FOTO: Fate kryepolicësh, Hakiu ‘ruan’ digën, Hysniu… partinë

June 14, 2016 19:58

FOTO: Fate kryepolicësh, Hakiu ‘ruan’ digën, Hysniu… partinë

Këto foto të DITA-s paraqesin dy kryepolicë të Shqipërisë jashtë uniformës.

I pari, në xhinse dhe bluzë të errët,  është i sapopezulluari drejtor i Policisë së Shtetit Haki Çako, në një shëtitje familjare pranë digës së liqenit artificial në Tiranë. Akuzohet se ka lejuar përdorimin e paligjshëm të një pajisjeje përgjimi të sjellë për trajnim nga partnerët italianë.

Nuk dimë çfarë ka bërë Çako, por zyrtarisht është thënë se kjo pajisje nuk përgjon telefonat, por maksimumi gjen vendndodhjen e telefonit. Sqarojmë se nuk kemi përdorur të tilla aparate për ta gjetur Çakon te diga.

Tjetri është Hysni Burgaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit deri në 2013-n. Ka hequr kostumin e uniformës policore dhe duket qartë që ka veshur kostumin e një P-je tjetër, pra të politikës. Këtu në një mbledhje të PD-së së fundmi, krah një tjetër shërbëtori të institucioneve të pavarura të shtetit, ish kreut të KQZ-së, Ristani, që ka veshur edhe ai kostumin e P-së dhe… D-së.

Nëse ju kujtohet, zoti Burgaj ishte ai që nuk lejoi arrestimin e gardistëve të akuzuar për 21 janarin nga prokuroria, sepse në tekstin e kërkesës së kësaj të fundit kishte gabime gramatikore që fyenin rëndë Kongresin e Drejtshkrimit.

Kjo besojmë se është arsyeja pse tekstet zyrtare të PD-së kohët e fundit, shkëlqejnë nga pastërtia e shqipes dhe përdorimi i saktë i shenjave të pikësimit. / DITA

2

Haki Çako në një shëtitje nga Kodrat e Liqenit ne Tirane

13 4

5 Hysni Burgaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit deri në 2013-n në një aktivitet partiak në Shkodër

Hysni Burgaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit deri në 2013-n në një aktivitet partiak në Shkodër

June 14, 2016 19:58
Komento

5 Komente

  1. Gani USA June 14, 20:10

    kini harruar Didin
    i eshte rikthyer jetes se emigrantit ketu ne Amerike
    ata qe i sherbejne shtetit kur ne fuqi jane mender “socialistet” keshtu katandisen

    Reply to this comment
    • plazhisti June 14, 20:10

      po pyesni pak ku jane Agron Kulicaj e Ndrea Prendi?
      I pari miliarder nafte dhe i dyti sapo ka nxjerre ne xhiro fuoristraden e re.
      Shkoni shikojeni te oborri i viles se tij tij ne Gjirin e Lalzit, pak metra larg shokut Sali

      Reply to this comment
    • Toni June 14, 22:39

      o gani Ua ti me shoke pas ti runi peshkun Didit,po kulicaj as 8-vjecaren nuk ka mbaruar eshte dru me pre ka zbrit prej mali me frena dore si puna e dhise,aq me keq burgaj,Rrespekte per Cakon profesionist…

      Reply to this comment
  2. maks June 14, 20:19

    ka nje dallim qe haki cako esht oficer kariere qe njeh vetem ligjin kurse kuliqi e burgaj jan oficera partie qe i sherbejn partise

    Reply to this comment
  3. Mark uk June 15, 14:17

    O ti gazetaruci i pa emer.Ju me siguri mbrojtet edhe kryebashkkiakun e Kavajes po sigurisht pa vene emrin ,mbas pak ditesh do mbrosh kriminelet e tjer te rralles.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*