Lufta italo-greke në tokë shqiptare dhe disa foto të rralla ’40-’41

August 11, 2019 19:00

Lufta italo-greke në tokë shqiptare dhe disa foto të rralla ’40-’41

Armand Plaka

Lufta italo-greke, veç të tjerash studiohet edhe për faktin se skenë e zhvillimeve të saj u bënë pikërisht vendbanimet e një vendi të tretë, i cili u fut në këtë luftë me pahir, çka i dha shkas shtetit fqinj të formësonte e të justifikonte veprime të mëvonshme politike, juridike, diplomatike e ushtarake, që lidheshin drejtpërdrejt më këtë akt.

Vjeshtë 1940- Faksimile e thirrjes greke ndaj popullsisë shqiptare për t’iu bashkuar frontit anti-italian. Marrë nga Arkiva e Institutit LUCE.

Nuk dua të zgjatem shumë në lidhje me informacione të zgjeruara e data historike që përshkruajnë etapat dhe betajat e kësaj lufte, çka tashmë dihen gjerësisht, por vetëm të paraqisja disa foto historike – me shumë gjasa të pabotuara më parë – që ilustrojnë momentin e avancimit të trupave greke në Shqipëri, thirrjet që i drejtoheshin popullsisë shqiptare, si dhe perceptimin e objektivave greke në lidhje me Shqipërinë në kapërcyellin e viteve 1940-1941.

22 nëntor 1940- Oficerë grekë në ballkonin e Bashkisë së Korçës duke festuar triumfin ndaj italianëve. Foto është marrë nga arkivat greke. Botohet për herë të parë: Armand PLAKA © të gjitha të drejtat të rezervuara

Në një thirrje publike që gjendej e ngulur në muret e ndërtesave në jug të Shqipërisë, shkruar në një shqipe shumë të pastër (në dialektin toskë) marrë nga arkiva e Institutit LUCE në Romë, vetëm pak kohë pasi kishte nisur konflikti, më konkretisht shkruhej:

Shqiptarë,
Italjanët duan të ju nxisin të përdhunoni tokën greke dhë të ju nxisin të luftoni kundër ushtarit hero grek. Ribelohuni të gjithë dhe bashkoni armët t’uaja me armët t’ona dhe kemi për të hedhurë lark Shqipnije fazhizmën e Mussolinit.

Dimër 1940-’41: Formacione ushtarake greke në territorin shqiptar pas fitoreve ndaj italianëve, duke paralajmëruar marshimin deri në Tiranë. Foto është marrë nga arkivat greke. Botohet për herë të parë

Shqipnija ka qenë kurdo krenare e lirisë së saja dhe Greqija kurdo e ka respektuar dhe sot rreziku është i përbashkët përse Mussolini dhe Hitler duan të bëjnë popujt e Ballkanit shërbëtorët e interesave të tyre.
I vetmi popull që ka dëshmuar në çdo çast miqësinë e tij për popujt ballkanë është populli i madh anglez që lufton pa reshturë për të shpëtuar qytetnimin. E gjithë Greqija është e mbledhurë pas Mbretit të saj dhe italjanët sigur do të munden nga heroizma jonë dhe ju shqiptarë do të nimoni ne për të i a arrijtur fitores që ka për të lejuar dhe juvet të jini të lirë sikundër keni qenë për njëzet vjetë.

Pranverë1941: Tanke greke të dëmtuara e të kapura më pas nga italianët pas tërheqjes së grekëve në zonën e Pogradecit. Marrë nga arkivat e shtetit italian.

Poshtë Fazhizma!
Poshtë Nacjonalsocjalizma!

Dihet se avancimi i grekëve në pranverë të vitit 1941 në territorin shqiptar, ishte shumë i shpejtë dhe i zgjeruar, para se në lojë të hynin gjermanët që do të pushtonin shumë shpejt Jugosllavinë dhe Greqinë, duke rifutur në lojë Italinë.

Dimër 1940-‘41: Ushtarë grekë duke vallëzuar rreth një turme helmetash italianësh të vrarë në territorin shqiptar. Marrë nga arkivat greke.

Në këtë kuadër, po sjell edhe disa foto të tankeve greke ( shihen qartë edhe mbishkrimet në greqisht ) në zonën e Pogradecit, si dhe disa foto të tjera nga Korça ( ku shihen ushtarakët grekë ndërsa mbajnë një fjalim me tone trimufuese para Bashkisë së qytetit), por edhe robër lufte nga të dyja palët ndërluftuese në territoret shqiptare.

Shkatërrimet që la pas lufta. Pas tërheqjes së grekëve, italianët rikthehen sërish në territoret shqiptare në kufi me Greqinë. Duken qartë se shënimet dhe emërtimet e dyqaneve duhej të ishin në italisht. Marrë nga arkivat italiane.

Sipas historianes britanike, Miranda Vickers: “Opinioni publik shqiptar në fillim e festoi triumfin e Greqisë ndaj Italisë, por qëndrimi i tij ndryshoi kur Athina nisi të tregojë hapur synimet e veta për të aneksuar Jugun e Shqipërisë”.

1940-1941: Robër grekë të luftës, të detyruar të përshëndesin liderin e fashistëve, në muret e Kalasë së Gjirokastrës. Marrë nga arkivat italiane.

1940-1941: Robër grekë të luftës, të shoqëruar nga një prift orthodoks duke kaluar nëpër qytetin e Gjirokastrës. Marrë nga arkivat italiane.

1940: Robër italianë të luftës, shoqëruar nga ushtarët grekë pas betejës së Këlcyrës në territoret e pushtuara shqiptare. Marrë nga arkivat greke.

 

August 11, 2019 19:00
Komento

15 Komente

  1. Arben July 28, 11:32

    LUFTA MBAROI DHE SHQIPETARET IKEN NGA VASALITETI ITALIAN PER TE RENE NEN VASALITETIN SLLAV.

    TE TJERAT GJYKOJINI VETE.

    Reply to this comment
    • mirel August 11, 23:26

      Per cilet shqiptare e ke fjalen Arben, per ata qe shkuan ne Jugosllavi?
      Se forca te armatosura jugosllave nuk ka patur ne regjimin e Enver Hoxhes. Zogu po qe i pruri bashke me malazezet e Esat Pashes.
      Mos po ankohesh qe iket nga pushtimi serb?

      Reply to this comment
  2. demo July 28, 13:31

    Me ke turbulluar ujin-i thoshte ujku qingjit,-prandaj do te ha!
    Fill pasi forcat kryengritese shqiptare shpartalluan ushtrine turke ne betejat e Kacanikut dhe Cerrnaleves,Greqia,Serbia dhe Mali i zi i shpallen lufte Turqise,por pushtuan Shqiperine.
    Nga territori i Shqipoerise se pushtuar qe ne 1939,Italia fasjhiste sulmoi territorin e shtetit Grek.Fill pas kesaj Greqia shoviniste i shpalli lufte Shqiperise dhe pushtoi jugun e Shqiperise.
    Nga territori i Bullgarise Gjermania naziste sulmoi Greqine,por Greqia shovinisto-monarkiste u be me hitlerjane se Gjermania,hoqi breket,nxorri prostitutat per te zbutur djaloshet gjermane.Bullgarise nuk i vendosi ndonjehere ligjin e luftes,pamvaresisht se Shqiperia dhe Bullgaria ishin ne te njejtin pozicion.

    Reply to this comment
    • Arben July 28, 21:04

      ORE, NUK KANE FAJ GREKET,

      KEMI FAJE NE QE KEMI RENE NEN VASALITETIN

      SLLAVO-GREK, DHE NUK NDAJME DOT KEKUN ME

      BYREKUN. (FJALET E SAKTA JANE ATO QE

      MBAROJNE ME ….ARIN, PO LERE NUK PO E

      THEMI).

      Reply to this comment
  3. demo July 28, 17:58

    lshoje te shkreten se u mbushen 12 ore.

