Fotot e rralla: Fëmijët që lanë pas ushtarët e huaj në Shqipëri

May 20, 2018 10:47

Fotot e rralla: Fëmijët që lanë pas ushtarët e huaj në Shqipëri

Jetimorja e parë në Shqipëri u ngrit me 28 nëntor të vitit 1917.

Ishte një ide e nënprefektit të Tiranës Rauf Fico në bashkëpunim me ish kryebashkiakun e Tiranës Zyber Hallulli.

Ata dhe figura të tjera publike mobilizuan familjet e pasura dhe tregtarët e qytetit, pasi problematika e fëmijëve pa familje u theksua shumë në Shqipëri gjatë Luftës së Parë Botërore.

Pas largimit të ushtrive të huaja nga Shqipëria, në mbarë vendin do të mbeteshin pas fëmijë të braktisur. Disa prej tyre kishin humbur prindërit e disa të tjerë ishin braktisur si fëmijë të paligjshëm të ushtarëve të huaj me gra vendase.

Këta të pafat shiheshin si të dëbuar për moralin e shumicës së popullit dhe askush nuk interesohej për ta. Misionarët e Kryqit të Kuq Amerikan që erdhën në Shqipëri për të ndihmuar në kapërcimin e pasojave të Luftës, do t’i bashkonin këta fëmijë për t’u kujdesur për ta, në bashkëpunim me autoritetet lokale – raporton portal ekonomik Scan.

“Amerikanët çelën një jetimore dhe shkollë për këta fëmijë të përjashtuar dhe tani këta fëmijë po marrin kujdesin e nevojshëm” – shkruhet në diçiturën e një prej fotove të Librarisë së Kongresit Amerikan.

Krahas jetimores në Tiranë, Kryqi i Kuq Amerikan do të bashkëpunonte edhe me murgeshat italiane në Shkodër për të hapur jetimore tjetër për fëmijët atje.

Në Shkodër do të ishin dy jetimore, ajo e motrave jezuite e ajo e motrave saveriane.

Pas stabilizimit dhe transferimit të strukturave të misionarëve amerikanë nga Kryqi i Kuq te qeveria shqiptare, jetimorja e Tiranës (Streha Vorfnore) në vitet ‘20 do të financohej nga fondet publike.

Në vitin 1936, me një ligj të posaçëm, bashkitë e vendit u detyruan që të dërgonin jetimë nga juridiksioni i tyre, kundrejt një pagese 400 franga ari në vit.

b.m. / dita

May 20, 2018 10:47
Komento

5 Komente

  1. Pellazgos May 20, 17:19

    Po ne jug te Shqiperise nuk kishte dobica?
    Apo keto jane bere ne emer te Shtetit te Vatikanit duke nderhyre dhe mosrespektuar Fene tone Orthodhokse te Kastriotit.

    Reply to this comment
    • Ashtu kot ! May 21, 16:48

      Ike ore bajge , mbyllu ne manastirin e bordellos mashkullore dhe mos dil prej andej , mos kafshosh njeri ! Per idjote si ti , bota eshte brenda mureve te kishes dhe te besimeve fetare ! Mesjetar bizantin , simbol injorance e intolerance !

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 May 22, 07:38

      jot ëmë dhe yt atë janë nga dobiçat e jugut!
      shiko se si shkruan dhe sa i prapambetur je mëndërisht o pellë!!
      ti je nga ata njerëz qe nuk duhesh sharë nga nëna!!
      dhe me të shara jot ëmë ngjizet!!nuk është kjo ndonjë gjë e keqe!!e keqja është se pjell idiotë!!

      Reply to this comment
  2. leka May 21, 12:44

    Njofta baben e sales qe e kishte lene dobiç nje oficer serb

    Reply to this comment
  3. petro [email protected] May 22, 22:41

    eDHE KJO I KISHTE MBETUR PA SHKRUAR SHTYPIT SHQIPTAR PER DOBICAT E KOHES SE ZOGUT NE SHQIPERI.PO NUK KANE FAJ ATA QE SHKRUAJNE SE AQ KUPTOJNE POR ATA QE I BOTOJNE QE U DUHET HEQUR LICENCA SEPSE AKOMA NUK KANE KUPTUAR TE DREJTEN E FJALES DHE TE SHTYPIT E CUILA DUHET GJITHMONE TE JETE BRENDA MORALIT NJEREZOR.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*