FOTO: Kush e vrau Mit’hat Frashërin, Kim Filbi apo Ahmet Zogu?

October 29, 2017 00:32

FOTO: Kush e vrau Mit’hat Frashërin, Kim Filbi apo Ahmet Zogu?

Xhevdet Shehu

Para dy vjetësh në ‘DITA’ kam botuar disa shkrime lidhur me vdekjen tejet të dyshimtë të Mit’hat Frashërit. Ky interes m’u zgjua pasi lexova një libër që sapo ishte botuar në Shtetet e Bashkuara nga Albert Lulushi.

Në orët e para të mëngjesit të 3 tetorit 1949, saktësisht më 09.25 minuta, Mit’hat Frashëri u gjend i vdekur në dhomën e tij në hotelin Winthrop, 351 Lexington Avenue në Nju Jork. Në këtë hotel ai kishte gjetur strehë që nga mbërritja e tij tri javë më parë së bashku me anëtarët e tjerë të Komitetit Kombëtar ‘Shqipëria e Lirë’.

Një mjek deklaroi se shkaku i vdekjes për pothuaj 70 vjeçarin Frashëri kishte qenë një atak kardiak, si pasojë e jetës së mundimshme dhe lodhjes në vitet e fundit. Megjithatë, dëshmitarët okularë që ishin takuar me Frashërin gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara e përshkruajnë atë si një njeri plot gjallëri dhe energji. Në këtë mënyrë ata lanë të nënkuptohej se shkaku i vdekjes së Mit’hat Frashërit nuk ishte zemra e lodhur…

Shaqir Salihu, autori i librit “Rrëfime lirie” disa fragmente të të cilit kemi sjellë ditët e fundit ekskluzivisht në ‘DITA’, është një ballist i thekur. Ai është një adhurues i Mit’hat Frashërit dhe për herë të parë sjell fotografitë e Mit’hatit në shtratin e vdekjes 68 vite të shkuara dhe që botohen për herë të parë ekskluzivisht në gazetën tonë.

Shaqiri është i vetmi që i disponon këto fotografi, ashtu sikurse ruan si kujtim një kravatë të Mit’hatit, të dhuruar nga Talat Karagjozi në fundin e jetës.

Por, ajo që është më e rëndësishme, është dëshmia që sjell autori për fundin e Mit’hatit. Ai pohon se kreu i Ballit Kombëtar dhe më pas i Komitetit “Shqipëria e Lirë” është eliminuar nga Kim Filbi, superagjenti i njohur.

Ka nga ata që edhe sot e kësaj dite besojnë se Mit’hat Frashëri ka vdekur natyralisht. Në të vërtetë, duke pasur parasysh një personalitet politik aktiv të përmasave të tij dhe aktiv në kohën kur ka ndodhur vdekja, lindin shumë dyshime për një vrasje të mirëfilltë politike. Nuk është ky rasti i parë. Kanë ndodhur vrasje të tilla jo vetëm ndër shqiptarët dhe që njihen botërisht, para dhe pas vrasjes së Mit’hatit. Është e drejta e atyre që besojnë se kjo nuk ishte një vrasje politike, pavarësisht se është versioni më pak i besueshëm.

Në librin me titull ‘Operation Valuable Fiend’ (Operacioni “Kundërshtari i Dobishëm”) të autorit Albert Lulushi, dyshimi për vdekjen natyrale të Mit’hat Frashërit është krejtësisht i dukshëm

Versioni i parë që hidhet është ai se në vdekjen e Mit’hatit, ka dorë Sigurimi i Shtetit shqiptar. Ndërkohë që kishte një operacion paramilitar ushtarak i CIA-s për të përmbysur me dhunë regjimin komunist të Tiranës, në pamje të parë ky duket versioni më i besueshëm. Mit’hat Frashëri ishte i parapëlqyeri i amerikanëve dhe ishte caktuar Kryetar i Komitetit Kombëtar ‘Shqipëria e Lirë’. Për këtë ka ndikuar origjina familjare e tij, paraardhësit e tij emërmëdhenj si Abdyli, Naimi e Samiu, por edhe vetë ai për erudicionin që zotëronte dhe për qëndrimin që kishte mbajtur gjatë luftës. Megjithëse ai ishte Kryetar i Ballit Kombëtar, nuk u bë kolaboracionist dhe nuk u bë pjesë e asnjë kabineti kuisling. Pra kishte më shumë besueshmëri se të arratisurit e tjerë.

Ky Komitet ka filluar të funksionojë në gjysmën e dytë të vitit 1949, më saktë në gusht të atij viti. Mirëpo, ky version rrëzohet vetvetiu kur mendon se jemi në vitin 1949, kur Shqipëria kishte më pak se katër vjet e dalë nga lufta, pa marrëdhënie diplomatike me Shtetet e Bashkuara dhe mbi të gjitha një shtet i varfër me shumë pak mundësi për të financuar një operacion të tillë.

Versioni i dytë: Shteti shqiptar i asaj kohe ka shfrytëzuar lidhjet e ngushta me KGB-në sovjetike ose aleatë të saj për të asgjësuar kundërshtarët e vet jashtë shtetit dhe në SHBA. Mirëpo me teknikat e komunikimit të asaj kohe, me prishjen e marrëdhënieve me jugosllavët dhe me marrëdhëniet ende të pakonsoliduara me sovjetikët, duket e pabesueshme që të ketë funksionuar kjo linjë veprimi për të eliminuar Mit’hat Frashërin.

Edhe ky version duket pak i besueshëm, duke parë situatën e atyre viteve dhe aktivitetin politik të Mit’hat Frashërit gjatë viteve të para menjëherë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore.

