Foto/Festat e Nëntorit, Bashkia e Tiranës rehabiliton memorialin “Nënë Shqipëri”

November 5, 2017 10:44

Foto/Festat e Nëntorit, Bashkia e Tiranës rehabiliton memorialin “Nënë Shqipëri”

Thuajse në çdo festë kombëtare, politikanë, veteranë lufte, por edhe qytetarë të thjeshtë i përkulen me nder memorialit “Nënë Shqipëri” në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Por prej vitesh ndoshta askush nuk ishte kujtuar që monumenti që përfaqëson një simbolikë të fortë kombëtare ishte rrënuar dhe kishte nevojë për ndërhyrje.

Ndaj në prag edhe të festave kombëtare të 28 dhe 29 nëntorit, Bashkia e Tiranës nëpërmjet Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit ka nisur meremetimin e memorialit dhe të aksesorëve të tjerë të tij, siç janë lulishtet dhe hapësirat e tjera, për ti dhënë atij pamjen dhe rëndësinë e merituar.

Siç shihet edhe nga fotot ndërhyrja konsiston bazamentin e memorialit, pastrimin dhe larjen e strukturave, si dhe në gjelbërimin dekorativ. 

November 5, 2017 10:44
Komento

1 Koment

  1. Patriot November 5, 11:56

    Nje investim i vonuar, por me mire vone se kurre;thote populli.Nderimi ndaj deshmoreve dhe martireve te kombit, eshte nderim ndaj vetes, familjes dhe brezave qe vijne pas,ne sherbim te nje Shqiperie vertet te Lire, e Demokratike dhe ne Progres Njerezor.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*