FOTOT / Keni nostalgji për kohën e Enverit? Bëni një xhiro në Kudhës!

March 26, 2016 13:05

FOTOT / Keni nostalgji për kohën e Enverit? Bëni një xhiro në Kudhës!

Projekti i Rilindjes Urbane ka prekur edhe një nga fshatrat e Himarës që quhet Kudhës.

Pas ndërhyrjeve në të, fshati i është rikthyer bukurive të munguara. I vendosur mes malesh, pa pamje nga deti, i banuar kryesisht nga mjeshtër të blegtorisë, Kudhësi sot ka një arsye më shumë për t’u vizituar.

Ndërtesat në qendër të fshatit që dikur ishin vatra e kulturës dhe zyra e kooperativës, të rrënuara dhe pa çati, por me mure në këmbë, prej një viti janë kthyer si dikur, edhe më të reja. Por rikonstruksioni i tyre nuk ka prekur parullat e kohës së komunizmit, ku glorifikohej Partia e Punës dhe udhëheqësi Enver Hoxha.

“Dita” ka siguruar këto foto ku tregohet se si janë rishkruar parullat e kohës së diktaturës.

Në ndërtesën kryesore në qendër të fshatit, para një sheshi të shtruar me gur të skalitur, pas rikonstruksionit të çatisë dhe mureve, parulla me për Partinë e Punës me kaligrafinë e kohës dallohet edhe më qartë:

“Të vëmë në jetë vendimet historike të Kongresit të 9-të të PPSH-së”.

Në një tjetër ndërtesë është restauruar edhe parulla: “Rroftë udhëheqësi ynë i dashur, shoku Enver Hoxha”. Nuk mungon as kjo e famshmja: Rroftë Komiteti Qendror i PPSH me në krye shokun Enver Hoxha!”

Ky fshat mund të cilësohet si muze i gjallë i fshatit të realizmit socialist, ku të huajt, por edhe rinia që nuk e ka jetuar atë kohë do të gjejnë të shkruara parullat në disa godina në qendër të fshatit. Madje, Kudhësi, me rikonstruksionin që ka pësuar, mund të konsiderohet një studio reale xhirimi për çdo film me subjekt periudhën e komunizmit në Shqipëri.

Po sa ndikim ka patur në këtë ide deputeti i asaj zone, Koço Kokëdhima, për të cilin janë të shumtë ata që thonë se ngjan me Enverin?! Këtu nuk e dimë, ajo që na siguroi “informatori” ynë është fakti se veç bukurisë së natyrës, kulturës e historisë, pushuesit mund të shijojnë edhe gastronominë e pasur me gatimet karakteristike të zonës së jugut./DITA

2

3 1

 

 

 

March 26, 2016 13:05
Komento

20 Komente

  1. naku March 26, 13:23

    Eshte normale per faktin se ato ndertime Enver Hoxha i beri e jo Saliu qe vec prishi.

    Reply to this comment
  2. maks March 26, 13:41

    bravo kudhesi nuk e harruaka te shkuaren po do te kisha desher nga ju gazeta dita tete na tregonit nje galeri fotografike nga shkaterrimi demokratik i viteve 1992 deri ne gredec dhe neve na takonte krahasimi i kohrave

    Reply to this comment
  3. kush po e ben legjende enverin ?? March 26, 14:12

    miredita dita

    le te prezantohemi

    jo vetem personalisht por dhe familjarisht nuk kemi qene dakort me enver hoxhen qe nuk eshte tema te zgjatem ne kete drejtim..pra nuk behet fjale per NOSTALGJI.

    Shikoj me keqardhje se gazeta DITA ka disa gazetare apo moderatore qe po “tallen” me pushtetinn e enverhoxhe dhe kete e bejne ose per te krijuar nje “fushe beteje” ne faqet e kesaj gazete ose jane antienveriste te semure mentalisht.

    E them me bindje te plote qe me cfare ka ndodhur pas 1992 enver hoxha jo vetem eshte reabilituar por shume shpejt do vleresohet realisht edhe pse ka bere gabime qe nuk duhet ti bente.

    Vizita e zotit Obama ne Kube kohet e fundit duhet te reflektoje dhe ne antienveristin me psikopatik.
    :

    Te pakten cfare tha per jugosllavine.gjermanine dhe lindjen e mesme i ka dale profecia saktesisht..

