Foto/Shkonte me 250 femra në vit, por edhe … gjeti dashurinë

April 12, 2016 13:52

Foto/Shkonte me 250 femra në vit, por edhe … gjeti dashurinë

Për mbarë botën Sir Tom Jones, është një emër i madh në industrinë muzikore.

Këto janë ditë të vështira për Tom Jones.

Ai po vajton vdekjen e të shoqes, Linda.

Martesa e tyre zgjati për plot 59 vite, pavarësisht se ai kishte pranuar se ka fjetur me 250 gra në vit në kulmin e famës.

Melinda ishte e rrethuar nga njerëzit e saj të dashur, teksa ndërroi jetë.

Tom anuloi turin e tij në Azi për të qenë pranë saj.

Së fundmi, Tom Jones ishte shprehur se ajo ishte një grua e pabesueshme.

“Linda është dashuria e jetës sime,” tha ai.

Martesa e tyre nisi në një fshat minatorësh në Uells, në vitin 1957.

Ende nuk dihet nëse Linda e bëri një sy qorr ndaj të shoqit apo ajo nuk e dinte se çfarë bënte ai dhe në çfarë përmasash.

Por ajo që dihet është se ajo mbeti pranë të shoqit, me të cilin u martua kur ishte 16 vjeç.

Karriera muzikore e Sir Tom nisi në vitin 1964, shtatë vite pasi çifti kishte lidhur kurorë.

Ai jo vetëm ishte 24 vjeç dhe i martuar kur nisi karrierën, por kishte edhe një djalë 7-vjeçar, Markun.

Por ndërsa karriera e tij lulëzonte, Linda i qëndroi gjithmonë pranë, ndërsa ishte vazhdimisht në sfond.

Në një rast ajo i tha një mikeshe se nuk ishte ndjerë kurrë mirë që ishte e shoqja e Tom.

Në autobiografinë e tij, Sir Tom thotë se u dashurua me Lindën kur ishin të dy 12 vjeç.

Në atë vit ai u diagnostikua me tuberkuloz dhe kaloi dy vite në krevat.

Kur e mori veten, ajo i buzëqeshi në rrugë, teksa po shkonte në shkollë.

Vetëm kur mbushën 15 vjeç, nisën të dalin bashkë.

Ata u martuan pak pas ditëlindjes së saj të 16-të, pasi Linda kishte ngelur shtatzënë.

“Kurrë nuk kam ndjerë këtë ndjenjë për dikë tjetër. Mendoj se nuk mund të biesh në dashuri më shumë se njëherë”, thotë Sir Tom.

Ky rrëfim i tij vinte pasi kishte flirtuar për dy vite me Mary Wilson nga grupi “The Supremes” dhe me ish-Miss Botën, Marjorie Wallace.

Lidhjet e tij me femrat ishin një legjende.

Fanset femra i hidhni mbathje në skenë, që t’i tërhiqnin vëmendjen.

Gjatë turneve ai kishte dy dhoma zhveshje, një për stafin dhe një tjetër për femrat që i bënin ‘shërbim’.

“Nuk i kam numëruar kurrë,” thotë 75-vjeçari.

Historia e tij me ish-Miss Botën u bë publike pasi u fotografuan në plazh.

Asaj iu hoq titulli i Miss Botës dhe Sir Tom i dha duart.

E dëshpëruar, ajo mori një overdozë me ilaçe dhe kaloi në koma, por mbijetoi.

Kur e mori vesh, Linda u tërbua.

“Isha pranë saj. I thashë bëj çfarë të duash. Ajo nisi të më godiste dhe të ulërinte”.

Më vonë çifti bëri një marrëveshje.

“Ajo nuk pyet kurrë,” tha ai në fund të viteve ’60.

Linda dhe Sir Tom nuk bënë më kurrë fëmijë.

Më vonë ajo zbuloi se e shoqja nuk mundej të bënte fëmijë pasi kishte abortuar.

Gjërat u bënë sërish të dhimbshme në vitin 1987, kur u mësua se këngëtari kishte bërë një fëmijë me një grua tjetër.

Modelja Katherine Berkery kaloi katër net me këngëtarin.

Por ky i fundit e mohoi se është babai, pavarësisht se provat e ADN-së treguan të kundërtën.

Vetëm së fundmi e ka pranuar këtë fakt, duke thënë se ia kishin hedhur.

“Thjesht e hëngra”, tha ai.

Në atë kohë ai pagoi 50 mijë sterlina për të mbyllur çështjen me modelen.

Biografi i çiftit thotë se pavarësisht se kanë mbi 50 vite martesë, ata nuk kanë kaluar më shumë se 10 vite në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Duke tentuar të shpjegojë këtë martesë të çuditshme, Sir Tom thotë: “Ajo është gjëja më e rëndësishme në jetën time. Një grua e pabesueshme. Linda është dashuria e jetës sime dhe është ende, edhe pse nuk mund të duket. Unë përpiqem të bëj më të mirën”.

330EEB1700000578-0-The_couple_on_holiday_in_Majorca_in_1967_Sir_Tom_said_his_wife_w-a-116_1460421536035

330FBD7A00000578-0-image-a-103_1460420830340

331192D900000578-0-image-a-108_1460421115626

PAY-Sir-Tom-Jones-OBE-with-his-wife-Linda

Mary-Wilson-and-Tom-Jones

Tom-Jones-and-former-Miss-World-Marjorie-Wallace

Tom-Jones-kissing-ex-Miss-World-Marjorie-Wallace

tom-jones

330EF0B900000578-0-image-a-100_1460420686854

 

April 12, 2016 13:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*