Katër foto të rralla të dala nga arkivat holandeze dhe të panjohura për publikun shqiptar janë publikuar nga gazeta DITA.
Bëhet fjalë për takimin mes kombëtares holandeze dhe asaj shqiptare më 24 maj 1964 në Rotterdam, ku Shqipëria humbi me rezultatin 2-0.
Gazetari Armand Plaka shpjegon se bëhet fjalë për një ndeshje të veçantë në historinë e futbollit shqiptar e që ka mbetur në histori, ndonëse nuk ka shumë informacione për të.
“Në atë ndeshje kombëtarja shqiptare luante me fanella të bardha, ndërsa formacioni përmbante emra të mëdhenj të historisë sonë të futbollit si: Panajot Pano, Ali Mema, Robert Jashari, Mikel Janku, Mehdi Bushati, Bahri Ishka, Pavllo Bukoviku, Fatbardh Deliallisi, Lin Shllaku e Skënder Halili, të drejtuar nga Zyber Konçi.
Duket se lojtarët tanë e patën të vështirë të kalonin një kundërshtar si Holanda (duke u mundur në fakt me të njëjtin rezultat edhe në ndeshjen e kthimit në Tiranë), e cila duhet thënë se akoma nuk kishte mbërritur në “epokën e saj të artë”, ku do t’i afrohej dy herë titullit Botëror”– shkruan Armand Plaka në komentin shoqërues të fotove historike.
a.c./dita