Versioni i tretë: Ahmet Zogu. Më 14 shtator të vitit 1949, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Komitetit ‘Shqipëria e Lirë’ kanë mbërritur në Nju Jork, pas disa telashesh në konsullatën e Shteteve të Bashkuara në Londër për punën e vizave. Vetëm Mit’hat Frashëri dhe Abaz Kupi kishin pasaporta të vlefshme të lëshuara nga legata mbretërore shqiptare në Kajro. Të tjerët kishin probleme të natyrave të identitetit dhe të vendeve nga ishin dhënë pasaportat. Një zyrtar i Operacioneve i priti ata në aeroport, rregulloi transportimin e tyre dhe i ndihmoi të sistemoheshin në një hotel. Robert Lou i takoi pasdite dhe shtroi një darkë për ta, ku mori pjesë dhe Herri Fullc dhe Reuben Markham. Fullci ishte një emër shumë i njohur dhe i respektuar ndër shqiptarët, si themelues i shkollës teknike amerikane të Tiranës në vitet 20-30 dhe si një diplomat kryesor i ambasadës amerikane në Tiranë në vitet 1945-46. Në fund të asaj darke, Lou i ka dhënë çdo anëtari të Komitetit ‘Shqipëria e Lirë’ nga 500 dollarë (rreth 5 mijë dollarë me vlerën e tanishme) për të mbuluar shpenzimet e mundshme dhe të paparashikuara gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Fullci pranoi të shërbente si një shoqërues i Komitetit, por këmbënguli të qëndronte në hije për të shmangur ndonjë publicitet që lidhej me emrin e tij. Frika e Fullcit në këtë rast konsistonte në faktin se, në rast se qeveria e Tiranës do të merrte vesh se Fullci kishte lidhje me këtë Komitet, do të merrte masa drastike kundër gjithë ish-studentëve të tij në shkollën amerikane të Tiranës.

Disa ditë më pas, më 3 tetor Mit’hat Frashëri u gjend i vdekur.

Pse dyshohet Ahmet Zogu në eliminimin e Mit’hatit: Ideja, nisma dhe nxitja për të ndërmarrë një operacion paraushtarak për të përmbysur regjimin komunist të Tiranës ka qenë e Ahmet Zogut, ish-mbretit që u arratis ditën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste në 7 prill 1939. Ja si ka ndodhur. Ahmet Zogu ishte rezident në Kajro të Egjiptit ku mbreti Faruk i asaj kohe, me origjinë shqiptare, i kishte ofruar Zogut strehim politik. Më 23 dhjetor të vitit 1948, Sotir Martini, ministër i Oborrit mbretëror shqiptar në Egjipt, i dorëzoi një letër kolonel Norman Fiskes, atasheut ushtarak amerikan në Kajro.

Në atë letër përcillej propozimi i Ahmet Zogut për të bashkëpunuar me amerikanët për të përmbysur regjimin komunist në Shqipëri. Zogu mendonte se kishte ardhur momenti për të rivendosur në Shqipëri një qeveri të lidhur me fuqitë perëndimore. Sipas Zogut, në Shqipëri kishte një pakënaqësi të madhe në popull me regjimin që u vendos pas luftës dhe njerëzit ishin gati ta përmbysnin atë në rastin më të parë. Në vitin 1948, më saktë në vjeshtë të atij viti kishte ndodhur prishja e Tiranës me Titon, ishte goditur klani i Koçi Xoxes dhe Zogu mendoi se ky ishte një moment i volitshëm për t’u rikthyer në pushtet…

Në ditët e para të vitit 1949 ideja e propozimit të Zogut u bë më e qartë, ndërsa mori mbështetjen e amerikanëve. CIA ishte gati ta mbështeste një operacion paramilitar për të përmbysur regjimin e Tiranës. Më 30 prill 1949 dy përfaqësues të ambasadës amerikane në Athinë u takuan me Mit’hat Frashërin në Pire, diskutuan mbi këtë ide dhe ranë dakord për krijimin e një fronti të bashkuar kundër qeverisë së Tiranës. Në atë front do të bënin pjesë ballistë, legalistë dhe të arratisur të tjerë politikë që nga koha e luftës. Mit’hati pranoi të merrte kryesimin e këtij fronti. Ky front sikurse dihet, mori emrin Komiteti Kombëtar për Shqipërinë e Lirë. Ky komitet në njëfarë mënyre do të kishte atributet e një qeverie në mërgim dhe kjo me sa duket e ka bërë Zogun të hezitojë dhe të vihet në lëvizje që pushtetin, pas përmbysjes së qeverisë komuniste të Tiranës, të mos e merrnin ballistët.

Mirëpo është interesante të njihet sjellja e Zogut paskëtaj. Të njëjtët amerikanë që u takuan me Mit’hatin në Athinë, shkuan dhe takuan Zogun në Kajro më 5 maj dhe diskutuan të njëjtat gjëra dhe çfarë ishte arritur me Mit’hatin. Këtu fillon kthesa, apo më mirë hezitimi i Zogut. Ai zvarrit bisedimet, vendos kushte për pjesëmarrësit në udhëheqjen e frontit, ndryshon mendime në momentet e fundit, ndërsa më 14 qershor 1949 theksoi: Nëse Frashëri jepte dorëheqjen ose nuk ishte në gjendje të kryente funksionin e tij për ndonjë arsye tjetër, Zogu kërkonte që ai të konsultohej për zgjedhjen e pasuesit të tij ose për ndonjë ndryshim që do të ndodhte në anëtarësinë e komitetit ekzekutiv.

Janë proverbiale mosmarrëveshjet midis ballistëve dhe zogistëve në mërgim pas luftës. Edhe Komiteti ‘Shqipëria e Lirë’ i fashiti përkohësisht mosmarrëveshjet, por nuk i largoi përfundimisht ato. Këto mosmarrëveshje që shkonin nga baza deri në udhëheqjen më të lartë të Komitetit, mendohen se janë një nga arsyet kryesore të dështimit të operacionit të financuar nga CIA (në qershor të vitit 1950, CIA akordoi 900 mijë dollarë ose rreth 9 milionë dollarë me vlerën e sotme të monedhës amerikane) për të përmbysur qeverinë e Tiranës. Në këtë operacion, përveç Ahmet Zogut e Mit’hat Frashërit, u përfshinë emra të njohur ballistësh, zogistësh e nacionalistësh të kohës së luftës, si Abaz Kupi, Abas Ermenji, Gjon Markagjoni, Said Kryeziu, Ismail Vërlaci, Hamit Matjani e të tjerë.

