Fotot e çuditshme: Kafshët e savanës afrikane “shijojnë” dëborën

September 11, 2018 16:48

Fotot e çuditshme: Kafshët e savanës afrikane “shijojnë” dëborën

Kafshët që janë më së shumti të mësuara me të nxehtin e shkretëtirës janë fotografuar duke shijuar dëborën pasi një rrymë e ftohtë solli reshje dëbore në disa pjesë të Afrikës së Jugut, përgjatë fundjavës.

Gjirafat, antilopat, rinocerontët dhe elefantët u fotografuan në kushte të akullta në vende të ndryshme në Afrikën e Jugut, ndërsa fotografitë u bënë virale në rrjetet sociale.

Kitty Viljoen fotografoi elefantët që i gëzohen dëborës në Sneeuberg – që përkthehet Mali me Dëborë – në kepin perëndimor të Afrikës së Jugut. Ajo po ashtu fotografoi gjirafat në dëborë në rajonin gjysmë-shkretëtinor në Karoo.

Antilopat në rezervatin Glen Harry në kepin Lindor, po ashtu duken të rrethuara nga shkurret e mbuluara nga dëbora.

Reshjet e dëborës në disa pjesë të Afrikës së Jugut bënë që departamenti i Transportit të mbyllte rrugët për shkak të kushteve të paqëndrueshme nga akulli.

Dëbora po ashtu goditi edhe kepin perëndimor, ku temperaturat ranë poshtë zeros.

Shërbimet meteorologjike thanë se në disa zona ranë reshje dëbore më shumë se 25 centimetër për tre ditë me radhë.

Lesoto, vendi i pavarur në mes të Afrikës së Jugut pritet të ketë reshje të dendura dëbore, në gati dy të tretat e territorit.

Reshjet e dëborës nuk është se janë të padëgjuara në Afrikën e Jugut gjatë dimrit, por kjo valë të ftohti goditi në fund të sezonit. Në korrik, pjesë të këtij vendi u mbuluan me shtresën e bardhë të dëborës pas disa ditësh reshjesh të dendura.

a.s/dita

September 11, 2018 16:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*