FOTOT / 50-vjeçari mbjell blirin e vet për ditëlindje, Veliaj: Kush dhuron një pemë, dhuron jetë

December 17, 2017 18:08

FOTOT /  50-vjeçari mbjell blirin e vet për ditëlindje, Veliaj: Kush dhuron një pemë, dhuron jetë

Një datë e veçantë, një ngjarje apo përkujtimi i një miku apo njeriu të dashur mund të përjetësohet me një veprim të thjeshtë, duke mbjellë një pemë.
Nismës së Bashkisë së Tiranës nuk i janë bashkuar vetëm biznese, organizata apo përfaqësi diplomatike por edhe qytetarë të thjeshtë.
Një rast domethënës është ai i qytetarit nga Tirana, Drini Kardhashi i cili 50-vjetorin e ditëlindjes së tij zgjodhi ta festojë duke mbjellë një pemë.
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj nëpërmjet një statusi në Facebook ka vlerësuar gjestin e Drini Kardhashit si një mënyrë për të kthyer besimin tek e ardhmja e qytetit. Sipas Veliajt kush dhuron një pemë dhuron jetë për gjithë kryeqytetin tonë.
“Ndërkohë që disa vetëm flasin e flasin z. Drini Kardhashi, i dhuroi Tiranës, një pemë bliri për 50 vjetorin e tij. Shembuj konkret, që të kthejnë besimin tek e ardhmja e qytetit. Dhuro pemë, dhuro jetë”, shkruan kryetari i Bashkisë në rrjetin social Facebook.
December 17, 2017 18:08
Komento

1 Koment

  1. XXXL December 18, 04:54

    E paska deformuar mbiemrin e te pareve Drini, i paska shtuar nje h, sic duket nuk i ka plotesuar kushtet per te pasur mbiemrin qe i takonte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*