20 fotot e javës / Nga kriza e Venezuelës, te genocidi në Ruanda

April 7, 2019 19:49

20 fotot e javës / Nga kriza e Venezuelës, te genocidi në Ruanda

20 fotografitë e javës – Kriza e vazhdueshme e Brexit, 25 vjetori i genocidit në Ruandë, kriza në Venezuelë dhe protesta e emigrantëve në Greqi – java e fotografuar nga fotoreporterët më të mirë në botë.

Penitas, Texas

Ostavio, pesë vjeç, nga Guatemala, mbështetet në supet e vëllait të tij Eduardo ndërsa ecin nëpër një fushë pasi kalojnë ilegalisht lumin Rio Grande në SHBA nga Meksika. Fotograf: Adrees Latif/Reuters

Caracas, Venezuela

Graffiti ion një mur në Avenida San Martin në qendër të Caracas. Mungesë uji e shkaktuar nga një ndërprerje dritash i shtyu shumë Venezuelanë të dilnin në rrugë për të protestuar ndaj qeverisë së Nikolas Maduro, duke rezultuar në përplasje me armë zjarri. Fotograf: Miguel Gutiérrez/EPA

London

Një përkrahës pro-Brexit mban një pankartë jashtë Shtëpive të Parlamentit. Pasi dështoi në mënyrë të përsëritur për të fituar mbështetjen e Parlamentit për marrëveshjen e saj Brexit, kryeministrja britanike Theresa May ndryshoi në mënyrë dramatike këtë javë, duke thënë se do të kërkojë përsëri të vonojë Brexit dhe të zhvillojë bisedime me opozitën për të gjetur një kompromis. Fotografs: Matt Dunham/AP

Whitby, England

Whitby Town FC luan kundër Basford United në ndeshjen e Northern Premier në Turnbull Ground në Whitby. Ky imazh u mor si pjesë e detyrës së fotografit Clodagh Kilcoyne rreth vijës bregdetare të Anglisë. Fotograf: Clodagh Kilcoyne/Reuters

 

Morecambe Bay, England

Tony McClure, 39 vjeç, peshkatar dhe mbledhës guaskash, i cili votoi për të lënë Bashkimin Evropian, përdori bordin e tij të ngushtë për të ngritur grumbuj rëre në Flookburgh, Morecambe Bay. Fotografi Clodagh Kilcone tha se: “McClure, ishte një nga njerëzit e parë që takova gjatë një detyre në muajt shkurt-mars rreth vijës bregdetare të Anglisë, ku po fotografoja dhe bisedoja me njerëzit që kishin votuar për t’u larguar nga Bashkimi Evropian. Ashtu si shumica, mbi 50 a më shumë prej njerëzve që takova dhe bisedova gjatë udhëtimit nga Morecambe në Shën Agnes në Cornwall, McClure dëshiron që Britania të largohet nga BE”. Fotograf: Clodagh Kilcoyne/Reuters

Bhaluhi, Nepal

Familjet qëndrojnë në mesin e rrënojave në fshatin Bhaluhi. Më shumë se dy duzina njerëz u vranë në një stuhi të rëndë që përfshiu pjesë të Nepalit jugor dhe qindra të tjerë u plagosën, thanë policia dhe zyrtarët. Kryeministri i Nepalit, KP Sharma Oli, shkroi në Twitter se 25 vetë u vranë të dielën dhe rreth 400 u plagosën. Fotograf: Narendra Shrestha/EPA

 

Ningbo, China

Huang Wensi ndeshet gjatë sesionit të saj të trajnimit përfundimtar para se të kryesojë Tajvanin, në kampionatin femëror për peshat e lehta. Huang është një prej numrit të vogël, por në rritje të grave në Kinë që përqafojnë boksin profesional, duke shijuar natyrën e tij intensive, pavarësisht nga stereotipet tradicionale që i mbajnë gratë larg aktiviteteve të tilla. “Gruaja nuk mund të jetë e kufizuar vetëm për të qenë grua apo nënë në shtëpi,” tha ajo. Fotograf: Yue Wu/Reuters

 

Kuala Lumpur, Malaysia

Tai Tzu Ying e Tajvanit godet sërish në kthim Ratchanok Intanon të Tajlandës gjatë ndeshjes çerekfinale të femrave në turneun e badmintonit Malaysia Open. Fotograf: Mohd Rasfan/AFP/Getty Images

Mbyo, Rwabda

Fëmijët luajnë me një top të bërë nga qese plastike në rrugë, jashtë shtëpive të tyre në fshatin Mbyo, pranë Nyamatës. Më 7 prill, Ruanda do të përkujtojë 25 vjetorin e fillimit të gjenocidit më të keq në historinë e saj, kur rreth 800,000 Tutsi dhe Hutu të moderuar u masakruan nga popullata shumicë Hutu gjatë një periudhe 100-ditore. Fotograf: Ben Curtis/AP

Kigali, Rwanda

Fotografi familjare të disa prej atyre që kanë vdekur gjatë masakrës 25 vjet më parë janë shfaqur në një ekspozitë në Qendrën e Përkujtimit të Gjenocidit në Kigali. Fotograf: Ben Curtis/AP

Athens, Greece

Një statujë mermeri e perëndeshës së lashtë greke, Afërditë shfaqet për herë të parë në muzeun arkeologjik kombëtar në Athinë. Skulptura, e cila dikur ishte pjesë e koleksionit të Iolas dhe i përket statujave të tipit Capitolian, është një vepër nga kohët romake me restaurime të shumta, të lashta dhe moderne. Ajo ndjek një version helenistik të Afërditës së Praxiteles, caktuar për djalin e saj, Cefisodotos, dhe daton rreth 300BC. Fotograf: Orestis Panagiotou/EPA

Diavata, Greece

Një grua me një fëmijë në krah, përballet me policinë greke jashtë një kampi refugjatësh në Diavatë, në periferi të Selanikut. Qindra emigrantë dhe refugjatë të mbledhur në përgjigje të mediave anonime sociale bënë thirrje për të ecur në kufijtë verior të Greqisë. Fotograf: Sakis Mitrolidis/AFP/Getty Images

Prague, Czech Republic

Artistët e Tightrope kalojnë përpara manastirit Emmaus në Pragë. Fotograf: Michal Čížek/AFP/Getty Images

Baringo, Kenya

Dy nga tre elefantët që u mbërthyen në baltë të thellë në brigjet e liqenit Kapnarok, pasi u nisën drejt shtratit të liqenit të tharë për të arritur ujin e tërhequr. U deshën shumë fshatarë dhe një ekip shërbimesh të kafshëve të egra keniane për t’i liruar ato. Fotograf: Evans Kimaiyo/AFP / Getty Images

Kapoho, Hawaii

Diane Cohen, 64-vjeçe, shtëpia e së cilës në Kapoho u mbulua me llavë verën e kaluar kur vullkani i Kilauea shpërtheu, mbolli një pemë kokosi në vendin kur dikur qëndronte prona e saj. Fotograf: Terray Sylvester/Reuters

Catania, Italy

Kryekuzhinierët u mblodhën në teatrin Bellini për festën e ushqimit dhe verës në Catania. Fotograf: Fabrizio Villa/Getty Images

Maryland, US

Vajza e Donald Trump, Ivanka dhe djali i saj Theodore, ecin nga Air Force One drejt Bazës Joint Andrews. Fotograf: Joshua Roberts/Reuters

Gaza

Një grua palestineze reagon pas thithjes së gazrave të lëshuara nga forcat izraelite në demonstratat që shënojnë Ditën e Tokës dhe përvjetorin e parë të rritjes së protestave kufitare në kufirin Izrael-Gaza në Rripin Jugor të Gazës. Fotograf: Ashraf Abu Amrah/Reuters

Puebla, Mexico

Banorët e rinj nga San Nicolas de los Ranchos vallëzojnë si ‘Xinacates’ në karnavalen tradicionale të qytetit. Një ritual që u krye fillimisht për të korra të mira, e këtë vit po nderon gjithashtu vullkanin e afërt të Popocatepetl, i cili po hedh hirin me më shumë frekuencë. Fotograf: Pedro Pardo/AFP/Getty Images

 

Përgatiti: L. Veizi / Dita

burimi: the guardian

April 7, 2019 19:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim