E pabesueshme: Ky 5 vjeçar nga Tirana ka 250 mijë fansa në Instagram!

May 1, 2016 10:58

E pabesueshme: Ky 5 vjeçar nga Tirana ka 250 mijë fansa në Instagram!

“Maks Model” është një profil në Instagram që numëron më shumë se 250 mijë ndjekës. Aty postohen fotot e një djali 5-vjeçar i cili pozon si një model i vërtet.

Ishim hasur me fytyrën e tij engjëllore në rrjetet sociale, por pa u interesuar shumë se nga vinte dhe kush ishte. Një nga këto ditë, teksa ecnim në rrugë, u gjendëm përballë djalit dhe nënës së tij që po bënin foto. Ups! Ndalëm dhe kërkuam të dinim më shumë për të.

Maksi i vogël është nga Tirana. Ai ka lindur në 12 gusht dhe pas 3 muajsh mbush 5 vjeç. Duket sikur ka lindur për t’u fotografuar pasi e do shumë aparatin.

E ëma e tij, Dona, 26-vjeçe, e diplomuar për gjermanisht na thotë se, nuk e kishte menduar asnjëherë që Maksi do të bëhej kaq i famshëm.

“Kisha një profil timin në Instagram dhe postoja foto të miat, por edhe me Maksin. Erdhi një moment që, miqtë e mi virtualë më shumë po pëlqenin djalin se sa mua (qesh). Një ditë vendosa ta kaloja profilin në emër të djalit dhe vetë të mos merresha fare me rrjetet sociale. Dhe kështu bëra! Tashmë në Instagram kam vetëm një faqe, që është e Maksit dhe aty postohen fotot e tij”.

Por si është bërë ky vogëlush kaq i ndjekur? Dona na thotë se e gjitha ka ndodhur përpara një viti. “Mami im kishte ditëlindjen. Porosita një tufë të madhe me trëndafila dhe ia lash djalit t’ia çonte. Aty i bëra disa foto, të cilat i postova në Instagram. Nuk do ta besoni! Më vinin dy mijë ndjekës në ditë. Fotoja u bë virale, u përhap gjithandej. Në ato çaste, aq sa mirë më vinte, aq edhe u ndjeva si e “mbytur””- tregon Dona për Dita-n.

Maks me mamin e tij

Maks me mamin e tij

Ajo nuk e fsheh faktin që ka mundësi të kujdeset dhe ta veshë të birin siç ajo do. Është nga ato vajza që ka dëshirë të bëj foto të bukura dhe në këtë moment, djali është modeli i saj më i mirë. Prej gati një viti, tre deri në katër herë në javë ajo i bën djalit foto të reja, me veshje të ndryshme të cilin e bëjnë atë të duket si një “burrë i vogël” gjithë stil. Këto foto i shpërndan për ndjekësit në Instagram, në të cilat merr 15 deri në 20 mijë pëlqime për foto.

“Kur kalojnë 2 apo 3 ditë që nuk kam postuar asgjë në profilin e Maksit, fillojnë njerëzit edhe më shkruajnë, duke më kërkuar që të hedh foto të reja të djalit. Në një farë mënyre duan të dinë, ku është, çfarë po bën, si është veshur”.

Me këto çka na tregon nëna e 5-vjeçarit, duket sikur jeta e Maksit është tashmë kërkuar dhe ndjekësit kanë kuriozitet të dinë më shumë për të.

Pyetjes sonë, nëse kjo që po bën më fëmijën e vetë, mund të jetë abuzim, apo mos ndoshta ai kur të rritet, nuk do e pëlqejë këtë famë që ka marrë, Dona i përgjigjet duke thënë se, gjithçka ka ardhur natyrshëm. “Unë nuk e kisha parashikuar këtë famë. Apo këtë ndjekje, se famë është fjalë e madhe. E bëra në fillim për qejf, por ndjej që tani po më ha edhe kohë, megjithëse e bëj me shumë dëshirë”.

10320544_1360303083995421_5077510503901180957_nAjo thotë se ka marrë oferta nga dyqane të ndryshme për të reklamuar veshje, por deri më tani, nuk ka pranuar ende asgjë. “Nuk dëshiroj ta konsumoj djalin për gjëra të vogla. Nëse do të ishte ndonjë firmë me emër, ndoshta do ia vlente, por për momentin kam refuzuar”- tregon Dona për Dita-n.

