Fotoja e një gruaje myslimane duke ndihmuar një pensioniste në Londër bën xhiron e botës

June 11, 2017 10:26

Fotoja e një gruaje myslimane duke ndihmuar një pensioniste në Londër bën xhiron e botës

 

Fotoja e një gruaja myslimane duke ndihmuar një zonjë të vjetër që u rrëzua në një autobus në Londër ka marrë më mijëra shpërndarje në median sociale.

Gruaja e panjohur pa udhëtonte me autobusin E17 në Londrën lindore kur një 84-vjeçare u rrëzua, ndërsa gruaja myslimane e ndihmoi duke i lëvizur kokën nga dera e hekurt duke i dhënë ndihmën e parë.

Hamza O Bakri, që bëri foton tregoi edhe ngjarjen, shkruan The Independent.

“Zonja 84-vjeçare u rrëzua pranë derës dhe gruaja myslimane jo vetëm e ndihmoi, por edhe i mbajti dorën duke e ndihmuar atë për 20 minuta derisa arriti ambulanca”.

Postimi u shpërnda mbi 41,000 herë.

Një komentues shkruante: “Unë mendoj që njerëzit e Britanisë së Madhe duhet të zgjohen, nuk është feja që shkakton luftëra, por politika. U uroj shërim të shpejtë zonjës”.

Bethany Roberts shkruan: “Njerëzit duhet ta kuptojnë se terroristët nuk janë myslimanë. Myslimanët e vërtetë janë një komunitet shumë i këndshëm”.

Shumica e komentuesve shkruanin se ky “është Islami i vërtetë”.

Sipas Hamzait, shoferi i autobusit kaloi mbi në kanal, çka shkaktoi që autobusi të tronditej dhe gruaja të rrëzohej.

Krimet islamofobe janë rritur me pesë herë pas sulmit në Urën e Londrës.

Numri i sulmeve raciste tre ditë pas ngjarjes së Urën e Londrës arriti deri në 54 raste, me një rritje prej 40 përqind në krahasim me vitin e kaluar, shkruan The Independent.

June 11, 2017 10:26
Komento

3 Komente

  1. duaje tjetrin si veten, eshte concepti "kristian", te cilin e vertetoi darvini June 11, 14:10

    te thyhet urgjentisht concepti statik, mbi islamin . ndihma e njeriut per njeriun eshte, koncepti darvinist, i instiktit te ruajtjes se specjes . kurani i vertete dhe sharia pjese e tij eshte doktrina e vertet e islamit; ajo qe mbeshtetet nga isis . ndersa islami i “moderuar”,eshte krijim artificial i bazuar te krishterimi . i pari papa dhe gjithe sociologet e botes, me ne fund duhet t’a shpallin kete te vertete . boll ja late kete teme,…… rames ,balles, luçiano bocit apo… trampit . ja beni te “qarte” saudit dhe ajotallaheve, kete te vertete dhe kjo idiotsi mbi “kuptimet” fetare te mare fund….

    Reply to this comment
  2. censura eshte veprim qesharak June 11, 17:26

    leshoje mesazhin, o shtyp i lire

    Reply to this comment
  3. Tok June 12, 02:28

    ISSI eshte pjelle e Sherbimve Inteligjente dhe nuk ka te beje me asnji Besim Fetar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*