FOTOT / Çmenduri në autostradën Tiranë-Durrës, policia ndalon shoferët me 202 km/orë

September 30, 2017 09:33

FOTOT / Çmenduri në autostradën Tiranë-Durrës, policia ndalon shoferët me 202 km/orë

Policia rrugore e Tiranës ka zhvilluar një aksion mbrëmë gjatë orëve të vona të natës, për të parandaluar raste të aksidenteve, prej shpejtësisë së lartë dhe shkeljes së normave të tjera të qarkullimit rrugor.

Zëdhënësi i policisë Gentian Mullaj zbulon përmes disa fotove pjesë nga ky aksion, ku u kapën shoferë të “çmendur” që ecin në autostradë me 202 km në orë.

“Me Policine Rrugore te Tiranes me Radar ne autostraden Durres- Tirane, Shpejtesi pertej çdo limiti. Fotot flasin vete. Drejtues mjetesh qe nuk ju dhimbset as jeta e tyre, as e familjareve qe kishin me vete, pale e perdorueseve te tjere te rruges. Jeta eshte e shtrenjte, mbrojeni duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor”, shkruan zëdhënësi i policisë në facebook.

September 30, 2017 09:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*