FOTOT / Katër ditë në kontenierin e anijes, 6 shqiptarë ndalohen në Brazil

October 5, 2016 21:00

FOTOT / Katër ditë në kontenierin e anijes, 6 shqiptarë ndalohen në Brazil

Gjashtë shqiptarë janë ndaluar nga policia braziliane, pasi po tentonin të shkonin ilegalisht në Kanada.
Sipas medieve, të ndaluarit janë: Ledion Taka, 37-vjeç, Permet Behluli 25-vjeç, Shaqir Serjani 28-vjeç, Adnand Feka 34-vjeç, Rezart Kruja 27-vjeç dhe Erin Fekollari 26-vjeç. Mediat vendase thonë se shqiptarët kanë udhëtuar fillimisht për në Spanjë dhe më pas kanë hipur në anije për në Brazil me qëllim përfundimtar Kanadanë.

Nisja e shqiptarëve ka ndodhur më 23 shtator nga porti francez Fos-sur-Mer në afërsi të Marsejës, duke qëndruar për 4 ditë në kantierë.

Ata i kanë deklaruar policisë se kishin dalë nga kantieri për shkak se u ishte mbaruar ushqimi, ndërsa u zbuluan përfundimisht nga policia.

Konsullata shqiptare tashmë pritet të konfirmojë shtetësinë e të ndaluarve dhe do të sigurojë burimet e nevojshme për riatdhesimin e tyre.

Gjashtë personat janë akomoduar në një hotel dhe janë nën ruajtjen e forcave të sigurisë deri në përfundim të procedurave ligjore. Ata u kanë deklaruar forcave të rendit se nuk kishin ndërmend të qëndronin në Brazil.

16811047580004753650000-475x356

October 5, 2016 21:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim