Fotot e javës: Nga Ronaldo te zhgënjimi anglez dhe fitorja e Francës

July 15, 2018 20:49

Fotot e javës: Nga Ronaldo te zhgënjimi anglez dhe fitorja e Francës

 

E gjithë bota këtë javë i ka pasur sytë tek Botërori i cili u mbyll sot me fituese Francën.

Dhe një fotografi për të mos u humbur është ajo e menaxherit të klubit anglez, Gareth Southgate teksa përqafohet me gruan e tij Alison në stadiumin Luzhniki pas disfatës së ekipit me Kroacinë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Një tjetër fotografi që meriton të quhet Foto e Javës është kjo foto e protestuesve anti-Trump në një demonstratë masive kundër vizitës së presidentit amerikan në Britani.

E pabesueshme por e vërtetë, e gjithë bota ka shkruar këto ditë për transferimin e Ronaldos tek Juventus!

Ronaldo kaloi tek Juventus nga Real Madridi për shumën prej 100 milionë euro, duke u cilësuar kështu si “blerja e shekullit”, ndërsa ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me biankonerët ku do të përfitojë 30 milionë euro në vit. CR7 do të prezantohet nesër tek “Zonja e vjetër” ku do të kryejë edhe testet mjekësore.

Një nga ngjarjet kronike në botë ka qenë katastrofa natyrore që ka mbërthyer Japoninë gjatë kësaj jave duke shkaktuar dhjetëra viktima. Në foto shihen punonjësit e shpëtimit të kërkojnë për personat e zhdukur në një shtëpi të dëmtuar nga përmbytjet në prefekturën e Hiroshimës.

Fotografia më poshtë është shkrepur këtë javë pasi 12 djemtë u shpëtuan nga shpella, të cilët ishin duke e ksplotruar së bashku me trajnerin e tyre. Ata ndodhen në spital duke pushuar pas peripecive.

Një ajsberg gjigant del në tokë pas vendbanimit në ishullin Avannaata Island në veri-perëndim të Groenlandës. Policia druhet se do të shkaktojë cunami nëse ai ndahet përgjysmë duke dërguar mijëra tonë akull drejt detit.

Trump duke u nisur drejt Samitit të NATO-s në Bruksel që u zhvillua këtë javë.

Presidenti i parë i sistemit qeverisës presidencial të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është pritur me trëndafila nga qytetarët gjatë kohës që ai u nis për betimin në Parlamentin e Turqisë.

Dhe ajo që i ka vënë kapakun ngjarjeve të kësaj javë ka qenë supersfida Francë-Kroaci në Botërorin Russi 2018. Kjo foto është shkrepur jo më shumë se 1 orë më parë pas përfundimit të ndeshjes ku Franca u shpall për herë të dytë Kampione Bote!

l.h/ dita

July 15, 2018 20:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*