    KAM NJE PROPZIM ME VLERE..

    a nuk i coni MUXHAHIDINET E KERRYT TE KJO DERTESE PASI ATA JANE MARKSISTA TERRORISTA..CFARE TE TEPROJE FUSNI DHE sirianet e merkelit dhe erdoganit

    “Kthehu shoku Enver, t’i kemi falur të gjitha!”, ky është titulli i një shkrimi në të përditshmen e majtë britanike “Morning Star” (Ylli i Mëngjesit).
    Artikulli është shkruar nga poeti dhe këngëtari britanik John Baine, i njohur me emrin e skenës Attila the Stockbroker. Teksa i quan “trapllëqe” dogmat fetare të mesjetës, ai vlerëson nismën e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës në Shqipëri, shoku Enver Hoxha të ndërmarrë në vitin 1960 për të lënë pas dogmat shoqërore mesjetare.
    Duke marrë shkasë nga sulmet në Francë, ai shkruan se “liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe se po mendoj të jem në krah të shokut Enver Hoxha”.
    Këto ditët e fundit jam bërë nostalgjik për disa nga zgjedhjet e gjetura në vitet ’60 nga shoku Enver Hoxha, Sekretar i Parë i Partisë së Punës në Shqipëri, për të zgjidhur problemin e ndarjeve shoqërore dhe trapllëqeve mesjetare të shkaktuara nga feja.
    Ndalimi i mjekrave, një muze i ateizmit dhe deklarata në vitin 1967 se Shqipëria është zyrtarisht i pari shtet ateist në botë dhe natyrisht shprehja apokrife:
    “Populli shqiptar do jetë i lirë vetëm kur të varet prifti i fundit me zorrët e hoxhës së fundit”.
    Disa vite më parë, megjithatë përpiqesha të pranoja që rruga e zgjedhur nga shoku Hoxha ishte një reagim i tepruar dhe se njerëzit kanë të drejtën për të adhuruar çdo mik imagjinar apo artifakt që zgjedhin ata, pavarësisht vendit të origjinës, formës apo numrit të tentakulave apo testikujve.
    Më vjen keq nëse kjo bën që të dukem si një hipi liberal.
    E kam bërë dhe kam një justifikim për këtë.
    Kjo zgjidhje presupozon se ata nuk do përfundojnë duke djegur kryqe në periferi, duke ndërtuar në tokat e tjetrit ose duke masakruar fansa të pafajshëm të muzikës ‘Rock’ në një klub nate të premten.
    Tani, liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe përfundimisht kam nisur të jem në krah të shokut Enver, sërish.
    Kjo është sigurisht e vërtetë, që në duart e duhura, ai mashkulli imagjinar me mjekër, mund të jetë një forcë për mirë. Gruaja ime është e krishterë, është e dashur, e mirë dhe socialiste. Ajo ka miq nga fe të tjera, që janë njerëz të mirë.
    Por në duart e gabuara ata marrin formën e shprehjes: “Oh Zot, çfarë kemi bërë për të merituar këtë?”.
    Sigurisht kjo është ajo që pyesin shumë njerëz tani.
    Edhe me standardet imperialiste, ishte e paimagjinueshme që të hidhje acid në fytyrat e femrave në Afganistanin e viteve ’70.
    Gra të lira dhe të arsimuara? Sekularizmi në zemër të Kushtetutës? Reforma e tokës, që i jep mbështetje fshatarëve të varfër? Nuk mund ta kesh.
    Ishte akoma më çmenduri dhe budallallëk të bombardosh Sadamin dhe Gadafin- dy nga antifondamentalistët më të angazhuar në planet- duke çliruar çmenduritë fetare nga burgjet.
    Në vend të thirrjeve “Faleminderit demokracia perëndimore, ju duam. Na sillni McDonalds, Top Man dhe Coldplay”, nisën të thërrasin “Allahu Akbar”. ..si të thuash në Shqipëri sot ” Berisha Akbar”

    Reply to this comment
  4. antonio March 26, 15:00

    Ato te mira qe i beri SOCIALIZMI DHE ENVER HOXHA popullit shqiptar do te mbeten LEGJENDA te pa harruara nder shekuj!
    Ai burre ishte per FUKARENJTE,ndersa keto 26 vjet po jetojme ne SKETERREN DEMOKRATIKE!
    Shqiperia qe dikur u kthye nga “SHPREHJE GJEOGRAFIKE” ne shtet dinjitroz qe e respektonin tre gjitha FUQITE E MEDHA TE GLOBIT,tani eshte katandisur nje vend pa shtet qe eksporton luftetare te ISIS-it,prostituta,DROGE,TRAFIKANTE,TUTORE,VRASES ME PAGESE etj!

    Reply to this comment
  5. Cepo March 26, 15:01

    Cdo njeri, duke perfshire politikanet tane, duhet te vrasin pakez menden, t’i lene politizimet pa bereqet dhe te pyesin:

    Perse njerezit e thjeshte, si fshataret e Kudhesit, qe nuk perfituan ndonje gje te vecante, kane nostalgji per diktaturen sot ne kohen e “demokracise”? Perse, ne menyren me paradoksale, mallkimet me te medha per ate kohe i bejne pikerisht njerezit, qe, ndryshe nga fshataret e Kudhesit, perfituan pa hesap poste, te mira materiale, specializime jashte shtetit dhe shoqerine fitimprurese me Byrone Politike,(Sali Berisha, Mentor Petrela, Tritan Shehu, Ylli Popa, Mehmet Elezi, etj. etj. etj.)?
    Do te doja mendime te komentuesve Perse??? Kjo eshte nje pyetje qe kerkon pergjigje, sidomos nga politikanet e sotem.
    A ka ndonje komentues me te zgjuar se une te ma shpjegoje kete paradoks?

    Dua shpjegime reale dhe jo sllogane boshe si psh. “nuk arrijne te kuptojne te mirat e demokracise” ose pergjigje te tjera te pakuptimta te ketij lloji, sepse nuk mund ta besoj kurre qe nje politikan di te analizoje me mire se nje fshatar i zgjuar kudhesjot.

    Une vete jam nga Elbasani, por kam qene disa here ne Kudhes dhe njoh kudhesjote. Kam pershtypjet ME TE MIRA per ta si njerez te ndershem, te zgjuar dhe atdhetare, qe kane derdhur gjak per kete Shqiperi.

    Reply to this comment
    • [email protected] March 26, 16:28

      Cepo !

      Nuk e di ,miku im ,nese do te keqkuptohem nga ndokush ,por kudhasit jane shqiptare te paster,atdhetare ,patriote dhe njerez qe shikojne prapa ,qe te vazhdojne rrugen perpara,jane ortodokse safi ,dhe jo bukshkaler ,qe kane vleresuar deri me sot…..se kush udheheqes ishte me i miri deri tani,qe tregon se vendin e pare e ze i madherishmi , Gjigandi Ilirian ,Enver Hoxha !

      Reply to this comment
  6. DRENICA E KUQE March 26, 15:18

    Eshte njerezore dhe kombetare ta kujtosh lavine e nje Epoke, te Epokes me te ndritur Shqiptare, nen lavdine e burreshtetasit te epokal shqiptar, Enver Hoxha!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  7. Ferridemokratik March 26, 15:25

    Une jam jo i pakenaqur, por i persekutuar realisht me njerezit e mi me te aferm te burgosur, te aratisur, te internuar dhe ne fare fisin tim 3 te pushkatuar.
    Megjithate, per cdo njeri me mend sot eshte e qarte se sjellja e Sali Berishes ne pushtet nga Ramiz Alia dhe Elez Biberaj; sjellja e Sali Berishes dhe bandes se tij qe vandalizoi dhe i vuri kazmen themeleve ekonomike, sociale dhe te siguris atdheut tone, te kesaj Shqiperije per te cilen te paret tane kane derdhur aq gjak e djerse, do te shpinte dhe do te shpjere ne menyre te pashmangshme jo vetem ne riabilitimin e Enverit, por do te beje qe edhe komunizmi (qe ishte me te vertete nje sistem mizor e cnjerezor) do tu duket jo aq i keq (kujtoni fjalen popullore qe po behet proverb “Ishim mire kur ishim keq”!!!).
    Njerezit dine te analizojne vete me mire se analistet e gazetave tona. Njerezit e kuptojne se ne keto 25 vjet (nje cerek shekull) qe ne menyren me qesharake vazhdojne te quhen periudhe tranzicioni (ne Gjermanine e rrenuar nga themelet ne fund te luftes 2 boterore tranzicioni ishte 4 vjet, 1949-1953), jo vetem qe nuk u ndertua asgje por u tret e humbi gjithe pasuria kombetare e akumuluar me djersen dhe me punen e papaguar te nje populli te tere (fabrika, uzina, veprat bujqesore dhe armatimi 20-30 miliard dollaresh).
    Per here te pare u hodhen nga “Partia” (=Saliu) parrullat e rrezikshme percarese te Veriut kunder Jugut.
    Ardhja e Sali Berishes ishte dhurata me e mire qe i bene Ramiz Alia dhe Elez Biberaj Enver Hoxhes, ai eshte piedestali mbi te cilin idhtaret e Enverit do te mundohen te ringrene statujen e tij.

