FOTOT / Ndodhi çfarë ndodhi sot, këta nuk e prishën terezinë

March 28, 2016 18:03

FOTOT / Ndodhi çfarë ndodhi sot, këta nuk e prishën terezinë

Partia Demokratike organizoi sot një protestë, kundër ndërtimit të parkut për fëmijë në Kodrat e Liqenit Artificial. Pjesëmarrësit, u përplasën me policinë.

Pati të lënduar si nga protestuesit ashtu edhe nga uniformat blu.

Në këtë tubim, në mbrojtje të gardhit rrethues ku po zhvillohen punimet, morën pjesë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt dhe ato Shqiponja.

Por,nëpërmjet këtyre fotove nga Entela Resuli e Dita-s, po sjellim një tjetër anë të ditës së sotme në Kodrat e Liqenit.

Ka nga ata që, nuk shqetësohen fare nga ajo çka ndodh pak metra larg shpinës së tyre.

Edhe pse ishte një ditë e zhurmshme për këtë pjesë të kryeqytetit, ku e kalojnë kohën shumë të moshuar, këta zotërinj, vazhdojnë lojën të qetë.

Ndoshta duke u dhënë një mesazh të gjithëve që: më dhunë nuk zgjidhet asgjë.

Ndërsa për shumë të tjerëve mund t’u duken indiferent!

Ka gjithashtu nga ata që leximin e një gazete preferojnë ta bëjnë mes gjelbërimit, duke u larguar dukshëm nga protesta (shih fotot)./DITA

4

6 7 2 3 1

March 28, 2016 18:03
Komento

4 Komente

  1. Mark uk March 28, 18:42

    Se pari duhet thene se ata qe kan kundershtuar shkatrrimin e parkut te liqeni artificial.

    Reply to this comment
  2. XXXL March 28, 23:07

    Kazetaruci ne foton e dyte pas artikullit ka fiksuar kolegun e tij gazetarin Stefani, qe cdo dite rregullisht del tek Parku i Liqenit dhe kerkon t’a nxjerre indeiferent me protesta DHUNE te Paramilitareve te SHQUP-it, te urdheruar prej Sali Bishes, dalin cdo dite per te dhunuar punonjesi e rendit dhe per te lene femijet e Tiranes pa kend lojrash.

    Reply to this comment
  3. info analitike March 29, 00:51

    Cfare kuptimi ka ky lajm? Eshte njesoj sikur dikush me 21 janar te ishte endur neper Tirane per te gjetur njerez indiferente ndaj protestes. Keto tentativa djallezore nuk mbulojne dot zullumin e betonizimit te paligjshem te parkut. Jeni bere pale me qeverine ne momentin kur ajo po tregon fytyren e saj te dhunshme dhe arrogante ne mbrojtje te paligjshme te interesave te oligarkise mafioze.

    Reply to this comment
  4. intelektuali March 29, 09:42

    Kesaj i thone:

    SHTEPIA DIGJET, KURVA KRIHET!

    Po te ishte per keta BIRBOT qe tregon gazeta DITA ne foto, sot Shqypnia do te ishte helmuar e gjitha nga LHL-te e Asadit qe Edi Rama do te sillte ne Dajt dhe Elbasan si “karamele” bamiresie te John Kerry-it, njashtu sic edhe “bumjet” e Gerdecit te Saliut, te gjitha me mareveshje ne terrin e nates, njashtu sic eshte edhe ndertimi mafioz tek Parku i Liqenit,

    prandaj:

    AMAN DHE BOLL ME PROPAGANDE MAFIOZE O GAZETA DITA

    sepse:

    NA PLASET SHPIRTIN

    me keto shkrime kunder shoqerise civile dhe ne perkrahje te pushtetit mafioz si nje rezil i Shqypnise ne syte e Botes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*