    Reply to this comment
  4. ducja July 28, 22:07

    demo nga devolli je me te vertete I madh. E njeh historine si rralle ndonje tjeter

    Reply to this comment
  5. SS August 11, 19:41

    Historikisht ven bordello kemi qene ,pushtuesit sa kan c’fyre epshet ,jane larguar ,me mbishkrim ”kethehemi se shpejti ” Vetem Enverin do ta kujtoj ,dhe do te mburet historia ”Tani ka zot Shqiperia ”

    Reply to this comment
  6. Alban Hamzai August 11, 22:05

    Demo! Urrejtja qe ke nuk te le te pranosh realitetit .Ushtria greke shpartalloi fashistet italiane dhe kjo ishte fitorja e pare e koalicionit antifashist .Dhe per te pushtuar Greqine fashisto-nazisteve ju eshte dashur mbi 200 dite luftimesh (nga sulmi Italian deri ne pushtimin e Athines nga gjermanet ).Dhe heronjte greke te vijes se fortifikuar Metaksa ishin te paret qe shpartalluan gjermanet dhe ata u dorezuan vetem pasi u thye fronti jugosllav dhe gjermanet hyne ne Greqi nga Epiri.Dhe per trimerine e treguar ushtaraket greke ,per here te pare dhe te fundit ne Luften 2 Boterore ,u lane te lire nga gjermanet si respect per trimerine e tyre sa Churchilli tha shprehjen e fameshme :Deri tani thonim se greket luftojne si heronj,tani do te themi se heronjte luftojne si greket” . Ishte fitorja greke qe ndryshoi rrjedhen e Luftes 2 Boterore ,pasi vonoi gjermanet te sulmojne BRSS .Per kete lexo deklaratat e Stalinit,Zhukovit,Roosveltit,De Golit ,Churchillit,etjetj. Por po te shkruaj vetem nje pjese nga fjalimi I Hitlerit (ekziston I regjistruar)ne Rajhshtagun gjerman ne maj 1941 : “…Drejtesia e historise me detyron te shpreh se ,nga te gjithe kundershtaret tane me te cilet u perballem,vetem Ushtari Grek LUFTOI ME HEROIZEM TE LARTE DHE VETMOHIM …”.Mbase z.Demo mund ti kesh lexuar ose degjuar keto fakte historike dhe urrejtja te detyron te shkruash budallalleqe ,por ata qe do lexojne budallalleqet qe ke shkruar do te kujtojne se kaq di e kaq shkruan.Prandaj heshtja eshte me e pershateshme .

    Reply to this comment
    • AXIOS ! August 12, 11:42

      Ja edhe beqiri i Janullkes……

      Reply to this comment
    • agon August 12, 12:07

      O Hamza se e paske gjetur dhe emrin te sakte per veten sepse si ai po sillesh per ke grek e ke fjalen per ata qe skane asnje ndryshim nga shqiptaret po sa shpejt bini preh e percarjes o budallenj ne ballkan popullsia dermuese eshte ajo me preardhje ilire qe do te thote qe te ashtuquajturit Glaukanjan (emrin Grek ja u kane vene romaket popullsive ilire te ballkanit arsyeja, kur ata zbriten per here te pare ne ballkan zbriten ne nje vendbanim ilir qe quhej Glauk para Korfuzit, latinet nuk i thone dot dy zanore ose bashketingellore bashke keshtu qe Glauk u be grek) tani kaq budallenj paskemi qen ne pasardhesit e ilireve qe per pak kapadaillek te vrasim njeri tjetrin e te shkaterojme vetveten …. keshtu qe ata heroj qe thua ti jane te te njejtes popullsi ilire, gjermanet jane nje komb i madh po kur vjen puna per historine kane qen dhe jane ngaterruesit me te medhenj me qellim ose pa qellim se di ai Otoja na i ka fajet donte te krijonte nje “komb te ri” duke manipuluar historine budallai, e ngaterroi gjithe ballkanin edhe sot 200 vjet pas vdekjes se tij ballkani eshte akoma ne lufte … edhe pse eshte vendi me i begate ne bote … po te mos ishin perzier ata si me Oton ashtu dhe me careshen me preardhje gjermane ndoshta sot sdo kishim kete coptim te ballkanit ….

