Fotoja që fitoi çmimin “Pulitzer” ishte mashtrim (Video)

April 24, 2016 13:24

Fotoja që fitoi çmimin “Pulitzer” ishte mashtrim (Video)

Fotoja që tregonte dramën e refugjatëve, e realizuar nga reporteri Lazlo Boghan, që fitoi çmimin “Pulitzer”, duket se ka qenë një mashtrim. “Euronews” ka publikuar një video që tregon prapaskenat e fotos së realizuar në Hungari, që preku zemrat e shumë njerëzve.

Fotoja të jepte përshtypjen se refugjati po mbronte familjen e tij nga policia, por në fakt nuk ka qenë kështu.

Në imazh, duket sikur burri po përqafon gruan e shtrirë bashkë me foshnjën mbi shinat e trenit.

Por e vërteta është se emigranti ka kaluar një moment histerizmi dhe i ka përplasur mbi shina gruan dhe fëmijën.

Policët ndërhynë për të shpëtuar gruan dhe foshnjën dhe në këtë moment reporteri realizoi foton prekëse, duke i dhënë ngjarjes një kuptim tjetër.

 

 

April 24, 2016 13:24
Komento

1 Koment

  1. Arben April 24, 14:04

    EDHE VETE CMIMI PULITZER ESHTE NJEFARE MASHTRIMI.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim