FOTOT: Dhurata surprizë e Bashkisë së Tiranës për më të vegjlit e qytetit

October 22, 2017 10:43

FOTOT: Dhurata surprizë e Bashkisë së Tiranës për më të vegjlit e qytetit

 

Përmes nismës së bashkisë “Adopto një kopsht”, brenda dy viteve  ka përfunduar ndërtimi dhe rikonstruksioni i një numri të konsiderueshëm çerdhesh dhe kopshtesh  për të krijuar  të gjitha kushtet e nevojshme për rritjen dhe edukimin e më të vegjëlve të qytetit.

Edhe këto ditë, grupet e punës së Bashkisë së Tiranës kanë vijuar punën duke u kujdesur si çdo ditë për mirëmbajtjen e ambienteve ku rriten fëmijët e qytetit të Tiranës.

Specialistët kanë kryer të gjitha ndërhyrjet e nevojshme në çerdhe dhe në kopshte në mënyrë që dimri që po afrohet t’i gjejë fëmijët me kushte sa më të mira.

Siç mund të shihni edhe në këto foto, krahas përmirësimit të infrastrukturës brenda vijës së verdhë të qytetit, investimet janë shtrirë edhe në zonat rurale që dikur kanë qenë pjesë e ish-komunave.

October 22, 2017 10:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*