FOTOT / Meta zbret në terren, takim me FA për përmbytjet

December 2, 2017 19:22

FOTOT / Meta zbret në terren, takim me FA për përmbytjet

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shkuar në fshatin Ferraz të Levanit ku është takuar me grupet e Emrgjencave Civile dhe Forcat e Armatosura, ku është interesuar në lidhje me situatën e vështirë që po kalon vendi për shkak të motit të keq.

“Kënaqësi të falenderoja sot në Ferras Forcat e Armatosura, ato të Policisë dhe ekipet e emergjencave të Kosovës për menaxhimin plot përkushtim të përmbytjeve të Vjosës në ndihmë të banorëve të rrezikuar.
Mirënjohje për sakrificat e tyre sepse jeta e qytetarëve është e para”, shkruan Meta në Facebook.

Prej dy ditësh vendi është duke kaluar një situatë të vështirë për shkak të shirave të shumtë. Reshjet kanë shkaktuar rrëshkitje të dherave, lumenj të fryrë, që kanë dalë nga shtrati dhe kanë përmbytush shumë zona, në Fier, Vlorë, Fushë-Kryjë, etj, dhe probleme me energjinë elektrike në shumë zona të vendit.

December 2, 2017 19:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*