Ahmet Zogu ka qenë një mjeshtër i prapaskenave, kurtheve dhe vrasjeve politike prapa krahëve. Në kohën e mbretërimit të tij janë bërë disa nga vrasjet politike më të famshme, sikurse janë ato të Bajram Currit, Luigj Gurakuqit, Hasan Prishtinës, Avni Rustemit e mjaft patriotëve të tjerë. Vija logjike e mendimit të shpie se edhe në vrasjen e Mit’hatit mund të jetë tërthorazi dora vrasëse e ish mbretit. Njerëzit e Zogut ndodheshin në kryesinë e Komitetit “Shqipëria e Lirë” dhe rrinin bashkë me Mit’hatin, hanin e pinin së bashku. Kush më mirë se ndonjë prej tyre mund të ketë përshpejtuar vdekjen e tij? Ishte një luftë për pushtet dhe Zogu po përgatitej për t’u rikthyer në Tiranë pas përmbysjes së qeverisë së Enver Hoxhës.

Po sjellim në vijim, fragmentin nga libri i Shaqir Salihut. 

 

Kush më njohu me Mit’hat Frashërin

Shaqir Salihu

Nëse unë u pendova vite më vonë, se përse nuk nisa punë që në fillim të 1973- shit në Zërin e Amerikës, kjo nuk ndodhi kurrë për njohjet e reja që krijova, pas takimit që pata me pjesëtarët e stafit të shërbimit në shqip. Përkundrazi. Siç e përmenda edhe më sipër, Talat Karagjozi më dha adresën dhe numrin e telefonit. Talati kishte qenë pjesë e Ballit Kombëtar. Ai jetonte prej vitesh në ShBA, që prej mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, kur së bashku me kryetarin, Mit’hat Frashërin,  dhe disa ballistë të tjerë, ishin larguar nga Shqipëria, si pasojë e instalimit të diktaturës komuniste atje. Talati e disa ballistë të tjerë, asokohe tepër të rinj, ki- shin qenë mjaft të afërt me Mit’hatin. Madje, e kishin si baba shpirtëror dhe politik. Siç më ka treguar vetë Talati, Mit’hati i quante “bij të tij” të gjithë ata djelmosha.

Mit’hat Frashëri, u nda nga jeta në vitin 1949 në Nju-Jork. Kishte vdekur në prehërin e Talatit. Ai vdiq i dergjur larg atdheut. U shua në dhe të huaj, pa e realizuar ëndrrën e tij, të kahershme për një Shqipëri etnike, të lirë, demokratike e të begatë. U shuajt i baltosur nga regjimi gjakatar dhe terrorist i Enver Hoxhës. Fatkeqësisht, edhe në ditët e sotme, në Shqipëri e njohin Mit’hat Frashërin si kreun e Ballit Kombëtar, që sipas propagandës komuniste 50-vjeçare në Shqipëri, ishte e keqja e vendit. Shumë vetë mendojnë se Mit’hati udhëhoqi një rrymë reaksionare në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke bashkëpunuar me nazistët në dëm të atdheut. Por, ata e kanë gabim. Ai është ndoshta një prej njerëzve që ka luftuar më shumë për Shqipërinë. Kur them Shqipërinë, nuk u referohem atyre 28 mijë kilometrave katrorë, që u caktuan padrejtësisht në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, më 1913, nga fuqitë e mëdha. Unë nënkuptoj Shqipërinë etnike me të katërta vilajetet. Dhe Mit’hati e njihte dhe e donte çdo pëllëmbë të Shqipërisë, nga Nishi e deri në Prevezë; nga Shkupi e deri në Adriatik.

Për Mit’hatin, në përvjetorin e dytë të vdekjes së tij, intelektuali i madh dhe ish-udhëheqësi i komitetit Shqipëria e lirë, Hasan Dosti pati thënë:

Mit’hat Frashëri është fytyrë e madhe! Koha nuk e hedh në harrim! Përkundrazi. I lartëson emrin. I shton lavdinë. Mit’hati është njeri i racës së zgjedhur, i gjakut të kulluar, i familjes së ndritur. I biri i Abdylit të Lidhjes së Prizrenit dhe Dumes, nipi i Samiut dhe Naimit, viganëve të Rilindjes Kombëtare.

Mit’hati, djali i Abdyl Frashërit dhe nipi i Samiut dhe Naimit, ishte një nga firmëtarët e pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912. Ishte një prej ministrave të qeverisë së parë të shtetit të ri shqiptar, qeveri që kishte në krye Ismail Qemalin.

Mit’hati ishte i pari që përuroi “institucionin e dorëheqjes”, duke u larguar nga qeveria e Vlorës në mars 1913, pasi nuk pajtohej me copëtimin e territoreve shqiptare që po bënin fuqitë e mëdha, në favor të fqinjëve tanë grabitqarë. Ai nuk pajtohej me mefshtësinë e qeverisë, por donte që shqip- tarët, i madh e i vogël, të luftonin për mbrojtjen me gjak të çdo pëllëmbe tokë.

Mit’hati ishte intelektuali dhe politikani që bëri kaq shumë për Shqipërinë etnike dhe që u gropos nga historiografia komuniste. Ai la një varg dishepujsh në komunitetin shqiptar në Amerikë, të cilët ruanin të njëjtën atdhedashuri. Shumë të tjerë ishin shpërndarë edhe gjetkë nëpër botë. Pas- ardhësi i tij në krye të Ballit Kombëtar, Abaz Ermenji, jetonte e vepronte në Paris. Është e njohur në vepra e në dokumente edhe veprimtaria e tij, për një Shqipëri etnike, bashkë me Kosovën dhe trojet e tjera nën ish-Jugoslla- vi apo Greqi. Ndërsa në Shqipërinë londineze, për pesëdhjet vjet, Kosova mbeti tabu. Enver Hoxha dhe idhtarët e tij, tradhtarët dhe terroristët, e keqja e vetvetes për shqiptarët, mjaftoheshin të konsolidonin një pushtet gjakatar në ato 28 mijë kilometra katrorë, duke shtypur shqiptarët në favor të tyre dhe duke harruar pjesën tjetër të kombit. Veç kësaj, ata zhduken historinë. Ata zhdukën atdhedashurinë. Ata shkatërruan një brez të tërë at- dhetarësh dhe intelektualësh, për të ndërtuar një njeri të ri, siç u pëlqente ta quanin. E krijuan me të vërtetë njeriun e ri, por ai njeri i ri ishte cung.

Kishte veshë por nuk dinte të dëgjonte. Kishte sy, por nuk shihte, kishte mendje, por i ishte larë nga dogma komuniste. E kishin harruar Kosovën dhe trojet e tjera shqiptare. Të rinjtë që lindën nën komunizëm nuk e ki- shin njohur fare. Me pak, fjalë, ky regjim terrorist shkatërroi njeriun. Shkatërroi kombin. Pasojat e atij shkatërrimi po ndihen dhe do të ndihen gjatë për kombin tonë. Shpresoj që të mos zgjasë përjetësisht, përndryshe një fat edhe më i zymtë do e ndjekë atdheun tonë fatkeq.

Një ditë Talati më ka rrëfyer edhe dyshimin që e brente. Mit’hati kishte vdekur në moshën 69-vjeçare, pa pasur asnjë lloj shqetësimi shëndetësor. Përkundra- zi, ai gëzonte shëndet të plotë. Tri ditë, përpara se të vdiste në duart e Talatit, Mit’hati ishte takuar me spiunin e dyfishtë Kim Filbi. Asokohe, ende nuk dihej se Fil- bi, që hiqej si një agjent perëndimor, në fakt u shërbente interesave të Rusisë dhe komunistëve në tërësi. Filbi, i cili minoi misionet e atdhetarëve shqiptarë për të rrëzuar komunizmin në Shqipëri me ndihmën e ShBA-së dhe Britanisë, ndoshta mund ta kishte helmuar Mit’hatin. Ende mbetet mister vdekja e atij njeriu dhe atdhetari të madh.

 

October 29, 2017 00:32
Komento

35 Komente

  1. keli October 29, 03:29

    Nuk ka dhe nuk do te kete ne vendin tone nje figure si Mit’hat Frasheri’

    Reply to this comment
    • Po Trockin kush e vrau? A nuk ishin rregjimet komuniste, të një shkollë? October 30, 09:09

      Po Trockin kush e vrau?
      Sigurimi i fshehtë rus

      Reply to this comment
      • Adi October 30, 09:28

        Bravo, kjo pyetje i pështyn në surrat, komunistët.

        Ata vranë njëri-tjetrin..

        E jo më antikomunistët.

        Reply to this comment
    • Nero October 31, 09:22

      Per sa shkruhet ne librin e e Salihi Shaqqirit mbi kete teme:
      Pordhe me rigon!

      E verteta qendron ne ate fotografi ( qe eshte shume e cuditme- ku u mblodhen aq shpejt gjithe ata njerez dhe si u shkoi mendja te kene nje fotograf me vete tu beje nje foto me te vdekurin ne shtrat apo donin prova qe me ne fund nuk ekzstonte si rrezik per ta??!!)
      . Fytyrat e atyre qe rrethojne shtratin thone qarte:

      Me ne fund na e more te keqen o Mithat Frasheri! Lamtumire!

      Reply to this comment
  2. Glauku October 29, 10:11

    Ndoshta èshtè mè pak e rèndèsishme se kush e vrau Mit’hat Frashèrin nga ajo qè shkruhet pèr veprimtarinè e tijè kombètare. Qartè tè askush nuk mund tè mohojè qoftè prejardhjen apo veprimtarinè e tijè kombètare, por, nuk mund tè kundèrshtohet dhe as tè harohet se patriotèt e vèrtetè gjithmonè i shpallin luftè okupatorit ! Nuk èshtè shumè i justifikuar ” institucioni i dorèheqjes ” sè tijè si akt patriotik, pasi patriotèt e vèrtet bèjnè tè kundèrtèn. Shqipèria ka nxjerur mjaftè patriotè nè fjalè dhe me vepra por pak nga ato kishin aftèsi organizative me syrin largpamès tè njè lideri. Nuk mjafton tè rrjedhèsh nga njè “derè ” e madhe qè tè jesh patriot i madh. Patriotèt me bindje dhe vepra u mblodhèn nè Pezè mè 16 Shtator 1942, tè tjerèt nuk ishin aq patriotè, apo mè pak tè bindur…… Luftèn pèr liri kombètare e bèjnè gjithmonè ata masa dhe patriotèt, dikush mbyllet nè shtèpi dhe interesagjinjtè lidhen me pushtuesin. Tè gjitha dobèsitè e patriotève shqipètarè mblidhen nè atè qè asnjèri prej tyre nuk mundi tè arrinte atè qè realizoi ENVER-i ndaj çdo njèri prej tyre e ka tè vèshtirè tè klasifikohet nè trungun e kombit pa pranuar meritat e tijè.

    Reply to this comment
  3. Arber I October 29, 10:53

    Ky konkluzion eshte i gabuar: “Mit’hati ishte i pari që përuroi “institucionin e dorëheqjes”, duke u larguar nga qeveria e Vlorës në mars 1913, pasi nuk pajtohej me copëtimin e territoreve shqiptare që po bënin fuqitë e mëdha, në favor të fqinjëve tanë grabitqarë. Ai nuk pajtohej me mefshtësinë e qeverisë, por donte që shqip tarët, i madh e i vogël, të luftonin për mbrojtjen me gjak të çdo pëllëmbe tokë.” Me 30 mars 1913, Mit’hat Bej Frasheri dhe Dom Nikolle Kacorri gabuan rende qe e braktisen Ismail Qemal Bej Vloren dhe Isa Boletinin (simbole te Shqiperise Etnike) pasi nuk kishin kapacitetet e duhura per t’u marre me politike. Per mendimin tim, Mit’hat Bej Frasheri beri gabim fatal qe la farmacine dhe u mor me politike. Zoti thote: “O njeri njih veten!” Mit’hati nuk e kuptoi se nuk i kishte ngjare te atit, por dajove, si shumica e femijeve te politikaneve dhe njerezve te medhenj.

    Reply to this comment
  4. Rita October 29, 11:01

    Ne vitin 1949 shkruan artikulli i mesiperm shteti amerikan as qe mendonte te financonte nje operacion per clirimin e Shqiperise dhe ne fund pohon se ne vitin 1950 financon 900 000 dollare per nje operacion te njejte ,per clirimin e Shqiperise nga pushtimi komunist . Qarte dihet se ne gazeten Drita punojne njerez qe kane mbetur nostalgjike per dekadat e diktatures ,punojne rregullisht me rroge mujore gazetare qe ne cdo artikull te japin paksa drite ,e miresi diktatures se shkuar p.sh. nje fakt i thjeshte ,kur vjen puna te thojne dicka per at kohe e cilesojne si kohe e Hoxhes e jo si kohe e diktatures . Nesje mos te dal mga tema ,te ndjerin e atdhetarin e vertete ,M Frasherin ne se nuk ka vdekur nga semundje e zemres .dicka njerezore qe mund te ndodh tek kushdo ,epilogu i reportazhit te mesiperm e thote qarte se tre dite para se te vdiste kishte takuar agjentin e dyfishte te mallkuarin Kim F. . Pra o nostalgjik i thekur Xhevdet ,pse e lidh kete vdekje me Mbretin Zogu ???? Ate qe ka bere rregjimi demon i te kuqeve me leven ndihmese sigurimin Mbreti Zog s”ka bere as 10 % e krimeve qe don t”ja shtosh me vdekjen e atdhetarit Frasheri . Lavdi e krenari ndjejme per atdhetare te tille qe s”munden te bejne medet realitet enderren per nje Shqiperi etnike e te lire !!!!!

    Reply to this comment
    • Arben Ma October 29, 12:59

      Na rrengjethe Rite ,
      Sa bukur e shpalos budallallikun .
      si nostalgjike e zogut ,
      te duhet te lexosh 10 here ,
      qe te kuptosh nje here .
      Me zogun e beme shqiperine etnike ,
      kur shiti shen -Numin ?

      Reply to this comment
      • Fisnike e vjetër October 30, 09:06

        O Arben Ma,
        Po të them diçka, Zogu i internoje paraardhësit e mi, si familje bajraktare-patriote, në Manastir, por atë që ju bëri komunizmi, që një zhdukje për 47 vjet!
        Më Zogun kishim një dritare demokracie, që u vulos në 1944! Edhe Zogu vrau, po me pas qe terror shtetëror…
        Zogu nuk kishte arsye të vriste njëri pas 1944..po qe sigurimi i shtetit

        Reply to this comment
    • Mira October 30, 09:13

      O Rita,
      Ai e lidh me Zogun, që të ketë se çfarë të nxitje mbi të bardhë.
      Të gjithë e dinë si i zhdukte Sigurimi i Shtetit Shqiptar, të gjithë ata që i mendonte për të rrezikshëm për klikën sadiste të Enver-Mehmet…
      Zogu ka vrarë e internuar e burgosur patriotët shqiptar, po në këtë vrasje nuk kishte gisht, se ishte vetë në shinjeshtren e Sigurimit..

      Reply to this comment
    • ELIOT November 4, 19:58

      RITA A E DINII DIFERENCEN E ENVERIT DHE TE HITLERIT …../////???? JO SMA HA MEDJA …. HITLERI KUR MIKU I TIJE GENERALI ERVIN ROMEL E TADHETOI …//.SE E DINTE PER ATENTATIN QE I BENE HITLERIT NE 1944 NE KASOLLEN ME GENERALET E TJERE … DHE NUK I DENONCOI KOMPLOTISTET ..POR……… HITLERI E DETUROI TE VRISTE VETEN …. POR FAMILJEN NUK JA INTERNOI …DJALIN DHE GRUAN JA LA TE LIRE …… NDERSA ENVERI E VRAU MEHMETIN APO VRAU VETEN ????? DHE FAMILJEN E VET JA VRAU JA FUTI NE BURG DHE I TORTUROI SI KAFSHET …. JA NDRYSHIMI …MIDIS HITLERIT DHE HITLERIT …TANI SHQIPTARET QE NJOHIN PAK HISTORINE TE GJUKOJNE …..NDERSA KY XHEVDET SHEHU KA MUNGUAR NJE TREN …OSE I KA IKUR TRENI … NE BREZI JONE VETEM KEMI DEGJUAR NGA BOLSHEVIKET PER ..MITHAT FRASHERIN … NUK I BESOHEJ BOLSHEVIKEVE ME TREGIMET E TYRE ….SE GENJENIN SA HERE QE MERRNIN FRYME … TU MONT CHAQUE FOIS QE TU RRESPIRE … THONE FRANCEZET ..MERCI ..

      Reply to this comment
  5. Lili October 29, 11:06

    O shaqir,
    Behu burr edhe publikoje dosjen tende.
    Amerika si cdo vend i botes sado te thot jam me fillanin x apo fiskekun Y prape ka nje mash ne cdo parti siç e do zakoni. Ty aty te kane mbajtur si enveristin e tyre asgje ma shume.
    Pra mos u mbulon me Voa-per vazhdimin e punes qe te ishte caktuar nga Partia.Percarjen e nationalistave se nuk e arrin ate.

    Reply to this comment
    • Shaq enveristi October 29, 11:57

      Po c’eshte kjo qe thua more Salihi, se kjo foto e Frasherit ne shtrat nuk botohet per here te pare ketu por e kemi pare te botuar me dhjetra here ne shtyp. Medalje si pensionit nuk merr. Nje gje qe e shohim per here te pare eshte shfaqja e Salihit si shkrimtar sepse ata qe e njohin thone se ai ishte nje analfabet me ideale enveriste kosovare, madje si shume nga ata qe perqafuan kete ideologji te shpifur kafsherore sic tregojne krimet e tyre

      Reply to this comment
  6. loni October 29, 11:45

    Rita lexoje edhe njehere shkrimin se nuk e ke kuptuar mire, shpegimin e pyetjes tende e ke aty.

    Reply to this comment
  7. Ballisti October 29, 12:10

    “Ballist e thekur” thote Xhevdeti per Shaqirin, Po dokumentin e antarsise ne partine komuniste (ml) te kosoves ta ka treguar?

    Reply to this comment
  8. demo October 29, 12:28

    Nuk behet lufta me baba teqeje-thoshte i mencuri Isuf Luzaj.Mithat Frasheri ne 42 ishte nje baba teqeje.Nuk e imagjinonte agresivitetin dhe djallezine qe nxit etja per pushtet ne radhet e kupoles se kuqe.Ai nuk pa qe Partia Komuniste funksiononte si banda Al Kapones.Nuk kuptoi se si zhduknin njeri tjetrin me pabesi.Nuk i thirri mendjes ky teleshmen,kur pa qe baba Faja,lejoi t`i vritnin te vellane Shyqyriun,dhe birin per shpirt Mustafa Gjinishin?Nuk pa ky teleshmen qe Enver Hoxha porositi tre here njesitin guerril t`ja vrisnin kunatin qe e mbante ne shtepi?Do luftonte gjermanet,ky teleshmen.Dergoi Hysni Lepenicen ne Gerhot me kallauzet e Shemsi Totozanit dhe Bedri Spahiut,ja hodhen kalamajte,qe i derguan drejt e ne priten e Divizionit italian,i cfarosen te tere me duart e italianeve.E pesuan si camet qe i derguan komunistet tu zene prite gjermaneve ne Konispol dhe grate dhe femijet i lane ne duart e banditeve te Zerves.Do luftonin gjermanet ,u zune prite ne Barmash me ceten Safet Butkes dhe shkaktuan masakren e Boroves.Nuk shihnin keta komunistet qe benin marreveshje me Gjermanet ne Berat,qe shkoi goxha gjeneral gjerman ne Skrapar beri marreveshje personalisht me Enver Hoxhen?Po cfare u kishte bere gjermani ballistave?Nuk behet lufta me 70 vjecare,or jo!Mithat Frasheri ishte per te numuruar tespiet,se per lufte ishte Xhaferr Deva.Dhemb per dhemb dhe gjak per gjak.Kur moren arratine nga Tirana guerriljet 20 vjecare.Nuk e lane Xhaferr Deven keta paqtoret 70 vjecare,qe mishi te piqet dhe helli mos digjet dhe u dogjen e u percelluan,;Moren ne qafe popullin shqiptar;e lane ne duar te Urjahipit dhe serbo-grekeve.Baba Mithat dedene nuk kishte pse ta helmonte Zogu,qe nuk dinte ku kishte koken,as Kim Filbi,se nuk perbente rrezik per komunistet.Ai pat mijra ushtare ne Berat nen komanden e Abas Ermenjit dhe i la te kuqte te livadhisnin nen hunden e tyre,jo ta permbyste junten e tyre nga Amerika!!!!!!Vdiq se i erdhi vdekja,nuk e shihni si ishte bere kocke e lekure,sikur kishte dale nga Aushvici?

    Reply to this comment
  9. Libri October 29, 13:58

    Libri Rrefime lirie i Shaqir Salihut i ngjan Mergates se qyqeve te Nasho Jorgaqit, te dy shpifin, i pari per te lartesuar veten, i dyti per t’i thurur lavde sigurimit, te dy pas pasur asnje merite.

    Reply to this comment
  10. Arben October 29, 15:27

    Ahmet Zogu ka kryer 5 apo 6 vrasje politike.Mendoj se jane shume pak per ate kohe qe jetonte shqiperia. Sa jane vrare politikisht para dhe pas periudhes se pushtetit te tij? . Ne egzil ku ishte ai nuk mendoj se kishte interes te vriste ndonje te ashtuquajtur rival politik, pasi rivali kryesor politik i zogut ishte ne Shqiperi e jo ne SHBA. Pastaj sa per shkakun e vdekjes kam idene se duhet te jete e vertetuar ne menyre shkencore ne SHBA dhe jo me hamendje. Mithati po te kishte vdekur ne Bashkimin Sovjetik apo Shqiperine komuniste mund te hamendesohej nese eshte vrare apo ka vdekur nga shkaqe natyrore. Me sa kemi lexuar e kuptuar Mithati ka vdekur nga shkaqe natyrore.

    Reply to this comment
    • Zogisti October 29, 21:35

      Krahasu me Enver Hoxhen, vrasjet e Zogut jane shume pak. Vetem ne 10 vitet e para, diktatori Hoxha vrau thuajse te gjithe intelektualet qe ishin edukuar gjate mbreterise 10 vjecare te Zogut

      Reply to this comment
      • Savon October 29, 23:37

        O zogjist!
        Enver Hoxha vrau vetem armiqte e Shqiperise,prandaj mos ha mut kot se nuk ka vlere!
        Nuk pret njeri qe ju plehrat ballisto-zogiste,bashkepuntore me pushtuesit te pranoni se kene qene tradhetare te atdheut!
        Juve bisht qeni do mbeteni nder shekuj!
        Tradhetia e juaj eshte vulosur nga historia perfundimisht!
        Nuk lahet muti me shurre o zogjist i shpifur!

        Reply to this comment
        • Zogisti October 30, 12:14

          Po enveri nuk bashkpunoi me sllavet e jugut e ruset armiqt e perhershem te shqiptareve? Lexo historine e mes u me shoq i shaqirit qe ska lexu me shume se nje liber.

