpara ketij, u duk se dha dorehqejen…

    Te lutemi…

    Reply to this comment
  14. Socialisti bythpambuk November 8, 05:18

    one 15 ,
    Shume sakte , Shtepi psikopati .

    Reply to this comment
  15. iliri tjeter November 8, 05:46

    Cdo njeri e zgjedh vete midelin apo arkitekturen e shtepise ne menyre qe te jete e tille qe t’i plotesoje nevojat e tij dhe pasionet apo vecorite e tij individuale. Rama ja thene para dusa vitesh se ai komunikon dhe degjon zera nga qielli. Keshtu qe tavani eshte projektuar ne menyre te tille qe komunikimin me qiellin t’a kete sa me te lehte dhe fshehur nga syte e kureshtateve.
    Perfundimisht eshte nje shtepi e nje njeriu te pjerdhur nga mente.
    Shtepija e djalit te Berishes, sipas gazetes eshte keshtjelle, dhe keshtjella e zrames eshte shtepi. Sa te rrojme do te mesojme duke pasur kufi Thanen.

    Reply to this comment
  16. fteri November 8, 06:02

    *haa****haa,haaa !!!!!,NJE DEPO MUNICIONI PER EDIN TONE TE DSHUR !,Po Zaho I vogel perse penalizohet me kete trazhgimi Çisterne karburanti !..?

    Reply to this comment
  17. Arben November 8, 06:45

    ART APO SHTEPI PSIKOPATI, ESHTE PROBLEMI I TIJ.

    TE TREGOJE KU I GJETI PARATE, APO MOS JA DHA EDHE KETIJ GJYSHJA.

    HAHAHAHAHHAHAHAHAHAHHAHAHHHAHAHA

    JEMI POPULL I PJERDHUR.

    Reply to this comment
  18. Ada November 8, 07:44

    Fakir fukara! Gjynah!
    Ta ndihmojme o njerez fukarain tone me kostume “Alta Moda”, e kollare 1,000 euroshe.
    Ky gjynahqar qenka me i varfer se komuniteti rom i liqenit artificial, se ata te pakten e kane nje plasmas si cati, kurse ky qenka ne qiell te hapur. Aman ore, se mendja ketij i pjell gomarlleqe normal, jo me e ftohur pastaj kushedi c’sajon.

    Reply to this comment
  19. METEH November 8, 07:55

    Komentuesit komentojne vilen e Rames & te Zenit,thua se Zeni te ket qene Kryeminister e jo Saliu.Nuk kam degjuar deri sot ne keto 25 vjet se çfar shkolle,pune,zanati te ket ky Zeni,veç katraures qe beri ne Gerdec,ku Diverioli Amerikan u denua ndersa ky ben vila e udheton neperbote gjithandej.Dhe PD merret me vilen e Rames sikur ky te ket qen nje FERMER e jo Kryetar Bashkie,Minister,Kryeministrer,Artist pikture.O shpifs te PD:Nuk merret pushteti me shpifje te rendomta,kur disa kryetar bashkie,komunash te PD,LSI,PS kane nga 2-3 vila…!

    Reply to this comment
  20. sapa November 8, 07:56

    Neqoftese doni te dini afersisht se sa eshte shpenzuar per kete shtepi po ju jap nje shembull:Ne vitin 2008 kam filluar fundamentin 15mx15m gjatesi dhe 67 cm trashesi betoni plus 19 kollona 25x40cm.Vetem kaq komplet hak pune materjale 35 mije euro pare jo korrupsjoni e droge por emigracjoni dhe pune te ndershme.Se sa eshte shpenzuar ketu e imagjinon kushdo!Ne si popull mbetemi vetem konstatues!

    Reply to this comment
    • Haliti me gernet November 8, 09:33

      Beji mire ti p “sapa” kur flet,,se ne e shohim sa ka shpenzuar se shtepi kemi bere te gjithe . Pastaj ne mjafton te shohim ate vilen e Shkqlzen Berishes dhe e kuptojme se kush eshte Shkelzeni dhe kush eshte Edi Rama + shpenzimet qe jan bere. Prandaj ju o Shqupista qe u leshuat ketu shikojeni mire kete gjene ketu se po na e quani VILE pa e kuptuar qe ne te tjeret nuk hame bar. E pra ne Nuk hame Bar o Shqupista. Imagjinoeni sikur ketu te kish drejtesi,,ose neser kur te bhet ajo reforma e drejtesise??,Ku mendoni ju se prokuroria do ta drejtonte gishtin??Tek kjo apo tek ato keshtjellat si e Shkelzenit?????????

      Reply to this comment
  21. lato November 8, 08:53

    Do vije dita qe katunaret e Surrelit do ta quajne bunkeri Rampordhes..Jo mor Berishe,kjo cpifesire nuk i vjen rezidences mbreterore te Zen Ajlushanit as ke bodrumi,!Mos u nakatos kot,se edhe vilat e princeses Vicidolase,Argita shimpazeja,ajo ne Jale,ne Dhermi,Ne Gjirin e Lalezit,ne Tirane,ne porto Palermo,ne Sauk,jane si pallatet e Versajes.Nje gje ka te mire kjo betonjera Rames:Nuk i bie zjarri.Ato t`jujat po te marri poplli hor edhe nje here do perfundojne si fabrika e mobiljeve te Vores.

    Reply to this comment
  22. ab November 8, 09:07

    Mua më duket si depo uji.Bota kërkon të fusë sa më shumë dritë në banesë ky ngre bunkerë.Zullapi ynë ka probleme psiqike.Mirë është të vizitohet sa s’është vonë.

    Reply to this comment
  23. Drini November 8, 09:18

    Kompleksi i ndertuar nga Edi Rama eshte ndertuar mbi nje teme teper te çuditeshme duke e titulluar :Shqipëria eshte nje baçe me lule ku mund e duhet te dhjese kushdo qe ka bythen e madhe!Ullinjte peronifikojne paqen ku nepermjet tyre thuhet:Lereni te qete beun nen paqe!C’fare nuk na pane syte ,çfare nuk na ndigjoi veshi,tashme ketyre horrave e gangstereve te prodhuar enkas per ne nga fabrika me moderne ne bote ,u eshte mbushur mendja qe Shqipëria eshte e tyre si dikur bllokmeneve qe mendonin se do te vdisnin si faraone por qe erdhi nje dite e populli shkuli edhe guret e sheshit Skenderbej!Ndaj do vij koha (uroj te mos jete e voneshme) qe ti ketyre kodrave te pushtuara tu kethehet identiteti duke rifurnizuar qytetin me ajer te paster e jo me pordhet e ketyre halabakerve te veshur me kostume e kollare qe tashme duan te levizin me jaguare!

    Reply to this comment
  24. antienveri November 8, 09:23

    KETO FOTO DHE FOTOT E TJERA NE DITA TREGOJNE SE SHKELZEN BERISHA KA ME TEPER GUSTO SESA KRYEMINISTRI ARTIST EDI RAMA QE ME MARRITE E BUNKERET E TIJ KERKON TE KTHEJE EDHE BRENDA FAMILJES KOHEN E QEPES TE ENVER HOXHES.

    Por ketu lind pyetja me thelbesore se gustot enveriste te Kryeministrit shqyptar por qe vlen per gjithe Mafien Komuniste me pushtet qe la pas Enver Hoxha per te vazhduar kauzen e Partise se Punes qe ta mbaje Vatanin si nje CIFLIG personal:

    KU I GJETI LEKAT EDI RAMA PER KETO VILA SI BUNKERE EKSTRAVAGANTE?

    Sepse po te shikojme deklaratat e tij tatimore vjetore ka deklaruar per vite me radhe vetem 3000 eur ne vit?

    Sepse nga ana tjeter ka shpallur si mesalla me dy faqe lufte totale kunder informalitetit dhe leshimit te kuponave tatimore nga mjeranet e biznesit albanez dru me pre?

