Fotografi të rralla të grave shkodrane gjatë viteve ‘40

July 7, 2017 11:38

Fotografi të rralla të grave shkodrane gjatë viteve ‘40

Falë fotografit italian Giuseppe Massani, të sjellë përmes albanologut tashmë të famshëm Robert Elsie, ne mund te shohim si kanë qenë qytetet shqiptare dekada më parë, madje mund të shohim se si dukeshin gratë shqiptare gjatë viteve ’40, kur Italia kishte pushtuar vendin tonë.

Xhuzepe Masani ishte fotograf italian. Edhe pse nuk ka të dhëna të sigurta për të, duket se ka lindur në Rimini në vitin 1901 dhe ka studiuar ne Universitetin e Bolonjës në vitin 1920.

Masani u bë ithtar i flakët i lëvizjes fashiste dhe doli në pah me një album fotografik për Musolinin dhe fashizmin: La sua terra (Toka e tij), Bergamo 1936.

 Gruaja në qytetin e Shkodrës, viti 1940

Në prill 1939, Shqipëria u pushtua nga forcat italiane dhe pak kohë më pas iu aneksua perandorisë së re romake të Musolinit. Ishte momenti i duhur për fotografin që t’i prezantonte publikut italian trevat e reja të Italisë përtej Adriatikut.

Gratë shqiptarë duke shkuar në treg, Shkodër, 1940

Sigurisht me mbështetjen zyrtare, Masani udhëtoi gjerësisht në Shqipërinë e pushtuar nga Italia dhe bëri fotografi të ndryshme.
Fotot u botuan në vëllimin “Albania: Testo e foto di Giuseppe Massani” [Shqipëria: teksti dhe fotot nga Xhuzepe Masani], Romë 1940, me një kapitull të fundit të propagandës fashiste ‘Bashkimi Italo-shqiptar.’ Të gjitha pamjet e këtij koleksioni janë marrë nga ky libër. Në vitet 1960 dhe 1970 Masani botoi disa albume të tjera, shumica e të cilave tashmë janë lënë në harresë. Albumi i Shqipërisë i vitit 1940, i harruar edhe ai, mbetet i mahnitshëm si pasqyrë e Shqipërisë së vjetër para komunizmit.

Gratë shqiptarë në tregun e Shkodres, 1940

Gratë shqiptare gjatë një meshe në Shkodër, 1940

Një grua shkodrane e veshur me kostum tradicional, 1940

July 7, 2017 11:38
Komento

1 Koment

  1. MH July 7, 14:56

    Keto ishin pamje te gruas ne civilizimin Zog.
    Monizmi ndryshoj rrenjesisht keto pamje ku grueja u ba force drejtuese e vendit te barabarte me burrat.Te arrish te emanciposh mentalitetet injorante shoqerore nga ndrydhje lirie ne liri don te thote emancipim moderne.
    Një grua shkodrane e veshur me kostum tradicional, 1940.Kjo nuk asht shkodrane po puro Zadrimore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

mersin escort mersin bayan escort konya escort eskişehir escort

Njoftim

Njoftim