          Reply to this comment
        • ELIOT November 2, 19:07

          SAVON TETE DE BITE …. ENVERI VRAU DHE FUTI NE BURG ATO QE I MBANIN KOEN QE JA THANE NE SY TRADHETITE E VETA .DHE RRENAT E VETA …KUR TUK JAKOVA I THA SE PARTINE KOMUNISTE E FORMUAN SERBET …..ENVERI E QUAJTI TRADHETAR ..SePESE SI VINTE MIRE ..KURRE AJO SHOQJA E SHKOLLES SE LICEUT JA THA QE ISHTE NJE TIP MEDIOKER …DHE KJO VAJZE ..KISHTE IDE DEMOKRATIKE .. ENVERI E VRAU …. ENVERI VRISTE PER INTERESAT E VETA PERSONALE … NE RAST SE SE KE KUPTUAR JE NJE BOLE GOMARI .I TTRASHE .. VICH ..DHE KUR NJEREZIT DUAN LIBERTENE DUAN DEMOKRACIE NUK ESHTE TRADHETI … DEBILE MENTALE …ENVER HOXHA ISHTE BAJGA E DEMOKRACISE ..BAJGA E LIBERTESE …BAJGA E EGALITESE …MESOI MIRE COABN I SHKRETE ..TE PAKTEN MOS VDISE COABAN ….ANALFABET I GJORE ……

          Reply to this comment
  11. Lisi October 29, 18:40

    Lufta e || Botërore kthehu në hiç shumë mëndje , gjoja të ndritura , jo vetëm në Shqipëri . Francezi Peten , hero I Luftë së | Botërore u bë tradhëtar në Luftën e Dytë !
    Ç’pyet pastajë për bejlerët tanë ?!
    DITA , ca si shumë po na mallëngjeni me fatin e këtyre bejlerëve tanë ! Çajupi , klubin e Selanikut , e ka shkruar për Mit’hat beun . Hajde Andon Zako , hajde , të ndritë shpirti aty ku je , nga e dije që do përfundonte në tradhëtar ?!
    Bejlerët janë rracë e poshtër , titujt dhe pronat ua kanë dhëne pushtuesit e huaj !
    Beu I mirë , është përjashtim !

    Reply to this comment
  12. Moisi Golemi October 29, 22:36

    Shkrim per gomere. Nga ata me samar.

    Reply to this comment
  13. PPSh, si parti injorantësh që qe, zhduku të gjithë inteligjencen, aristokratike e deri atehershme October 30, 08:50

    Edhe pyesin kush e vrau Mit’hat Frashërin, pinjollet e komunistëve të dikurshëm?
    E vrau Sigurimi i Shtetit Shqiptar, siç i vrane e u zhduken shumë, antikomuniste patriotë, që nga 1944-1990…
    A mos pritet që vrasësit të flasin?
    Sa njerëz janë zhdukur dhe njerzit akoma nuk kanë kockat e tyre?
    Ata që morën pjesë në pushkatime nuk po tregojnë akoma ku i kanë varrosur…edhe anonim…

    Reply to this comment
  14. Më luftën e dytë botërore, popujt e Europe's lindore, kaluan nga shiu nazist ne bresherin komunist.... October 30, 08:58

    O lisi,
    Të gjithë patriotët e vërtetë shqiptar, i lufton çdo qeveri e mbretëri…po atë që bene rregjimet komuniste në botë, nuk e ka bërë as nazizmi, as fashizmi të marra së bashku…
    Qenë rregjimet me gjakatare të përjetuara nga popujt e gjithë botes….bile ata zhduken edhe komunistët e ndershëm, idealistët njerzor…

    Reply to this comment
  15. Fisnike e vjetër October 30, 09:06

    O Arben Ma,
    Po të them diçka, Zogu i internoje paraardhësit e mi, si familje bajraktare-patriote, në Manastir, por atë që ju bëri komunizmi, që një zhdukje për 47 vjet!
    Më Zogun kishim një dritare demokracie, që u vulos në 1944! Edhe Zogu vrau, po me pas qe terror shtetëror…
    Zogu nuk kishte arsye të vriste njëri pas 1944..po qe sigurimi i shtetit

    Reply to this comment
  16. Nausika October 30, 09:25

    O Xhevdet Shehu,
    Besoj se kësaj pyetje, se kush e vrau Mit’hat Bej Frashërin i mungon inteligjenca, zoteri!
    Askush nuk dyshon më që qe Sigurimi i fshehtë i Shtetit Shqiptar…
    Zogu ishte vetë në kurth…

    Reply to this comment
  17. anticensurë25642654 October 30, 11:49

    pasi lexova një pjesë të mirë të shkrimit,mu zhduk dëshira për të vazhduar,sepse më lindi pyetja e thjeshtë:A KA NDONJË SHQIPTAR QË KA VDEKUR,ja kështu thjeshtë,NË MËNYRË NATYRALE??
    të gjithë të vrarë nga ky apo nga ai,deri nga alienët o thjeshtë planeti me orbitë të çrregullt NUBURU!!
    pas kësa vjen pyetja – a do të vdesë ndonjë në të ardhmen në kushte natyrale??
    tashti meqënëse xhevdeti dhe salihi kanë nxjerrë variantin e tyre,të vrasjes,të pakundërshtueshme,të bindur në mënyrë absolute,atëherë mund të them dhe unë variantin tim!nuk më kujtohet nëse ma ka thënë dikush apo e kam parë në ëndërr,por mithatin e kanë vrarë thjeshtë për 100$(sot e barabartë me 1’000$)!ju do të honi se kush e paska bërë!jua them unë!!pastruesja e dhomës!!ajo i mori nga portofoli,100$,nga ato 500$që i kishin dhënë për të mbuluar shpenzimet në amerikë!!mitati e kuptoi dhe ja plasi në fytyrë pastrueses,ajo tah se do tia këthente të nesërmen!por në fakt i hodhi në gotë disa pika digital,ilaç zemre,por që i marrë me shumicë shkakton infarkt,dhe që nuk zbulohet nga mejksia(ai nuk ishte shpikur akoma,por pastrusja kishte lidhje me alienët,të cilët ja dhanë formulën më vonë amerikanëve)!kështu që u duk se ishte infarkt!!
    çna mbyti xhevdeti dhe injoranca e pjesës më të madhe të shqipove!!kur ta “vrasin” dhe adelaiden e BBs,tashti!!
    një njeri i shëndoshë mund të vdesë fare mirë në gjumë mga zëmra!!nuk ka nevojë të jetë i sëmurë,nuk ka nevojë të jetë i mërzitur,mund të jetë dhe sportist i kënaqur fare!!
    pushimi i zemrës ndodh në tre mënyra,në përgjithësi!
    -një zëmër e sëmurë që nuk është në gjëndje të furnizojë me gjak as trurin e as vetveten!
    -një infark,pra megjithëse në pamje të parë zëmra është e shëndoshë,një copë e mpiksur gjaku bllokon ushqimin e saj me gjak dhe shkon për lesh!
    -kur ndodh një mundim i madh fizik që çon në stërmundimin e saj dhe mosfurrnizimin e duhur me gjak,pra një infarkt pa trombozë!!
    dikush mund të thotë se e para dhe e fundit nuk qëndrojnë!!frashëri nuk ka qënë i sëmurë dhe ka qënë në krevat!!
    ka të derjtë të dyshojë,po nuk mori parasysh një veprimtari që sforcon zëmrën,në kufijtë e stërmundimit,pa pasur shumë mundësi për ta kontrolluar!!
    kjo veprimtari e trurit është ëndërrimi!!
    shumë njerëz,pësojnë infarkt thjeshtë nga një ËNDËRR!
    njeriu,ndryshe nga periudha kur është zgjuar dhe mund të kontrollojë veprimtarinë e tij për të mos lejuar mbilodhjen,stërmundimin e zëmrës(mund të ndalojë aktivitetin),gjatë ëndërrës nuk mund ta bëjë(jo të gjithë mund ta ndalojnë ëndërrën)!
    xhota si me biberajn,që është i njohur si agjent i sërbëve,po provon të fusë në “sherr”ballistët me zogistët!!
    mua personalisht nuk ma merr mëndja e se zogu mund ta bënte një gjë të tillë në atë kohë,e aq më pak kim fibi!!
    zogu nuk kishte mundësitë,edhe sikur të ishte akoma mbret në shqipëri!!tërë vrasjet politike që ka bërë i ka bërë tradicionalisht,me armë!
    për kim fibin,në nivelin që ai kishte nuk mund dhe nuk i lejohej të bënte një gjë të tillë!!të rrezikohej zbulimi i tij për një personazh që në politikën sovjetike të asaj kohe nuk kishte as më të voglën rëndësi!!vetë shqipëria nuk kishte asnjë vlerë për stalinin dhe pati deri diku vetëm si kundërpeshë për jugosllavinë!!
    prandaj xhote e salihu,mos i ngecni të tjerëve fantazitë tuaja fshatareske!!këto fantazira jo vetëm që ju ulin vlerën intelektuale,por dhe ju bëjnë të pabesueshëm dhe për tjera gjëra!!

