FOTOT / Banesa nr. 19 në fshatin Sazan (me pamje nga deti… dhe bunkeri)

July 8, 2017 17:57

FOTOT / Banesa nr. 19 në fshatin Sazan (me pamje nga deti… dhe bunkeri)

Ajo është një viletë e braktisur dhe e mrekullueshme, sipas të gjitha gjasave, e ndërtuar nga Italianët në vitet 1930, me mure të lyera me ngjyra të ëmbla, me një kopësht të vogël mbi një terracë përpara dhe me pamje magjepsëse nga deti. Suvatimet e brendshme duket se janë me stuko veneciane, të përshtatshme për të rezistuar në kushtet e vështira atmosferike të detit. Do të ishte shtëpia e ëndrrave për gjithkënd po të mos gjendej aty ku gjendet. Përballë saj gjendet një luginë e mbushur me fiq që përfundon në det ndërsa në anën tjetër të kodrës janë disa pallate të kohës së komunizmit, të cilat, ndonëse të ngjashme me pallatet e një qyteze minerare, kanë nga ballkonet një panoramë po aq të mrekullueshme.

Por menjëherë sa mbaron oborri i kësaj vile të vogël, fillojnë hendeqet lidhëse të bunkerëve të kohës së komunizmit dhe mbi to, ajo çfarë ka mbetur nga telat me gjemba.

Nëse do të jetoje në atë vilë mbi ishull, është e sigurtë se do të kishe një kallashnikov AK -47 si dhe bunkerin gati nga do të mund të qëlloje armiqtë që nuk erdhën kurrë.

Kjo është çfarë e bën Sazanin të çuditshëm. Një përzjerje e viletave të mrekullueshme italiane me pamje nga deti, të cilat do të kishin vlerë të paçmuar gjithkund tjetër, me bunkerët me tela me gjemba dhe me pallate gri nga ato që gjenden me shumicë nëpër ish-qytezat minerare të Shqipërisë.

Qeveria e Shqipërisë hapi për herë të parë për turistët Ishulli i Sazanit në korrik 2015 duke lejuar disa anije të vogla që më parë bënin udhëtimin deri në gadishullin e Karaburunit, të shtojnë një ndalesë të re në portin ushtarak të ishullit të vetëm të madh të Shqipërisë. Punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit ofrojnë guidë drejt fshatit ose plazhit në ishullin e ndaluar.

Turistët kanë mundësi të shpenzojnë një ditë nga pushimet e tyre duke bërë plazh ose duke vizituar fortifikimet ushtarake të braktisura si dhe atë çfarë ka mbetur nga fshati ushtarak që u krijua në kohën e komunizmit për të strehuar mijëra ushtarakë dhe familjarët e tyre në ishull.

Anijet nisen nga Radhima çdo ditë në orën 9.30 të mëngjesit dhe bileta kushton 1,600 lekë personi. Kthimi në Vlorë bëhet rreth orës 19.

Njëra nga anijet ofron një ndalesë në vendin e quajtur Shën Vasil, në një pontil ushtarak, ku gjendet një restorant i thjeshtë dhe një plazh shumë i bukur. /  BIRN

July 8, 2017 17:57
Komento

4 Komente

  1. Julius July 9, 11:51

    Armiqte edhe mund te vinin por e menduan disa here se ky vend ishte i fortifikuar dhe nuk ia vlente… You fuck!

    Reply to this comment
  2. Arben July 9, 18:05

    NJE GJE NUK MARR VESH.

    GJITHE AI ISHULL, SI NJE GERMADHE.

    E BUKURA ESHTE SE TE GJITHA KROCERAT QE I

    BIEN MESDHEUT KRYQ E TERTHOR, I SHMANGIN

    QENDRIMET SHQIPETARE SI TE ISHIN KOLERE.

    NDOSHTA JEMI POPULL TRIM DHE HEROIK,

    PRANDAJ.

    Reply to this comment
  3. Peza July 9, 23:15

    Lexoni se cfare shkruajne larot e kapitalit:
    -Armiqte qe nuk shkelen kurre!
    Ha ha ha ha ha haaaaaaa!
    Dhe me keto kujtojne se po tallin ushtrine popullore te SOCIALIZMIT!
    Sa injorante jane aq edhe budallenj!
    Keta felliqesira nuk e kuptojne akoma se qellimi i ushtrise eshte mbrojtja e vendit?
    Pra ne se nuk shkelen armiqte ne Shqiperi per 50 vjet,kjo verteton madheshtine dhe forcen e ushtrise popullore!
    Armiqte nuk guxuan te na sulmojne se e llogariten fundin e tyre te pa lavdishem!
    Ushtria Popullore ishte nje kocke e forte,qe do t’u ngecte ne fyt cdo agresori,prandaj kurre nuk guxuan te na sulmojne!
    Tani mund te mburren sa te duan,por historia ka marre fund me turpin e tyre!
    Jam krenar qe kam qene pjese e kesaj ushtrie te lavdishme,por qe ne vitet e kap[italit kriminal,kemi vuajtur per buken e gojes ne shenje hakmarrje dhe urrejtje per ate cfare ne u beme per 50 vjet armiqve te Shqiperise!
    Tani mund te thoni cfare te doni se Shqiperia i ka ulur breket ne toke dhe mund t’i beni cfare te doni!

    Reply to this comment
  4. ELIOT July 12, 19:04

    ha ha ha ha ha ha PEZA QENKA NJE GOMAR …. QE RRRRRRAAALLLE HERE I SHEH NE BOTE MORE … ARMIQTE AMERIKA MORE KOQE ME 2 BOMBA E VURI NE GJUNJE JAPONEZIN … DHE ME NJE FLOTE TE 6 ME 200 AVIONA TE BOMBRADONTE QE TI KATUNAR TRAP DHE ENVER PEDERASI EDHE NE BIRUCE SU FUSNIT DOT …. ARMQTE HA HA HA KUJT I PLASI PER SHQIPERINE ..CFARE KISHTE TE MIRE ARIN ….. PETROLIN NAFTEN CFARE …… PO MIZERJEN DHE COBANET …. ARMIQTE …ENVERI DHE KOMUNISTAT ISHIN ARMIQTE ME TE MEDHENJ TE POPULLIT ……

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim