FOTOT e një aksidenti të rëndë, 1 e vdekur e 5 të plagosur. Dy fëmijë, në gjendje kritike

May 25, 2015 11:37

FOTOT e një aksidenti të rëndë, 1 e vdekur e 5 të plagosur. Dy fëmijë, në gjendje kritike

Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një personi dhe 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mes të plagosur janë edhe dy fëmijë.

Mësohet se ata janë në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, në fshatin Nikël të Fushë Krujës.

Sipas policisë një mjet tip “Audi”, me targa TR7069T në të cilin udhëtonin 4 persona ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një Ford me targa AA425 KA me drejtues shtetasen F.H. 38 vjece banues në Krujë, e cili ka mbetur edhe viktimë.

Ndërsa 4 personat e tjerë janë plagosur.

Sipas policisë shkak i aksidentit ka qenë “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 

May 25, 2015 11:37
Komento

9 Komente

  1. "BALASHI" May 25, 11:46

    Ngushullime per viktimen se ciles i nderpritet jeta duke qene mjaft e re dhe ndoshta nene femijesh…
    Por rregullat nuk duhet shkelur. Rregulli eshte me i forte se individi.

    Reply to this comment
  2. Artan May 25, 12:13

    nuk me intereson fare nese vdesin ata qe i shkelin rregullat me vjen inat dhe e kam tmerr mendimin qe mund te shpetoj kush shkel rregullat dhe mund te vdese nje i pafajshem

    Reply to this comment
  3. Viktor May 25, 13:03

    Sot isha duke udhetuar nga Ura e Gjoles ne drejtim te Rinasit.Isha ne korsine time me shpejtesi sipas tabeles nen 80km/ore.Ne drejtim te kundert vargu i makinave ishte 5 deri 7 makina.Papritur e ne distance te shkurtes nje benc gri tip gjysem foristrade futet ne parakalim te mjeteve para tij e perballe meje ne korsine time.Vemendia ime ne sekonde shmangi aksidentin balle perballe duke e devijuar makinen ne ane te rruges ku mbaron asfalti.Gruaja ime bertiti por e qetesova ,shpetuam prej nje shoferi idiot.Ne brendesine time e urreva ate shofer qe desh na mori jeten kur ishim ne punen tone ne hallin tone.Cfare te beja me ai fluturoi dhe as targen nuk ja mora dot.Vijova rrugen duke qetesuar gruan time qe tashme po qante.
    Duke lexuar per kete aksident ju tregova se cme ndodhi mua sot.Ne kete faqe mund te ishte edhe rubrika informatike per mua ndoshta i vdekur ndoshta me shume plage.Te mallkova me shpirt o shofer kafshe,e pac te ligen nga vetja.
    Ngushellime familjes se viktimes dhe u sherofshin sa me pare te plagosurit.

    Reply to this comment
    • tomorri May 25, 13:47

      Sa mire me vjen qe ke reagur ne kohe! Ju ka ruajtur Zoti!

      Reply to this comment
    • Dielli mbi Korab May 25, 14:11

      Makina ne doren e njerzve te papergjegjshem eshte si nje arme e rrezikshme
      Ju ka shpetuar fati dhe reagimi juaj o Viktor.
      Esht e tmerrshme te shikosh se ne Shqiperia shoferat mbasi kan konsumu alkol ose duke shkrujt sms drejtojn automjetet.

      Reply to this comment
    • tekniku May 25, 15:42

      Më vjen mirë për rastësinë dhe reflekset e mira, Viktor, dhe rasti yt është pasqyrimi i saktë i hallit që kemi – harrohet shpesh që në çdo aksident ndërmjet dy apo më shumë mjetesh është vetëm njëri që ka faj…
      Lodhja më e madhe që kam në udhëtim është se mbaj në maksimum vigjilencën për vete dhe për makinat që kam përballë apo mbas vetes.
      Jetë të gjatë, e fati qoftë me ty!

      Reply to this comment
  4. Plaku i mocem May 25, 13:52

    “Viktor”,paske pasur nerva te forta.Shoh qe te ka kaluar inati,por une qe e lexoj dhe jam mijra kilometra larg dritherohem,e mallkoj ate shofer me gjith shpirt.Ku i shpie mushka keta njerez?Mendja me shpie deri tek autoshkolla qe I ka dhene patenten,deri tek mjeku qe i ka dhene OK per gjendjen shendetsore.Degjoj qe per aksidentet, shpesh ja hedhin fajin rrugeve apo sinjalistikes.Edhe keto kane rendesi por me shume rendesi ka gjendja shendetsore e drejtuesve te mjeteve.Me gjendje shendetsore kuptoj raportin e qenies me ndergjegjen.Papergjeshmeria me detyren eshte dukuri fshatareske apo e njerzve te pacivilizuar.Kur drejton nje mjet secili duhet te mendoje se nuk luan vetem me jeten e tij por edhe njerezve te tjere te pafajshem.E kur u bie ne qafe njerzve te pafajshem edhe me fe hyn ne mekat,dhe do t’i lajne mekatet pasardhesit,femijet e tyre.

    Reply to this comment
  5. Arben May 25, 17:14

    PER

    1. GJERMANIN “RREGULLI ESHTE SHKRUAR ME GJAK”

    2. ANGLEZIN “RREGULLI ESHTE KY, TI KE TE DREJTEN TE MOS TA ZBATOSH”

    3. SHQIPETARIN “RREGULLIN E DI VETE ROBI, MJAFTON MOS TA SHIKOJE POLICI”

    Reply to this comment
  6. toni May 25, 21:46

    Nga sa shikohet Shqiptaret e kane merituar Enver Hoxhen dhe 45 vjet komunizem,kete perfundim e nxjerr duke udhetuar neper shqiperi dhe ne cdo rast qe jeta e perditshme te perball me Shqiptar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*