Fotot e rralla të ndeshjes së parë të Kombëtares në një Botëror

March 22, 2018 15:43

Fotot e rralla të ndeshjes së parë të Kombëtares në një Botëror

Në prag të ndeshjes miqësore të Kombëtares shqiptare ndaj Norvegjisë, gazetari Armand Plaka ka publikuar katër foto të rralla të dala nga arkivat holandeze dhe të panjohura për publikun shqiptar. Bëhet fjalë pikërisht për takimin mes kombëtares holandeze dhe asaj shqiptare më 24 maj 1964 në Rotterdam, ku Shqipëria humbi me rezultatin 2-0.

Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Armand Plaka shpjegon për ndjekësit e tij se bëhet fjalë për një ndeshje të veçantë në historinë e futbollit shqiptar e që ka mbetur në histori, ndonëse nuk ka shumë informacione për të.

“Nuk është se lidhet me ndonjë përvjetor të veçantë, por fakti se përbën ndeshjen e parë zyrtare ndërkombëtare të Shqipërisë për eliminatoret e një Botërori (konkretisht “Angli 1966”) dhe meqenëse ndodhemi pak muaj para zhvillimit të një eventi të madh futbollistik siç është “Rusia 2018”, nuk mund të lija dot pa publikuar për publikun sportdashës shqiptar, katër foto shumë cilësore bardhezi, të nxjerra nga arkivat holandeze”, – shkruan gazetari , teksa jep detaje të mëtejshme për këtë ndeshje historike.

“Në atë ndeshje kombëtarja shqiptare luante me fanella të bardha, ndërsa formacioni përmbante emra të mëdhenj të historisë sonë të futbollit si: Panajot Pano, Ali Mema, Robert Jashari, Mikel Janku, Mehdi Bushati, Bahri Ishka, Pavllo Bukoviku, Fatbardh Deliallisi, Lin Shllaku e Skënder Halili, të drejtuar nga Zyber Konçi. Duket se paraardhësit tanë e patën të vështirë të kalonin një kundërshtar si Holanda ( duke u mundur në fakt me të njëjtin rezultat edhe në ndeshjen e kthimit në Tiranë), e cila duhet thënë se akoma nuk kishte mbërritur në “epokën e saj të artë”, ku do t’i afrohej dy herë titullit Botëror”– shkruan Armand Plaka në komentin shoqërues të fotove historike. e.r./dita

March 22, 2018 15:43
Komento

1 Koment

  1. Rush March 22, 16:45

    Po se ore c’fare prisnit te fitonte nje ekip I drejtuar nga zybe konci.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*