FOTOT / Merr formë Pazari i Ri, Veliaj: Markata do jetë gati në verë

April 1, 2016 17:18

FOTOT / Merr formë Pazari i Ri, Veliaj: Markata do jetë gati në verë

 Pazari i ri është një tjetër kantier pune që ka hapur Bashkia e Tiranës. Krahas volumit të madh të punimeve që po kryhen në Unazën e Re, Unazën e Madhe dhe Bulevardin e Ri, edhe projekti i Pazarit të Ri në sheshin “Avni Rustemi”ka nisur të marrë formë.

Është vet kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ai që ka publikuar sot në tëitter disa foto nga punimet që po kryhen në projekt. “Nuk ndalemi! Merr formë struktura bazë tek Pazari i Ri – kthejmë një nga zonat më të rrënuara, në atë më tërheqëse”, shkruan Veliaj.

Më tej duke ai thekson se një pjesë e këtij pazari do përfundoj brenda verës së ardhshme. “Ata dhunën, ne punën! Tregu fruta/perime përfundon në verë, Markata mish/peshk nis këtë muaj! Tirana kantier pune!”, shkruan Veliaj.pazari

 

pazari 5 pazari 4 pazari 3 pazari 2 pazari 1

April 1, 2016 17:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*