FOTOT: Bllokohet nje familje, dera u mbulohet tërësisht nga bora

March 2, 2018 12:05

FOTOT: Bllokohet nje familje, dera u mbulohet tërësisht nga bora

Një sasi e madhe bore ka bllokuar plotësisht një familje në një zonë rurale në veriperëndim të Anglisë, Cumbria, raporton The Sun, shkruan DITA.

Fotografitë më poshtë  tregojnë se si e ashtuquajtura “Bisha Lindore”nuk e ka kursyer aspak përshëndetjen e saj për një fermë në Stainmore, Coumbria, mëngjesin e 1 marsit.

Kryefamiljari i familjes Wilf Buckle, 58 vjeç tha se : “Diçka të tillë nuk e kam parë kurrë në jetën time,nuk mund ta besoja kur e pash, e vetmja gjë që më shkoi ndërmend ishin delet e mia jashtë në fermë,  ato nuk e pëlqejnë këtë mot të ftohtë, nuk u bënë fare mirë”.

Wilf jeton me gruan e tij Maria 51 vjeç, dy djemtë e tij Stuart dhe Mateo dhe vajzën Emily.

Kjo e fundit e cila shkrepi edhe fotografitë dramatike tha se: “U ndieva e zhgënjyer kur e pash veten të bllokuar, e vetmja gjë që mendova ishte se si do ushqeheshin delet  e mia.

Stuhia EMMA që ka goditur Britanin e Madhe ka shkaktuar kaos dhe problematika në të gjithë vendin.

l.h/ dita

March 2, 2018 12:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin