FOTOT / Pastrohet më në fund “pallati i plehrave” karakatina – gangrenë në qendër të Bllokut

October 12, 2015 08:34

FOTOT / Pastrohet më në fund “pallati i plehrave” karakatina – gangrenë në qendër të Bllokut

Bashkia e Tiranës ka nisur aksionin për pastrimin e godinave të vjetra nga mbeturinat që ndotnin lagjet e qytetit.

Një prej zonave ku është ndërhyrë sëfundmi është ajo e ish – Bllokut, në një godinë që prej vitesh nuk kishte shkelur njeri dhe që për banorët ishte kthyer në një shqetësim për shkak të mbetjeve që ndodheshin aty dhe pasojat që sillnin ato për komunitetin.

Jo vetëm banorët, por edhe kalimtarë të shumtë që kalonin në një prej zonave më të frekuentuara të qytetit kanë ngritur shpesh zërin për situatën e krijuar aty.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një postim në rrjetin social Facebook njoftoi se punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrim Gjelbërimit nr. 1 të qytetit kanë ndërhyrë në një prej godinave të kthyer në vendgrumbullimi mbeturinash.

“Për punëtorët e qytetit java s’ka mbaruar ende. Në punë 24/7 për qytetin që boll fjeti 4 vjet e që veç me punë e kap kohën e humbur”, njoftoi Veliaj.

2

unnamed (1)

unnamed (2)

unnamed

October 12, 2015 08:34
Komento

2 Komente

  1. Edi October 12, 10:27

    Po ik ore mos u hap bythesh me keto karagjozlleqe. Kur ishte Rama keto zhdukeshin brenda nates sa hap e mbyll syte, pa e marre vesh njeri.
    Rama te vuri por as anes nuk i vjen per pune bashkie.
    Shko bej nai projekt me bicikleta se aq di ti. Delenxhi.

    Reply to this comment
  2. Tarrasi October 12, 13:27

    E kush po i paguan shpenzimet nga plehrat e hedhura nga bizneset private???!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*