      Reply to this comment
    • xxx August 12, 22:13

      Alban Hamzai mburrja te detyron qe te thuash budallalleqe?Persa i perket fushates ushtarake italiane ,greket ja dolen ti thyejne italianet mburravecer.Por edhe per kete ishte vendimtare mbeshtetja logjistike dhe taktike e britanikeve.Ndersa persa i perket sulmit dhe pushtimit gjerman gjerat ndryshuan ne menyre dramatike per greket.Operacionit “Marita” i mjaftoi koha 06 prill-30 prill 1941.Gjermania sulmoi me armaten e 12.Sulmi nisi nga bullgaria me 6 prill duke goditur vijen mbrojtese Metaxas e cila mbrohej nga 540,000 trupa te ushtrise greke.Ndersa goditja tjeter u be nepermjet jugosllavise ,maqedonia e sotme, drejte kosturit dhe e e vetmja rezistence e forte u be pikerishte ketu ku gjermanet munden ti thyejne vetem ne 11 prill.Kjo linje mbrohej nga ushtrita aleate ose sic quheshin Forca W,dhe ketu treguan heroizem forcat neozelandeze .Forcat aleate kishin ne perberje 60 000 trupa,britanik,neozelandez dhe polak.Ndersa forcat greke le vijes mbrojtese metaxas u thyen ne daten 7 prill,pra nje dite pas sulmit,Dhe vetem 10 dite mbas sulmit gjeneralet grek filluan te dorezoheshin pa kushte .Te gjitha te tjerat me vone jane statistika te luftes ,ku rezultati i i operacionit “Marita” ,gjermania 1533 te vrare dhe 3362 te plagosur ,ndersa greket dhe aleatet 15 700 te vrare ,te plagosur dhe te zhdukur,dhe 220 000 rober lufte. Dhe sa per dijeni pushtimi i greqise nuk ndikonte ne balancen e luftes se dyte boterore.Ketu fillon dhe mbaron njekohesisht lavdia greke qe sinqerisht meriton respekt per kete pjese lufte ,ndersa me vone te vetmet trimeri qe kane bere eshte ajo duke u rene ne qafe shqiptareve.

      Reply to this comment
  7. **** August 11, 23:30

    Hajde Hamza hajde.. ky paska cituar pikerisht vargjet e arta per Greqine

    Reply to this comment
  8. demo August 12, 00:30

    Luftetaret me trima te Greqise,jane Kretasit.
    Gjermanet e pushtuan Kreten per 8 ore vetem me desante ajrore.
    Greket kan bere heroizma me grate dhe femijet e Camerise,se burrat kishin shkuar ne Konispol t`i zinin prite gjermanit.

    Reply to this comment
  9. Guri i Kamjes August 12, 11:28

    Fotoja nr. 1 qe eshte e njejta me foton nr. 2 duket si e manipuluar. Kete dyshim e shton edhe fakti se flitet per oficere greke duke festuar triumfin ndaj italianeve me 22 nentor 1940 ne ballkonin e bashkise, Korçe. Ballkoni ne fjale nuk eshte kurrsesi i bashkise. Ai ngjet me nje godine fshati. Bashkia e qytetit ka qene madheshtore. Eshte pikerisht godina ku sot perdoret po si bashki.

    Reply to this comment
  10. Guri Naimit D.(Dh Xh) August 14, 17:45

    Sa kemi per te treguar;per krimet e pushtuesve greke?!

    Armand Plaka faleminderit, qe na sjell ato vite te dhimbeshme pushtimi, me emrin”Lufta Italo Greke 1940-41″, po une do ju kujtoja ate sulmin GREK te 1913-14 ne juge te shqiperise, sa shpallur PV, e atdheut tone. Masakrat e tyre, kryefjale ato, nga Dangellia ne malet e Korces e Skraparit pa harruar Gjirokaster -Tepelene,. Me dhembe dhe sot une 83 vjecar,kujtoj renien e gjyshit Kapedan Jano P.Xhoga Zavalani.rene ne pritie me arme,krah Papa Stath Melani, Nendor 1913,atje tek “Ura e Dashit”mbi Lumin.Lengarice,mes Dangelli- shqerise..Keq me vjen,si kam bere as varrin Monument . Faleminderit Qarkut Gjirokaster ,nderuar me titull “MIRENJOHIE”ne 100 vjetorin e reniesme 2013-te..
    Foto te ketyre krimeve do doja,i nderuar Armando Plaka.Faleminderit sa beni.
    Kujtesa e dhimbieve duhet ruajtur.
    Guri naimit D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin