Foto/Njihuni me botën e pabesueshme nënujore
Nga Arkiva
Bota ujore është vërtet tërheqëse dhe e mbushur me mister. Disa foto të mahnitshme ka arritur të realizojnë një zhytës profesionist, i quajtur Willmam Wirnan.
Pamjet mbresëlënëse që tregojnë një moment kur një tufë gjigante peshqish krijon një vorbull të jashtëzakonshme vetëm pak metra larg tij, janë shkrepur në “Cabo Pulmo Marine” një zonë e mbrojtur në Gjirin Kalifornian, në Meksikë.
Eksploruesi kanadez, gjendej aty në pritje të peshkaqenëve, që po qëndronin në thellësi, për shkak të një fenomeni të njohur si “El Nino”
E ndërsa priste, ai fotografoi me kameran e tij këto foto të mrekullueshme, ndërsa mbante frymën.
“Pamë disa pamjeve të jashtëzakonshme në një takim të mahnitshëm. Imazhet, janë fotografuar të gjitha me dritë natyrore dhe tregojnë se çfarë mund të ndodhë kur ju krijoni një zonë të mbrojtur, nëse ajo menaxhohet në mënyrë efektive “, ka thënë Wirnan.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento