FOTO: Zbulohet megaqyteti me 1.5 milionë “banorë” në mes të Antarktidës

March 5, 2018 20:43

FOTO: Zbulohet megaqyteti me 1.5 milionë “banorë” në mes të Antarktidës

Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh ka zbuluar një koloni gjigante pinguinësh Adelie në Antarktidë, me më shumë se 1.5 milionë shpendë, një nga grupet më të mëdha në botë, thekson një studim i publikuar të premten në revistën Scientific Reports, shkruan Dita.

Kjo “mega koloni” pinguinësh Adelie u gjet në ishujt Danger, deti Uedell, në anën lindore të Antarktidës, një vend i vështirë për t’u arritur dhe që është vizituar rrallë.

Zbulimi u bë i mundur me ndihmën e imazheve satelitore, studimeve në terren dhe fotografive ajrore të marra nga dronët, të cilat të kombinuara mes tyre zbuluan ekzistencën e më shumë se 750,000 çiftesh pinguinësh.

Më pas, u analizuan imazhet satelitore që datojnë që nga viti 1959 dhe u tregua se kolonia e këtyre shpendëve ka mbetur e qëndrueshme që nga ajo kohë. Përkundrazi, pinguinët Adelie në anën perëndimore të Antarktidës, ku ndikimi i ndryshimeve klimatike dhe aktivitetit të njeriut është më i madh, janë në zhdukje.

Hulumtuesit thonë se ishujt Danger janë një strehë e rëndësishme për disa specie të rrezikuara nga ndryshimet klimatike dhe njeriut, dhe se duhet të mbrohen.

o.j/dita

March 5, 2018 20:43
Komento

1 Koment

  1. gjermani i fundit March 6, 23:36

    ka stadiume, kafenera dhe pika bastesh ky megaqyteti i pinguineve?:me nje fjale, pularia na qenka qyteze artistike.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*