    Reply to this comment
  8. Mollosi March 26, 15:48

    Ishte periudha me e veshtire per shqiptaret pas pushtimit 5oo vjecar turk!

    Reply to this comment
  9. gjermani i fundit March 26, 15:51

    kush tallet me fondet mor aman? Pse nuk shkruani dhe ca qymeze me parullat e kohes se Zogut, ca mullare me kohen e Tanzimatit dhe keshtu plotesohet galeria.

    Reply to this comment
  10. * March 26, 15:52

    Ky rikonstruksion jo vete rregullon ambientin ne kenaqesin e banorve por kryesorja asht se me kete restaurim i behet nji e ardhur e pa parashikushme nga biznesi i turizmit.

    Reply to this comment
  11. # March 26, 16:04

    Rrealiteti qe krijoj sistemi demkoratik i jep jete dhe te drejte sistemit monist dhe kryesisht diktatorit Enver Hoxha duke e perjetuar perjetesisht ne kahun pozitiv te zhvillimit social te njerezimit.
    Ndaj filozofia “Ishim me mire kur ishim keq” mbyll cdo dialog e konflikt krahasimore te gjithe sistemeve.Te cilet i njohem dhe po i perjetojme ne cdo hap te hedhur drejt te pa njohures.

    Reply to this comment
  12. Mark uk March 26, 16:10

    Mos u shqetsoni se ka lene te birin Edver Ramen.Ne kooperative do tu fus,po jo me 30 leke po tremij leke.Ne zbor do shkoni.Qumshtin do ta merrni me xhevze dyshe.

    Reply to this comment
    • fshatari pafshat March 26, 16:49

      Mark Ujku – sepse nuk besoj me cfare shkruan te jete qytetar i UK – Mbreterise Bashkuar. Aq me pak i Shqiperise, ku njerezit sot nuk merren akoma me Qiqrat dje, po me Hellin sot.
      Te paska mbetur ora ne Hale.

      Reply to this comment
      • koromania March 27, 13:16

        Per dieni: ” Mark.uk ” eshte nje katundar idiot qe ka zbritur nga veriu keto 20 vjet dhe jeton ne Tirane dhe jo ne United Kingdom sic e ka shkruar per te humbur gjurme. Eshte nje budalla i lindur dhe nuk ka cfare i ben as Tirana as United Kingdom as Perendia vete.

        Reply to this comment
  13. Eri March 26, 17:05

    Me cfare po degjojm e po na shohin syte…po kthehem e po kuptoj qe ka pasur te drejt per etiketimin e amerikes..anglis..grekut…ballkanit…keshilltaret reth e rotull e drjtuan gabim ekonomin…aq ne keq qe kan dashur ta semurin deri ne eliminim…e tij fizik…nejse po dalin shume thenie te tij…te na falin ata qe jane burgosur …pa faj ….po ndoshta duhen rianalizuar disa fakte.m..

    Reply to this comment
  14. Çentrale March 26, 20:01

    Fshat korrekt e njerez te kulturuar

    Reply to this comment
  15. Viktor March 26, 21:29

    Rikonstruksioni i sheshit te fshatit Kudhes edhe me parrullat e sistemit te dikureshem edhe veprim i menduar ne funksion te turizmit. Nuk lidhet me nostalgjine ndaj sistemit te kaluar. Kush e mendon ndryshe gabohet.Kudhesi ka njerez te zot dhe te mençur.Vetem mjeke ky fshat ka 22 te diplomuar ,i pari qe ne vitin 1911.

    Reply to this comment
  16. demo March 26, 23:31

    Nuk me duket ide e keqe.Vetem mos te behet boze,se shqiptaret jane kopjace si majmuna dhe do fillojne gjithe fshatrat te shkruajne parrulla.Per humor dicka si muze duhet lene.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*