Fotot e javës: Nga tërmeti, tek refugjatët dhe Kupa e Botës

July 8, 2018 20:55

Fotot e javës: Nga tërmeti, tek refugjatët dhe Kupa e Botës

Tërmeti i fuqishëm që lëkundi Tiranën ka qenë padyshim kryefjala e kësaj jave. Ata të cilët kanë qënë brenda ndërtesave të larta e kanë përjetuar edhe më keq ngjarjen, duke bërë që të lënë përgjysmë çdo aktivitet duke rendur përjashta.

Fotot e tifozëve japonezë të cilët nuk larguan nga stadiumi pa pastruar vendet ku u ulen, bënë xhiron e botës. Pavarësisht skualifikimit në ndeshjen me Belgjikën, japonezet e lanë gjithçka në rregull dhe të pastër.

Moskë, Rusi. Kërcimtarët e teatrit Balshoi duke ndjekur ndeshjen e Kupës së Botës midis Rusisë dhe Spanjës

Moskë, Rusi. Kështu e festoi ekipi i Anglisë penalltinë fituese në stadiumin Spartak që çoi Anglinë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Salisbury, Angli. Një polic ruan barrierat në rrugën Rollestone, ku vijon hetimi pasi dy persona u ekspozuan ndaj agjentit nervor, noviçok. Më herët, këtë vit, një ish-spiun rus dhe vajza e tij të cilët jetonin në Salisbury, u helmuan po ashtu me këtë substancë.

Festimet e Pavarësisë së SHBA-ve kanë qenë një ndër ngjarjet kryesore të javës në botë. Foto është kapur gjatë festimeve në Uashington.

Algjeri, emigrantja afrikane nga Nigeria fshihet së bashku më fëmijën e vet të sapolindur ndërsa përpiqet të shmangë deportimin në një qendër tranzicioni.

l.h/ dita

July 8, 2018 20:55
Komento

1 Koment

  1. Arben July 9, 06:17

    lidri botror i ben keto rubrika???!!!

    rrofte lidri botror edkokaina

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*