Fotoja e Blushit duke hyrë te Rama, portali ironizon: E provoi si kritik, pastaj si kryetar partie, tani hyn si pastrues

April 5, 2019 11:43

Fotoja e Blushit duke hyrë te Rama, portali ironizon: E provoi si kritik, pastaj si kryetar partie, tani hyn si pastrues

Portali CNA ka publikuar dje në mesditë disa foto duke hyrë në Kryeministri, të drejtorit të Top Channel, Ben Blushi, i cili e drejton këtë kompani mediatike prej dy vitesh.

“Shkoi atje me një dorë të fortë spastrimesh, largimesh, debatesh dhe aktualisht burimet thonë se flet vetëm me Vjollca Hoxhën, dhe askënd tjetër. Shumica e gazetarëve, drejtuesve të emisioneve apo drejtorëve përplasen ashpërsisht me të. Ai ka ndërtuar një strukturë të kontrolluar, që nga nëndrejtorët, financat, por edhe drejtues të caktuar emisionesh, si Top Story, të cilin e përdor si marionetë duke kërcënuar subjekte dhe biznese se në rast se nuk do të kenë kontrata sulmohen ashpërsisht” – shkruan portali.

Në shkrim përmendet që kërcënimi i fundit u bë për disa kompani farmaceutike.

“Apo në raste të ndryshme, kur përdoret si vrasës politik, me urdhër të kryeministrit, siç është sulmi ndaj Fatmir Xhafajt, sulmi ndaj Lulzim Bashës etj. Në fakt, fotoja e Ben Blushit duke hyrë në Kryeministri nuk është gjë tjetër, veçse ai thjeshtë ka bërë detyrën e shërbëtorit. Ben Blushi hyn në kryeministri si pastrues. Kërkoi të hynte si ministër, por Rama nuk e pranoi. Doli me parti më vete dhe dështoi, dhe tashmë është vetëofruar për të bërë “pastruesen” e Edi Ramës” – shkruan portali.

a.d. / dita

April 5, 2019 11:43
Komento

2 Komente

  1. Turi April 5, 13:34

    Po mir edhe Samir Mane esht pare te hyj, apo ky nuk permendet se esht i PDs.

    Reply to this comment
  2. demo April 5, 14:33

    Top Channel keto dy vjet qe drejtohet nga Blushi,ka qene nje ze kritik ndaj qeverisjes Rama.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim