FOTOT / Bashkia e Tiranës rehabiliton lulishtet e lagjeve

December 16, 2017 09:48

FOTOT / Bashkia e Tiranës rehabiliton lulishtet e lagjeve

 Krahas mbjelljeve e krasitjeve, Bashkia e Tiranës ka nisur edhe rehabilitimin e lulishteve. Punonjës të ndërmarrjeve nën varësi të saj kanë nisur në të gjithë territorin rregullimin e lulishteve të cilat janë dëmtuar.

Siç mund të shihni edhe nga këto foto, banorët e kryeqytetit do të kenë një hapësirë çlodhëse të mbushur plot me gjelbërimin pranë Bankës së Shqipërisë, ndërsa puna vijon me intensitet edhe në lagje të ndryshme.

 Një vëmendje po i kushtohet shtimit me fidanë të ri të këtyre hapësirave dhe dekorimit të tyre me lule të ndryshme duke krijuar në pika të ndryshme të qytetit mini oaze qetësie, ku qytetarët mund të kalojnë disa orë sëbashku me familjarët e tyre.

 Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë projektesh për shtimin e hapësirave publike në funksion të qytetarëve,  ku vlejnë të përmenden këndet e lojërave, fushat sportive, vendosja e stolave, koshave, ndriçimit etj.

 Gjithashtu është punuar edhe për kalendarin e aktiviteteve me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për të qenë miqësor me natyrën.

December 16, 2017 09:48
Komento

1 Koment

  1. Guri Naimit D December 17, 20:20

    Nje URIM dhe nje AMANET-
    kryetarit VELIAJ !

    Ju lumte dhe gezuar Vitin e Ri 2018 -te
    Per shtresat e mesme dhe te ulta te jete.
    Gezuar Vitin e Ri
    Kryebashkiaku Veliaj me Ju e pwr Ju…
    .
    Shoqata Veteraneve ne Toronto te URON
    Qe kryeqytetin tone na e zbukuron,
    Me llafe le te merren llafazanet..
    Eron !
    Lagjen “Ali Demi:-vereni plan te pare,
    Ne hyrie te saj; Krye-HEROIT
    -LAPIDAR !
    Amanet nga Torntua – shoqata
    “Pasuesve VETERANE”.

    Toronto17-12-2017 Org “Pasuesve Veterane.”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*