    Sepse per Shkelzen Berishen dhe babain e tij komunit Sali Berishen e dime fare mire qe LEKAT per vilat e tyre famoze ne Farke apo ne Lalez prane me Saimir Manet dhe Like Floriret e tyre i kane te vjedhura nga buxheti i shtetit me finte enveriste, njashtu sic bente vite me pare Enver Hoxha dhe Partia e Punes.

    Prandaj he pra o Edi Rama pergjigje para popullit qe te votoi ku i ke gjetur LEKAT apo parate per keto vila famoze ne Surrel te Dajtit?

    Reply to this comment
  25. Azemi November 8, 09:39

    Shtepia ne kat te pare e mendja ne kat te dyte nuk shkojne????

    Reply to this comment
  26. Mark uk November 8, 09:46

    I lumt Edver Rames duke pasur vetem tre mije euro ne bank ka marr guximin te bej ket ndertim bunkeresh.Populli thot po e nise shtepin,te ndihmon perendia.Prap dalin servilet ne mbrojtje te tij.Po te jeni te sigurt se nuk e can bythen pse e mbroni ju barkthatet qe jeni genjyer me nje 5000 lekesh.

    Reply to this comment
  27. info analitike November 8, 10:05

    Ne Europe po te ndertosh ne toke bujqesore, kullote, pyll te fusin ne burg. A i ka faturat e kostos se punimeve dhe te materialeve te perdorura psikopati Kryeminister? Ne rast se jo meriton t’i vihen prangat dhe drejt e ne burg sepse nuk ia heq askush akuzen per riciklim parash.

    Reply to this comment
  28. N.VJOSA November 8, 10:26

    @info Saliziu dhe shpirtziu,
    Hiqi syzet dhe shiko foton e pare:
    Shtepia eshte ne mes te fshatit, rreth e rrotull ka shtepi te tjera, ku e ke pyllin dhe token bujqesore…?!Gjeja me normale qe Kryeministri i nje vendi te ndertoje nje shtepi sipas nevojave dhe stilit qe si pelqen me shume…Shtepine nderton per vehte dhe familjen e tij dhe jo per te pelqyer ty @Info Meskini….!
    Apo ashtu u thote Psiko Saliu, shpifni, shpifni se ndryshe nuk mbulohen dot keshtjella e Shkerdhenit dhe Supermbeses Serbe?!…
    Shtëpinë gjithkush e nderton sipas gustos se tij dhe kjo qe shohim ,
    duket qart , se eshte nje objekt i pambaruar, ne ndertim e siper…,
    ku e ku me Keshtjellen e Shkerdhenit…
    Mos vër merak @info trimi, se koha do ti qartesoje gjerat dhe do duket kush eshte Edi Rama dhe kush eshte Baca i Krimit dhe i hajduterisë…!
    Çështje kohe…

    Reply to this comment
    • info-analitike November 8, 15:30

      Neti te befte mire bari partise se ti qenke kamikaz partiak.

      Reply to this comment
    • antienveri November 8, 18:28

      O Neti interneti shpirtenveristi po pse me foto vilash do te gjykojme per BOSAT qe qeverisin Vatanin? Perpara se te fyesh te tjeret shikoje llogjiken tende te fanatikut qe bazohet ne deduksionin:

      KY QE E KA VILEN TE MADHE ESHTE I KEQ, KURSE KY TJETRI QE E KA VILEN TE VOGEL ESHTE I MIRE

      Sepse po te jete keshtu vilat e Edi Rames ne Surrel te Dajtit tregojne se kush ka qene ai qe ka betonizuar dhe bunkerizuar Tiranen kur ishte BOSI i Kryeqytetit dhe nga ana tjeter gjithashtu tregojne se Shkelzeni i Saliut vertet mund te kete groposur Remzi Hoxhen ne themelet e viles se tij dhe nuk i plas fare qe te tregoje se ku i ka gjetur LEKAT, por ka me shume gusto dhe estetike se Edi Artisti qe deklaron 3000 eur te ardhura ne vit duke predikuar si Papa Baltazar Kosa:

      BENI SI THEM UNE, POR MOS BENI SI BEJ UNE!

      Reply to this comment
      • N.VJOSA November 8, 19:47

        Prape dole ti gjaku i zi i Esat Pashe Toptanit?!…
        Po çfare diskuton keshtu mor i mbaruar?
        Shtepine secili e nderto per vehten e vet dhe familjen e tij…Nuk paska te drejt njeriu as te ndertoje si tja doje kokrra e qefit shtepine ku do banoje vet?!…
        Do banoje vet i Zoti ne ate shtepi dhe nuk do banosh ti, o i currufjapsur!!!!….
        Kjo qe eshte fotografuar eshte nje ndertese ne ndertim e siper dhe nuk mund te krahasohet me Ndertesen Keshtjelle te Shkerdhenit….qe duket ashiqare qe eshte nje Vile disamilionshe…
        Di ndonje gje ti Merimange e zeze qe EdiRama e ka ndertuar shtepine me korrupsion…?!
        Po qenkeni njerez te poshter more ndyresira, qe nuk lini kënd pa pergojuar…Nuk keni pune tjeter , vetem me shpifje do merreni?!…

        Reply to this comment
  29. lis dushku November 8, 10:49

    Labirinthi Minotaurit

    Reply to this comment
  30. gjermani i fundit November 8, 11:08

    po qe se eshte keshtu te shkon mendja, hahahhahaaaa, po pa shaka e kam, qe ky s’di te beje shtepi per veten e tij, pa lere te beje shtepine e madhe te shqiptareve,hahhahahaaa. Para ca ditesh po lexoja librin e historise se artit per djalin ne klasen e shtate. Ku Bruneleski ne 1500-ten, Leon Batista Alberti, Mikelanxhelo e ku Edi Rama me kete shtepine e Teletubbies. Nejse, sejcili ka qejfin e tij, deri tani 1 me 0 per Shkelzenin

    Reply to this comment
  31. jay November 8, 12:24

    Mr 20% qe nga shtepia eshte paranoid wirdo hjdut qe mashtrove popullin

    Reply to this comment
  32. Poeticka November 8, 13:20

    Si edi dhe saliu…nje top muti qe i ka kaluar persiper nje biciklete…popull lapaqën interneti. Ikni mor shijoni jeten se keta e kane ne terezi. Bejne gam gam dhe pastrojne hajdutlleqet e njeri tjetrit.

    Reply to this comment
  33. Lindi November 8, 13:48

    Ju jeni koqa e psikopatit qe tru skeni per vete dhe doni me I dhen te tjereve, deri dje hengret hale sa u foket tuj fol jo boni 400 mij euro jo 5 milion euro ja ku keni arrit, jeni bo si ai I papuni lulushi qe ska cfar me u mar dhe ngeli nga fshatrat e kuksit tuj ngren h….. dhe tuj genjy njerez qe nuk ka as gje ne dor. Ja pra kjo na qenka vila e famshe. Per ato sa e sa vila te burishes nuk ja kujtoni, domosdo se ju ka ruajt vjedhjet qe keni bo. Rrumpallen e kena pas 16 vjet ne qeverisje vodhi sa desh vrau sa desh dhe per ju trapa paska qen ma imiri. Ju jeni mesu me rrupalla dhe kur delni jasht shtetit boni gjasem te kulturur, as jeni pertu bo ndonjeher rob se keni pas mesues idiot dhe ashtu keni per tu mbetur.

    Reply to this comment
  34. rudi November 8, 14:27

    Megjithse kan mashtruar e kan shpifur ka njezet vjet prap sot z.Rama esht kryeminister me qarte e thjesht populli di ti dalloje kush eshte mashtruesi hajduti dhe krimineli i vertete.