    NAUSIKA
    të pyeta njëherë sa vjeç je??
    duhet të jesh shumë e re,prandaj quan të vërtetë çdo shkronjë të zezë shkruar mbi të bardhë!!

    Reply to this comment
    • Veterani October 30, 12:35

      Per nausiken , çdo gje qe fluturon hahet .
      Po Kastiot Myftari ç’fare mendimi ka ?
      çensura Legale ?

      Kur e thote Kastriot Muf tari .
      Opinioni i kaçurel Fev ziut ,
      Demokratizimi i diçitalizuar i Shpelles Vuçidol .
      Kujtimet e MERO mavrise ,
      Sukseset e prishjes se ekonomise prej demokracise .

      Mireqenia dhe ngritja e lemoshes per te Vobektit .

      Une kam nevoje te di !
      Kush e vrau Trebicken ,
      Kush hodhi nje fshat ne Ere me bamben atomike Gerdec .
      Kush shpernguli me force 1.500.000 shqiptare Muhaxhire neper europe e bote .
      Perse shendetesine e Enverit pa leka
      e bene me leka ?
      Une nuk kam kuptuar kush vrau Olldashin ,
      e jo te gjej se kush vrau M’ itatin

      Reply to this comment
      • Beni November 2, 08:24

        O veteran idioti, kur do t’a mbydhi vdekja atë gojë të gjelbër, more idiot…Në kemi qenë diktaturë ore hajvan

        Reply to this comment
  18. Veterani October 30, 12:37

    Per nausiken , çdo gje qe fluturon hahet .
    Po Kastiot Myftari ç’fare mendimi ka ?
    çensura Legale ?

    Kur e thote Kastriot Muf tari .
    Opinioni i kaçurel Fev ziut ,
    Demokratizimi i diçitalizuar i Shpelles Vuçidol .
    Kujtimet e MERO mavrise ,
    Sukseset e prishjes se ekonomise prej demokracise .

    Mireqenia dhe ngritja e lemoshes per te Vobektit .

    Une kam nevoje te di !
    Kush e vrau Trebicken ,
    Kush hodhi nje fshat ne Ere me bamben atomike Gerdec .
    Kush shpernguli me force 1.500.000 shqiptare Muhaxhire neper europe e bote .
    Perse shendetesine e Enverit pa leka
    e bene me leka ?
    Une nuk kam kuptuar kush vrau Olldashin ,
    e jo te gjej se kush vrau M’ itatin

    Reply to this comment
  19. Ekonomia shtrenguese e Rrupave . October 30, 12:59

    Anti Qensur
    nuk i pyeten vitet nje gruaje si nausika .
    prandaj nuk ti thote ,
    nuk duhet shume per te kuptuar Aguriadhitetin nga emigrimi i nausikave ne vendet e ftohta .

    Reply to this comment
  20. halleluja... October 30, 20:18

    temat e shqiptareve sot ne shekullin e 21 .
    kush e vrau mithatin loooooooooool !
    hahahahahahahahahahahahahahahhahahahahahahahahhahahaahah
    anadollak tere jeten o te mjere
    hahahahahaahaha rr.k

    Reply to this comment
  21. gjermani i fundit October 30, 20:40

    Cenua i ka rene mu ne te. Hoteli ku flinte beu “veshegjate” i Klubit te Selanikut ishte mbushur plot me Kim Filba qe nuk gjenin dot ne harte ku ishte e kush ishte Shqiperia, por beun e fundit te Frasherllinjve duhej medoemos ta vrisnin me goditje ne zemer. Siç e thote edhe veterani, ne nuk dime se kush vrau Olldashin, jo me te gjejme pse i ra infarkt Mithat beut. Meqe beun e paska vrare Kim Filby, atehere Olldashin i bie ta kete vrare Kim Kardashiani, ose sozia e saj me kembet e shtrembeta qe ka koleg Saliun e Republikes se Vuçidoles.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*