Fotot e rralla: Historia e panjohur e legjendës Aleksandër Kondo

December 14, 2017 16:37

Fotot e rralla: Historia e panjohur e legjendës Aleksandër Kondo

Dritan Xhemalaj

Një projekt i ideuar nga zyra e prezencës së OSBE-së në Tiranë, në bashkëpunim me Radio-Televizionin Publik Shqiptar, do sjellin para teleshikuesve në ditët dhe muajt në vijim, një cikël të gjatë dokumentarësh televizivë, prodhimi i të cilëve ka filluar që në muajin shtator të këtij viti.

Projekti në fjalë titullohet “Përballje me të kaluarën” dhe realizohet nga Dashnor Kaloçi dhe Monika Stafa.

Sipas ideatorëve ky cikël dokumentarësh  tenton të ndriçoj disa nga ngjarjet e panjohura apo dhe ato më të bujshme të ndodhura gjatë periudhës afro 45-vjecare të regjimit komunist në Shqipëri.

I pari që do startojë transmetimin nga Radio Televizioni Publik Shqiptar, titullohet, “Aleksandër Kondo, fati i trishtë i një ëndrre”, i cili u transmetua dje në mbrëmje në ora 20 e 30, në kanalin RTSH 1.

Ky është një dokumentar i cili bën fjalë mbi jetën dhe karrierën e ish-sportistit të talentuar dhe legjendës së peshëngritjes shqiptare të viteve ’80-të, Aleksandër Kondo, i cili në vitin 1985, shfrytëzoi kampionatin Evropian të Peshëngritjes që po zhvillohej në Poloni, dhe gjatë kthimit me ekipin, u arratis në ish-Jugosllavi dhe më pas në SHBA, ku dhe humbi jetën dy vjet më pas, në rrethana ende të paqarta.

Lidhur me këtë, Kaloçi shprehet:

“Ne jemi munduar dhe kemi rindërtuar në mënyrë kronologjike, pothuaj momentet kryesore të jetës, karrierës sportive dhe ngjarjes tragjike ku humbi jetën Aleksandër Kondo, si dhe persekucionit që pësoi e gjithë familja Kondo pas arratisjes së tij.

Të gjitha këto janë ndërtuar në bazë të dëshmive të disa prej shokëve dhe trajnerëve të ekipit, si p.sh. Asim Belinova, Elez Gjoza, Agron Haxhiyseni, Gudar Beqiraj, Ferit Berberi, Ajet Toska etj, njerëzve të familjes së tij (babai Vangjeli dhe e motra, Valentina), si dhe persona të tjerë që e kanë njohur Aleksandrin dhe familjen e tyre, si në Tiranë, ashtu dhe gjatë periudhës së internimit në Martanesh.

Të gjithë këta me intervistat e tyre, sjellin fakte e dëshmi të reja dhe të panjohura për Kondon, deri në momentin e arratisjes së tij në Titograd.

Një nga dëshmitë mjaft interesante gjatë këtij dokumentari, është ajo e Nderim Kupit, ish-emigrant politik në SHBA që në vitet ’50-të kur u arratis nga Shqipëria, i cili ka qenë personi i parë që Aleksandër Kondo ka komunikuar ne telefon me të që nga Jugosllavia, gjatë ditëve që ai priste statusin e azilantit politik.

Z. Kupi, i cili për gati 25 vjet me rradhë ka shërbyer me punë në SHBA pranë Zyrës së Komisariatit të Lartë të Refugjatëve (për Evropën Juglindore) dëshmon edhe për tentativën e dështuar për rrëmbimin e Kondos në Jugosllavi, me anë të dy vëllezërve kosovarë që u dërguan enkas me mision sekret nga Sigurimi i Shtetit Shqiptar.

Po kështu z. Kupi rrëfen edhe për miqësinë e tij me Kondon në SHBA, ku ai e ndihmoi që të stabilizohet me banim dhe punë, e deri tek ngjarja e aksidentit fatal ku ai humbi jetën në rrethana ende të pasqaruara, rreth të cilave flitet dhe do hidhet dritë në këtë dokumentar”.

Sipas dy bashkautorëve të projektit në fjalë, Kaloçi dhe Stafa, pas këtij dokumentari, do të vijoj transmetimi edhe me dokumentarët e tjerë si p. sh.: “Shpella e lirisë” (kushtuar ish-kolonelit dhe deputetit Haxhi Hajdar Mani, i cili me urdhër të Mehmet Shehut, u ekzekutua me artileri në marsin e vitit 1963 në Shpellën e Rrjollit ku ishte ngujuar), “Shpëtim Gina, misteret e një ikje të koduar“ (kushtuar dramaturgut, skenaristit, libretistit dhe shkrimtarit Shpëtim Gina, i cili u mbyt në lumin e Drojës afër Mamurrasit në vitin 1974, në rrethana të paqarta ende), “Trazirat e një kohe të vrazhdë” (kushtuar të ashtuquajturit “Grupi armiqësor në Ekonomi” me Avdyl Këllezin, Koço Theodhosin, Kiço Ngjelën, Vasil Katin, etj, ku u pushkatuan dy zv/kryeministra dhe vdiqën në tortura dy bashkëpunëtorë të tyre, “Dritëhijet e ngjarjes së Baldushkut” (kushtuar të ashtuquajturit “Grupi armiqësor i lopëve të Baldushkut” në vitin 1977, ku u pushkatuan dy persona dhe një vdiq në tortura), “Tre ditët e lirisë”, (Kushtuar revoltës së Spaçit në vitin 1973, ku u pushkatuan katër të dënuar), “Elez Isufi dhe fati tragjik i familjes Ndreu”(kushtuar familjes Ndreu nga Sllova e Dibrës, e cila u masakrua nga regjimi komunist i Enver Hoxhës).

Po kështu nga ky staf realizues, janë edhe disa dokumentarë të tjerë që janë prodhuar apo janë në proces, ku përveç filmimeve, dëshmive, fakteve, intervistave e të dhënave para kamerave, të gjithë, janë mbështetur edhe mbi dokumente arkivore.

December 14, 2017 16:37
Komento

5 Komente

  1. ELIOT December 14, 20:04

    KETO NJEREZ QE U MASAKRUAN NGA ENVERI DHE BOLSHEVIKET E TIJE JANE HEROJTE E HESHTUR TE SHQIPERISE ….MBAS REGIMIT TE KRIMINELIT ENVER ….. KUR NE BOTE U VENDOS LIBERTEJA BARAZIA …ENVERI E SHTRYDHI POPULLIN …. PER AMBICIET E TIJE PREJ SKIZOFRENI ….ENVERI NUK SHKOI NE FRANCE JO ….POR JETOI NE KORENE E KIM JONGUT PER 5 VJET …SE VETEM ATJE BEJNE SIC BEI ENVERI ME SHQIPERINE …… DHE RRACA E VET SKA AS TURP …SOT NE VEDN TE KERKOJNE TE FALUR MIJERAVE VICTIMAVE …. CFARE BEJNE …. SEHIR ….NEXHMIJA NDYRESIRA BEN SI IDIOTE ..SIKUR S KUPTON … SI JETOI PERNDIMI KAPITALIZMI DHE SI JETUAM NE …… JO AKOMA SE KA KUPTUAR ……SE KA LINDUR BUDALLAQE …DHE DO TE VDSI DEBILE ….SI E GJITHE RRACA ……. TURRP TE KEN RRACE QENASH ..JO SE EDHE QENAT NUK HAHEN ME NJERI TJETRIN SI KOMUNISTAT E ENVERIT…..MERCI …. SANDRI ISHTE NJE NJERI I MADH ….I TREGOI SHQIPTAREVE SE ENVERI U TALLTE ME NE … FAMILJA E SANDRIT DUHET TE EJEN KRENAR ME TE … SE I HAPI SYTE SHUME QYTETAREVE …..MERCI SANDER KONDO …DHE U PREFSHE NE PAQE …….

    Reply to this comment
  2. Arber I December 14, 20:34

    Perderisa autor do te jete ekstremisti Dashnor Kaloci kuptohet se cikli do te merret me vogelsira, me raste sporadike, persona koti dhe jo me te verteten historike. Nga permbajtja e parashtruar dhe prania e Monika Shoshorit per mua do te dale nje cikel tendencioz, i pavertete dhe i pavlere. Me vjen keq qe eshte futur ne valle edhe ish-gazetari i Zerit te Popullit, Thoma Gellci, per te cilin kam pasur mendim pozitiv.

    Reply to this comment
  3. MH December 14, 22:14

    Dashnor Kaloqi.
    Asht njeri teper negative dhe i mebshtetur ne tridhime dhe shpifje.Ka nji urrejtje te jashtzakonshme per sistemin monist.Per te arrit kenaqesin e urrejtjes krijon shpifje qe as qeni e gomari i ma gomerve nuk i kaperdine.
    Mbeshtes mendimin e z.Arber I ne lidhje me z.Thoma Gellci.I cili nuk duhet afruar intrigantit pa karekter Kalocit.

    Reply to this comment
  4. demo December 15, 09:34

    Kaloci,mor Kaloci,doli prap Kaloc katunari,..Pasi i tregoi arat shkrimtareve,do me na tregu trotuaret ne qytetareve..Kaloci mor Kaloci,Kaloc katunari..Ky qe kishte pergju tavolinat e shkrimtareve,po ate LETREN PER kADRIEN,pse e mcefte Kaloc katunari,mor shejtan katunari!Kushedi cfare mysybeti do te kete saju Kaloci,mor Kaloci! Zoterinj qytetare,mos ja hapni deren Kaloc katunarit,se i duhet GOZHDA E NASTRADINIT ne shtepite tuaja.I thoni:-Zoti te dhashte!!!!

    Reply to this comment
  5. Toger Lukashi December 15, 10:52

    Besoj qe nga permbajtja vetem me te verteten nuk do kete lidhje. Eshte e turpshme qe dekomunistizimi dhe tendenca per te erresuar çdo gje dhe gjithçka ka lidhje me sistemin e meparshem po kryhet ne kete menyre kaq imponuese, te ulet dhe cinike. Si rasti i “dhomes se helmeve” ne bunk artin e Rames.
    Gjynah qe njerezve te ulet dhe armiq te se vergetes u lihet ne dore te bejne dokumentare dhe reportazh te ndertuar mbi fantazi perverse dhe jo te verteta. Gjynah qe pjese e kesaj loje po behet dhe rtsh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*