Babait të Maksit, Marjan Gjerazit, e gjitha kjo i duket një lojë dhe nuk e merr seriozisht. Ndërsa gjyshërit, habiten, pasi kur dalin me nipin, e thërrasin në emër, vështirë t’u shpjegosh që e gjitha është efekt i… Instagramit.

Për të ilustruar gjithë ç’ka thamë, po ju sjellim disa foto të 5-vjeçarit, Maks Gjerazi. Janë vërtet shumë të bukura dhe ky vogëlush është një super model. Kaq i vogël, dhe me kaq shumë ndjekës, vështirë të parashikosh ç’mund të ndodhë me të kur të rritet! I urojmë më të mirën!

Entela Resuli – DITA

1185275_1362283577130705_3316052277754357128_n

10338883_1367174649974931_4147096400732778832_n 10606061_1364151740277222_5734546831531786473_n11246856_1401409493218113_3561726198030080680_n12494855_1382508431774886_8530401549180968553_n12524128_1382953948397001_6183992006581185566_n12654107_1333009366724793_7864390436500866918_n12670206_1327870380572025_4940984173772752378_n12795412_1358070867551976_1279955325908587959_n12798905_1347061758652887_4829087607310270071_n12801596_1357291094296620_7294837307745379726_n12814140_1352017718157291_912253215941530136_n12923125_1388813431144386_4167384665671683334_n12933114_1384136821612047_5334363436268421251_n13000224_1393413924017670_5329608068682590323_n13043362_1397517283607334_4749428812314238931_n13043610_1406829239342805_5281691279248435700_n

 

May 1, 2016 10:58
Komento

8 Komente

  1. gita May 1, 13:59

    shpirt i vogel .sa i bukur je!

    Reply to this comment
  2. rita May 1, 15:48

    shume bukur, jete te gjate e te lumtur zemer

    Reply to this comment
  3. Ina May 1, 15:54

    Maks dashuria ti je nje model i lindur

    Reply to this comment
    • LIDA AL May 1, 19:46

      Maksi nuk ka nevoje gjithmone per syze, se ai i ka syte shume te bukur e mund te shprehe me shume. Pac fat ne jete Maks!

      Reply to this comment
  4. Debora May 1, 17:44

    Nje femi 5 vjec nuk eshte i zoti per vendime ne te mire apo ne deme te tij .Ajo qe nena i zhvillon ketij v ogelushi per tu ber edhe ajo vet vizinbel publikisht eshte eksibizionizmi cka mund ti mebtet pa fajine tij si ves ne te ardhmen kur te jete i rritur

    Fotot e ekspozuara jane artistikisht te arrira por do vlenin po te ekspozonin jo nje femi kaq te vogel por nje djale a burr te rritur .Perdorimin e nje femije ne kete rol do e quaja shperdorues ndonese ne kete rast eshte jo i qellimshem

    Reply to this comment
    • nje kot May 2, 10:35

      e con cunin te berberi, ta qeth si maksi, pra si te rritur
      me vize anash, xhel e tjere
      del maski ne foto si i rritur ,
      ku eshte bukuria ketu
      pse nuk e vesh si femije dhe bej mode atehere
      me perjashtim te fotos tek muri i stoli prej guri i vollges , ku maksi eshte veshur si femije , fotot e tjera te tregojne moden e nje te rrituri, qe e ka vesh nje femije
      po i veshim edhe ne femijet qe tani si adoloshente
      asgje interesante, thjesht imitime
      maksi eshte simpatik megjithate

      Reply to this comment
  5. ts August 21, 20:14

    Kjo esht nje nen idiote e te mos shthur gojen me te till bib apo dicka me shum ! Pse kujtoni se ska te tjer femij te ksaj moshe qe po te ken nje nen si kjo ,te bejn te njejten gje ??
    Si u ekspozoka femia e uroj vertet te mos gjej belan kjo karagjoze e te qaj me lot kenaqesin dhe egoizmin e saj qe e ben per te ekspozuar veten !Mos te kerkojn edhe adresen ata qe mezi pritkan te shohin sa profesioniste je ??
    Mblidhu Dona e mos mer kot se paske kap Qiellin me dor, por jo ne kuriz te ktij engjelli te pafajshem

    Reply to this comment
  6. bahrijejashari June 23, 12:12

    ky djalu qenka shum i bukur me pelqen veshja e tij

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*