Fotot e rralla: Hoteli i Gjuetisë në Lezhë në 1942

May 12, 2018 08:38

Fotot e rralla: Hoteli i Gjuetisë në Lezhë në 1942

Hoteli i Gjuetisë në Ishull-Lezhë është ndërtuar në fund të viteve ’30 dhe në fillim të viteve ’40 ishte funksional.

Synimi në ndërtimin e një hoteli të tillë ishte promovimi i turizmit të të apasionuarve pas gjuetisë e për këtë qëllim do të publikohej edhe një manual i posaçëm për gjuetinë në Shqipëri në ato vite.

Në korrik të vitit 1940 zona ku u ndërtua hoteli u shpall rezervat gjuetie, duke u kthyer kështu në të parën zonë të mbrojtur në Shqipëri – raporton Scan.

Ky hotel gjatë periudhës së pushtimit italian do të ishte vend i preferuar për autoritetet e kohës por edhe për persona të ndryshëm të huaj të apasionuar pas gjuetisë.

Në fotot e arkivit italian LUCE tregohet se si ishte Hoteli i Gjuetisë  në marsin e vitit 1942.

Fotot tregtojnë kushtet e hotelit dhe pasurinë e madhe natyrore të zonës me shpendë, kafshë e bimësi.

Edhe gjatë periudhës së regjimit komunist, hoteli dhe zona kanë qenë të preferuara dhe shumë të frekuentuara nga zyrtarët e lartë.

n.s. / dita

May 12, 2018 08:38
Komento

6 Komente

  1. demo May 12, 13:42

    Gjuetia eshte nje pasion fisnikesh.Kur arma bie ne dore te llumit te fshatarsise,merre me mend cfare ndodh..Keto pamje arkivi do te mbeten vetem kujtim i nje kohe te larget te paperseriteshme.

    Reply to this comment
  2. C'a bohet kshtu May 12, 17:00

    Nuk ka foto me te ndyra, kafshe qe ekzekutojne rosa te egra etj.
    Mund te vrasesh disa, por jo te besh kerdine a thua se eshte lufte dhe jo nje gjueti e kontrolluar.

    Reply to this comment
  3. bordello informatike May 12, 17:50

    Ky artikull me ngjan si veprimi i nje prostitute qe e falenderon dhunuesin e saj edhe pse c’nderohet nga keto kemishezinj..

    Duket sikur 7 prilli 1939 po shkon drejt nje feste kombetare dhe 29 nendori 1944 si dite pushtimi..

    .
    Sa e lumtur n.s. /dita….gati sa nuk thote rrofte fashizmi demonkratik…pra falenderon keto kemishzinj por dhe mburret se po cfarosin rosat e egra ne ate vend me njerz te eger qe shesin mend me leshin e boleve te pepinove..ne Leshe

    Reply to this comment
  4. Oskeola Princi i Seminorve May 12, 18:21

    E’para nuk jane shqiptare ….se shqiptareve tani po ju regullohet fytyra ….jane Italian kasapanen po e bejne ne Lesh !

    Reply to this comment
  5. Paul Tedeschini May 13, 13:22

    Hoteli i Gjuetisë në Ishull-Lezhë ka funksionuar edhe mbas vitit 1945 ku shkojshin te gjuanin shoket e byrose politike dhe te qeverrise.

    Nji jave para se te shkonte kryeministri shoku Mehmet Shehu, dergonin kamjonin SKODA plote me miser dhe e hidhshin neper pyll, ne menyre qe shoku Mehmet Shehu (poliagjent ose jo) te kishte knaqesine te gjuente shpendet me arme zjarri.

    Por edhe shoku Kadri dhe te tjere qefli shtenje me pushke, shkonin ne Hotelin e Gjuetisë në Ishull-Lezhë.
    Edhe shoku Feçor Shehu, marakli vrasje me arme zjarri, shkone aty.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*