FOTO/ Vlorë, tetë persona në pranga për 200 kg drogë

October 14, 2015 09:04

FOTO/ Vlorë, tetë persona në pranga për 200 kg drogë

Tetë persona janë arrestuar nga policia e Vlorës në kuadër të një operacioni të koduar “Penkova”. Policia ka sekuestruar një sasi të madhe droge si dhe armë zjarri automatike. Në pranga përfunduan në shtetasit:

  1. Mujo Gjinaj, 44 vjeç, banues në lagjen ”28 Nëntori” Vlorë.
  2. Misto Jonuzi, 34 vjeç, banues në fshatin Penkovë.
  3. Neritan Jonuzi, 25 vjeç, banues në fshatin Penkovë.
  4. Denald Nushi, 21 vjeç, banues në fshatin Penkovë.
  5. Majlinda Filaj, 42 vjeç, banues në fshatin Picar.
  6. Valentina Izetaj, 51 vjeç, banues në fshatin Picar.
  7. Engjellushe Alushaj, 33 vjeç, banues në fshatin Picar.
  8. Sefire Filaj, 54 vjeç, banues në fshatin Picar.

Policia e Vlorës pas hetimeve të marra në rrugë operative, ka kryer kontrolle në tri banesa në fshatin Penkovë, ku kanë zbuluar mbi 200 kg drogë.

Më konkretisht, në banesën e shtetasi Misto Jonuzi, janë gjetur 6 thasë me lëndë narkotike me peshë 38 kg, ndërsa në banesën e shtetasit Aredin Jonuzi, janë gjetur 46 kg drogë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Jasip Jonuzaj, janë gjetur dhe sekuestruar 123 KG lëndë narkotike, 2 armë zjarri Automatikë, 2 krëhëra, si dhe 17 fishekë model 56’.

Gjithashtu, në banesën e këtij të fundit janë gjetur 4 shtetase (punëtore) : Majlinda Filaj, Valentina Izetaj, Engjellushe Alushaj dhe Sefire Filaj, te cilat përkujdeseshin për pastrimin dhe tharjen e bimëve narkotike.

Policia ka bllokuar dhe sekuestruar një automjet tip ”Mercedes-Benz”, i cili përdorej për transportin e lëndës narkotike.

Policia ka shpallur në kërkim 3 persona të tjerë bashkëpunëtorë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale:

  1. Edmond Haxhiraj, 44-vjeç, banues në fshatin Penkovë.
  2. Nasip Jonuzaj, 65-vjeç, banues në fshatin Penkovë.
  3. Aredin Jonuzaj, 56-vjeç, banues në fshatin Penkovë.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Vlorë. /Dita/

 IMG-20151013-WA0014 IMG-20151013-WA0015 IMG-20151013-WA0017 IMG-20151013-WA0005

October 14, 2015 09:04
Komento

1 Koment

  1. mitat October 14, 09:55

    Shkurtimisht.Çuditem se ç’fare guximi kane keta njeres.Nuk e kuptojne akoma qe shteti funksionon dhe policia eshte ne lartesine e duhur?
    Ore,iku koha e rrumpalles.Ky eshte shteti ligjor,duan apo nuk duan disa “morra”.
    Tani i ngelet gjykates,per te cilat nuk kam aspak rrespekt.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim