FOTO: Viva la nuova Albania…

July 6, 2017 09:19

FOTO: Viva la nuova Albania…

Armand Plaka*

Viva la nuova Albania! Pikërisht kështu thuhet në një parullë shkruar në muret e një shkolle në Tiranë, ndërsa nxënëset e saj realizojnë një numër harmonik me patina e mbajnë veshur një uniformë, çka për kohën konsiderohej një stil modern, por njëkohësisht tashmë edhe shumë i përhapur në radhët e rinisë fashiste, “balila”-ve në Itali e Shqipëri.

Ishte viti 1941 dhe dukej se planet e italianëve për Shqipërinë e shqiptarët, kishin marrë udhë e tashmë vendi i vogël, ishte bërë pjesë vitale e Perandorisë së re Romake, shtrirë në brigjet e “Mare Nostrum”.

Por ajo që më shkoi ndërmend menjëherë sapo i pashë (mua më rezultojnë për herë të parë), si pjesë e fondit mbi Shqipërinë i koleksionit të pasur fotografik të Institutit LUCE në Romë, është fakti se sa herë është dashur që ky vend t’ia nisë nga e para, të nisë në dukje një jetë të re e në çdo rast t’a quante atë “Shqipëria e re”, duke hedhur pas krahëve e të zeronte çdo gjë që ishte përjetuar deri në atë çast, paçka se ato përbënin kontribute modeste, por shumë të mundimshme, të vetë atyre njerëzve, në mos prindërve e gjyshërve të tyre.

A nuk ndodhi kështu kur u shpall pavarësia? Apo kur erdhi Princ Vidi? Po kur u shpall monarkia? Po kur në pushtet erdhën komunistët, e “Shqipëria e Re” madje vijonte të quhej e tillë, paradoksalisht deri kur regjimi po përpëlitej për mbijetesë, ndërsa populli lutej që ajo “e reja” të bëhej një orë e më parë “e vjetër”.

“Rilindja”, apo “Republika e re”, janë terma simetrikë që si eufemizma ndaj “Shqipërisë së Re”, na i solli në mënyrë më të sofistikuar kjo kohë, ndërsa në çdo katër vjet kemi përjetuar teorikisht nga një “Shqipëri të re”, mbushur me premtime e bilance, duke na bërë të besojmë vërtetë se çdo mandat qeverisës është një revolucion më vehte

Ndoshta shqiptarët ka ardhur koha që të mos përjetojnë më revolucione, por evolucion në mentalitet, praktikë jetësore e shtetformuese, derisa “Shqipëria e re” të vijë natyrshëm, si pasojë e respektimit të rregullave të lojës, punës e kontributeve të brezave, dhe e jo e nihilizimit dhe mosvlerësimit, përjashtimit dhe trumbetimit të pavlerë të çdo metri katror që shtrohet me pllaka apo me asfalt, larg anatemizmit dhe njollosjes që po na çojnë të gjithëve në qorrsokak.

Vetëm kështu do të ecim përpara e nuk do ta përjetojmë “Shqipërinë e re”, duke kthyer sytë mbrapa e uruar që si dikur, “e reja” të bëhet një orë e më parë “e vjetër”.

 

****

*Titulli origjinal: Rroftë Shqipëria e Re! 

July 6, 2017 09:19
Komento

8 Komente

  1. KALI I SADIJES July 6, 10:36

    SHQIP E REJA VJEN NGA TRURI JO NGA BYTHA APO MONA GRIDA (LIZA)

    Reply to this comment
  2. Lulu33 July 6, 12:03

    Shqiperia e re premtohet cdo 4 vjet por nuk po vjen…

    Reply to this comment
  3. Peza July 6, 13:57

    SHQIPERIA E RE u ndertua vetem pas CLIRIMIT te vendit nga pushtuesit nazi-fashiste dhe bashkepuntoret e tyre ballisto-zogiste!
    Mbarimi i L2B e gjeti Shqiperine te rrenuar,nje popull 90 % analfabet,pa rruge ,pa hekurudha,pa shkolla e spitale,me nje bujqesi mesjetare,pa industri,pa hidrocentrale,pa flode detare etj,etj dhe e beri me arsim universitar falas,shendetresi falas,pa taksa e tatime,me energji elektrike ne maje te malit,me hekurudha et,etj!
    E reja eshte te NDERTOSH,ndersa pas 90-tes u shkaterrua dhe u grabit cdo pasuri e ndertuar per 50 vjet dhe kesaj i thone REPUBLIKE E RE!
    Mortja qe nuk ju ha!
    Vetem Enver Hoxha mendoi dhe punoi per popullin fukara!

    Reply to this comment
  4. Besniku July 6, 14:44

    Shqiperia e re nuk mund te vinte nga fashizmi apo nga qeverite anti-popullore. Dhe me keto foto , thoni “ne nje nga shkollat ” , ne nje kohe qe nje shkolle e mesme pedagogjike ne Tirane, ekzistonte.
    Dhe ato vajza , ishin italiane???!!!!
    Se shqiptare do te ishte çudi!!!!

    Reply to this comment
  5. Besniku July 6, 14:47

    Foto eshte bere jo ne shkollen pedagogjike.
    Eshte reklame fashiste, si ato te “gjeneral gramafonit “

    Reply to this comment
  6. J July 6, 17:39

    Shqipëria e re – Mut i vjetër.

    Reply to this comment
  7. demo July 6, 18:24

    Shqiperia ka pasur hekurudhe,qe ne vitin 1916.Brenda nje viti Austro hungaria ndertoi nje linje hekurudhore,qe perfshinte linjat Elbasan-Durres,Rrrogozhine -Vlore dhe Tirane-Shkoder.Se shqiptaret i vodhen shinat,ashtu si po e c`bejne edhe tani rrjetin hekurudhor,kjo eshte pune tjeter.Shihni fotografite e arkivit austriak me punime ne Milot,ne Elbasan,Ishte linje dekovili,me permasa me te vogla se nje hekurudhe nderkombetare.

    Reply to this comment
  8. Zamira July 10, 17:49

    Edhe ura e Erzenit ne Mullet e ndertuar nga Austro-Hungarezet ( qe nuk dihet se sa shekuj mund te zgjaste ), nga te vetmet qe kishte ngelur , u rrezua ne kete kohe , nga nyjet e betonit (si firma Fusha dhe nje firme Italiane) qe mernin zhavorr tek shtrati i
    Lumit , dersa kembet e ures nuk kishin me bazament.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*