    Reply to this comment
  35. mirel November 8, 15:55

    Nga menyra shokuese e ndertimit te kesaj banese duket se Edi vuan sidromen e Sadam Hueseinit qe u gjet ne nje bunker nen dhe.
    Imagjinoni kaq frike ka nga njerezit sa e ka bere banesen bunker dhe jo shtepi.
    Ve bast qe eshte e pajisur dhe me tunel rezistent ndaj bombardimeve.
    Ky eshte fix skizofren I peshtire, jo per faktin se kujdeset per jeten e tij dhe te familjareve, po per faktin qe friken e tij e deklaron publike, dhe e servir me autoritetin absolut te pushtetit qe abuzon dhe ne te njejten kohe merr masat qe te mbrohet nga pasojat.
    Sa me shume eshte I mbushur me frike, aq me shume eshte I zhytur ne krim.
    As kapot e kokaines nuk do kishin bere nje fortese te tille. Kjo eshte kryekeput fytyra e vertete e Kryeministrit tone.

    Reply to this comment
  36. fraza November 8, 21:13

    Sa komentues te varfer kemi midis nesh, o vellezer shqiptare!
    Sipas fotove, qe shikojme, nuk dallohet ndonje vile luksoze, qe te na beje te mendojme se si e me cfare paresh e ka bere ky person.
    Ka blere truall ne mes te fshatareve me cmimin e kohes dhe ka ndertuar sipas gustos se tij. Ku eshte e keqja ketu?!
    -Po nderton shtepi te vogel! Ti ke shume miq e nuk do t’i nxerë mysafiret e tu! eje me te madhe! – i thoshin disa fshatare fshatare Nastradinit. Disa te tjere i thoshin: -Beje ketej dritaren, andej deren! Nje tjeter grup i thoshte: -Jo, mos e bej andej deren, beje ketej! Andej bej dritaren!…
    Nastradini u dha dy pergjigje te mencura: – Kjo shtepi do te kete vend te mjaftueshem per miqte e mi te vertete! -i tha grupit te pare. Te tjereve u tha: -Do t’a bej shtepine me rrota, o rrota! Ashtu si u pelqen juve, po shkoni(!)… dhe beri shtepine, qe atij i pelqente…
    Komenti im per fotot qe na paraqiten nga Gazeta ”Dita” eshte: Ta gezosh shtepine, Edi Rama! Merru me punet e qeverise dhe sherbeji me mire popullit, qe te besoi ndryshimin! Bej qe ”karvani te shkoje perpara, qente le te lehin”!

    Reply to this comment
  37. DIELLI mbi KORAB November 8, 21:25

    Nje kotez gjigand pulash mund te quhet kjo ndertes .Toka eshte e Lindes dhe Edi ka bo eksperiment per ngrofje diellore.
    Shtepia eshte shum dmth-se edi mbrohet nga njerzit dhe komunikon me Zotin.
    Shum shtepi e çuditshme,shpresoj te na tregoj se si eshte nga brenda.

    Reply to this comment
  38. Fillori November 8, 21:36

    Te rrish gezuar o shoku K/Minister! Po pretendojme se je transparent. Po e bere Shqiperine shtet,pra po I dhe fund asaj “rrumpalle” 25-vjecare ,po I cove para drejtesise ata qe kane vrar, ne mos me keq, tamam si ne kohen e Enverit pa gjyqe: po u sekuestrove hajduteve miljonere te djathte e te majte pasurite, ke per te ngelur I madh per gjithe shqipetaret, kudo qe jane, te cilet po bredhin neper bote si dikur “ciifuti ne shkretire”

    Reply to this comment
  39. Fillori November 8, 21:41

    Te rrish gezuar o shoku K/Minister! Po pretendojme se je transparent. Po e bere Shqiperine shtet,pra po I dhe fund asaj “rrumpalle” 25-vjecare ,po I cove para drejtesise ata qe kane vrar, ne mos me keq, tamam si ne kohen e Enverit pa gjyqe: po u sekuestrove hajduteve miljonere, te djathte e te majte, pasurite, ke per te ngelur I madh per gjithe shqipetaret, kudo qe jane, te cilet po bredhin neper bote si dikur “ciifuti ne shkretire”

    Reply to this comment
  40. skifteri November 12, 18:31

    Hysnije ,moj Hysnije na qenka bere si qafire

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*